E diele, 04.05.2025, 11:36 PM (GMT+1)

Mendime

Petrit Dibrani: E jona është e trashëguar, ndërsa e huaja është e huazuar dhe e imituar

E diele, 04.05.2025, 06:51 PM


Petrit Dibrani:

Pse e deri kur dhe çfarë duhet të bëjmë tjetër, ne të cilët flasim e shkruajmë për gjithfarë, si komb shqiptar kemi trashëguar?!

Pse?

?“Dëshirë e zjarrtë për imitim dhe tjetërsim”!

- Vetëdija nuk e ndjek turmën asnjëherë, ngase nuk e gllabëron vetveten, nuk pranon që debilët të bëhen heronj të suksesshëm, zuzarët patriot dhe përfundimisht, nuk i pranon (risitë mashtruese) të populistëve, hajdutëve dhe servilëve b**ëlëpirës!

- Vetëm fantazia për diçka që s’mund të arrihet, ajo imitohet, ndërsa shpirti kritik është çdoherë ai që krijon.

Njerëzit mediokër, fillimisht fantazojnë dhe pastaj imitojnë, përderisa njerëzit e mëdhenj krijojnë dhe veprojnë, sigurisht nga ajo që lexojnë!

Çdo qenie njerëzore, kur ka vlerë të vërtetë brenda vetvetes, nuk ka nevojë të bëj imitim të zhurmshëm e të shtrenjtë, dhe përkulje për lëpirjen e këpucëve të askujt.

Dhe cilido njeri që e pranon tjetërsimin, duke e pranuar të huajën dhe akceptuar verbërisht gjithfarë nuk kupton, duhet me qenë i dëgjueshëm dhe jo vetëm budalla!

- Kushdo që e flet gjuhën shqipe dhe thot: se identitetiti i atij apo asaj është “kristian e muhamedan”, mundësisht më tregoni!

Cila është gjuha, “kristiane e muhamedane”, pasiqë identitetin e paskeni, besoj edhe gjuhën e keni?!

Ngase: kriminelët (shkije) barbar dhe kanibal kur na vranë e masakruan, i prenë kokat e shqiptarëve dhe nga trojet tona stërgjyshore historikisht na dëbuan dhe vendet tona i uzurpuan, e shumë shqiptar i asimiluan, dhe KURRË asnjëherë nuk na kanë pyetur, a jemi “kristian apo muhamedan”.

- Nëse nuk mësojmë nga e kaluara, jemi të dënuar që ajo t’na përsëritet, mirëpo edhe nëse nuk e ndryshojmë të ardhmen, jemi të dënuar ta durojmë të keqen, mjerimin e tjetërsimin dhe shkombëtarizimin!

Prandaj edhe…

- Nxitja e vullnetit për të besuar në të pamundurën, fraza e fantazi të trilluara për interes të caktuar, personal apo grupor, është mënyra më e përsosur për ti kthyer njerëzit, kah një drejtim i caktuar!

“Kurrë mos u tërhiq dhe kurrë mos u jep shpjegime e mos kërko ndjesë, ndaj gënjeshtarve hipokrit, mujsharëve servil dhe mashtruesve ordiner”.

Mos prano asnjëherë të kanosesh për të heshtur, mos lejo të të viktimizojnë dhe kurrë mos prano përcaktimin e askujt për vetveten.

Unë personalisht, nuk dua dhe nuk lejoj t’jem i ngujuar në mes dy “realiteteve”, kristian dhe muhamedan, ngase jam i lindur dhe paraardhësit e mi, kanë qenë shqiptar.

- Mund ta kuptoni, sigurisht nëse dëshironi.

Tërësia e krijimeve epike të kombit tonë shqiptar, në të cilat tregohen ngjarjet e mëdha historike, të bëmat dhe trimëritë e heronjve tanë legjendar.

(Duhet t’na bashkojnë vetëm si shqiptar dhe kurrë mos t’na ndajnë).

Prandaj….

Mos e admiro kopjen, ngase “plagjiatura” është veçse një homazh dhe…

Mos harroni!

Truri i një kombi është arsimi, ndërsa zemra e tij ështe morali i përgjithshëm, gjë që: ishte, është e mbetet përbashkimi, dhe vetëm rreth GJERGJ KASTRIOTIT, (Hyjnorit tim).

- Veprimi më madhështor dhe fisnik në kohën e mashtrimit, është ta duash dhe thuash të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, ngase e vërteta ndriçon dhe e mund errësirën dhe besimi, e folura, e shkruara dhe veprimi për të vërtetën, e sjellin paqen, zbulojnë dhe e largojnë të keqen!

- E domosdoshme për çdo komb, është të mësoj e vetëdijesohet nga ajo çfarë ka përjetuar, ngaqë edhe të jetuarit është zgjedhje, mirëpo për të bërë zgjedhje të mirë, duhet të jemi në dijeni kush jemi e çfarë përfaqësojmë, kah duam të shkojmë dhe ku duam të mbërrijmë?!

Përfundimisht e përjetësisht dhe vetëm Shqiptarish’t, me frymë e gjak, gjuhë e flamur, traditë e kulturë dhe simbole e figura kombëtare.

“E jona është e trashëguar, ndërsa e huaja është e huazuar dhe e imituar”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Llesh Ndoj: Kush do t’a qeverisë Shqipërinë pas 11 majit 2025? Dukagjin Hata: Intervistë me z. Lavdrim Puci, kandidat i PSD Fritz Radovani: Vetëm kjo asht Shqipnia e Gjergj Kastriotit Luan Asllan-Dibrani: Bllokadë, frikë dhe hipokrizi: Opozita që i trembet lirisë Gjon Keka: Imazhi i qeverisjes së keqe dhe pa vizion janë rënia e lirisë së mediave dhe mendimit të lirë kritik Idriz Zeqiraj: Maskarada kuvendore turpëron opozitën Kalosh Çeliku: Edukimi i fëmijëve në duart e partive politike - fetare Florim Zeqa: Më 1 Maj zgjidhje ose dryrin Kuvendit! Luan-Asllan Dibrani: Pengmarrja e Shtetit nga Pseudo-Politikanët Nikoleta Kovaçi: Mos thoni që s`dimë kë të zgjedhim... Fahri Xharra: Një perlë e re e autorit të "Misionit rus" Klajd Kapinova: Lufta Europiane 1939-1945 dhe Adolf (Hitler) Schrittelmayor (1889-1965) jetoi gjatë, pas ikjes se tij në Amerikën Latine Eshref Ymeri: Degradimi periodik i skizofrenisë së Ramës Llesh Ndoj: Udhëtimi im “dy në një”… Albert Zholi: Vladimir Mici - Nëse qeveritë do të kishin prioritet arsimin ai duhet të ishte i stimuluar në fonde Aurel Dasareti: Në politikën shqiptare ka shumë burra të mrekullueshëm të të dy gjinive Rrezart Kalaja: Islamizmi Radikal Politik si Organizatë Terroriste në Kosovë dhe Rajon Rrezik për Kombin Kristaq Turtulli: Burgu ka dy dyer, vdekja një! Florim Zeqa: Seancat vazhdojnë, Kuvendi askund! Skender Jashari: Institucionet e Republikës së Kosovës sërish s’po e luftojnë meritorisht terrorizmin isislamik

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx