Mendime
Florim Zeqa: Goditja e dhjetë kundër shtetit!
E diele, 04.05.2025, 06:53 PM
Goditja e dhjetë kundër shtetit!
Shkruan: Florim Zeqa
Në të kaluarën e afërt pas shpalljes së
pavarësisë kemi pasur fitues të zgjedhjeve me vetëm 31 % dhe pa asnjë pengesë i
kemi formuar institucionet e shtetit, madje në vitin 2019, LVV si fituese me
vetëm 26 % kishte arritur më lehtë të arrijë koalicion me LDK-në (24 %) për
formimin e institucioneve.
Steriliteti
i pakuptimtë i LDK-së institucionalitse
Pa
presion të opinionit publik dhe të bashkësisë ndërkombëtare, odiseada e
bllokadës artificiale në Kuvend do të vazhdoj në pafundësi!
Pas dështimit të dhjetë në Kuvend,
deputetët pa fije turpi po krenohen me veprimet e tyre bllokuese, duke e
promovuar vetën si 'atdhetare'! Deputetët e kësaj legjislature gjithçka mund të
jenë, përveqse atdhetar jo!
Pasi, që në vazhdimin e tretë të seancës
konstituive do ta kishin gjetur zgjidhjen dhe sot do t'a kishim
kryeparlamentarin dhe kryeministrin e vendit, përkatësisht qeverinë dhe
Parlamentin funksional në shërbim të qytetarëve.
Reflektimi duhet të ndodhë sa më parë nga
të gjitha subjektet parlamentare, në veçanti nga LDK-ja 'institucionaliste',
për shkak se qytetarët e vendit presin zgjidhjen e shumë problemeve të
akumuluara me muaj dhe vite të tëra!
Nëse edhe më tutje vazhdohet kjo mënyrë e
papërgjegjshme e deputetëve në Kuvend, pasojat do të jenë zingjirore për shtetin
dhe afatëgjatë për qytetarët që i kanë votuar këta deputet të pazëshëm në
Kuvend!
Përderisa në të kaluarën ka pasur vullnet
që të përkrahet fituesi i zgjedhjeve me 31 % apo me vetëm 26 %, nuk ka logjikë
që e arsyeton mosmbështetjen e partisë fituese me 42 % të votave të qytetarëve!
Më shumë sesa çasja në Kuvend,
shqetësuese për LDK-në (ish shtetformuese) mbetët ikja nga debatet dhe dialogu
me partinë fituese! Ikja nga dialogu nënkupton mungesë guximi për ballafaqim
dhe mungesë vullneti për zhvbllokim të ngërçit politik. Në të kundërtën, nëse
lideri i LDK-së mendon se do ta ngrisë partinë duke e mbyllur në lëvozhgën e
partisë së tretë, atëherë në zgjedhjet e radhës mund të shijojë edhe vendin e
partisë së katërt në vend!
Pleqtë kanë thënë 'razia n'budallak' nuk
e çon shtëpinë përpara!
Florim
Zeqa, 03.05. 2025