E premte, 02.05.2025, 02:42 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Më 1 Maj zgjidhje ose dryrin Kuvendit!

E enjte, 01.05.2025, 06:53 PM


Më 1 Maj zgjidhje ose dryrin Kuvendit!

Shkruan: Florim Zeqa

Serbët kur janë në pyetje interesat e tyre nacionale bëhen bashkë si një trupë e vetme, kurse neve shqiptarëve na bën bashkë vetëm intersi partiakë! Serbët i bashkon interesi ndaj Kosovës, kurse neve shqiptarëve nuk na bën përshtypje interesi i shtetit të fituar me gjakë dhe sakrifica të panumërta para interesit personal dhe partiakë. Qysh nuk po u vjen marre prej serbëve politikanë të mjerë!

E keni tepruar deputet servil të liderëve partiakë

E gjitha çfarë po ndodhë në mbledhjet e Seancës Konstituive të Kuvendit të Kosovës, më tepër është strategji e partive parlamentare për të dëshmuar forcën ndaj njëra-tjetrës sesa vullnet për të ecur përpara në krijimin e institucioneve të reja shtetërore.

Përplasjet mes VV-së dhe partive të tjera po dëmtojnë funksionimin e Kuvendit, duke krijuar kështu një bllokadë të qëllimshme, e cila po e bën të pamundur formimin e institucioneve të reja shtetërore.

Edhe përkundër kërkesës së partive rivale që të ndryshojë kandidatin, LVV-ja përsëri e propozojë Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit të Kosovës, duke e legjitimuar kështu dështimin e gjashtë të saj në Kuvend!

Janë të pakuptimta akuzat e ndërsjella të partive parlamentare. VV-ja po akuzon partitë e tjera për bllokadë të qëllimshme të Kuvendit, ku ngjashëm po deklarohen edhe PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja për partinë e parë.

Opozitës i takon që ta bëjë hapin e parë në konstituimin e Kuvendit, pastaj le t'i matin forcat me partinë fituese të zgjedhjeve, por assesi nuk i takon të bllokojë në mënyrë të pandershme zgjedhjen e Kryeparlamentarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit.

Fundja, ky është obligim kushtetues i deputetëve të Kuvendit që të zgjedhin organet drejtuese të institucionit legjislativ nga i cili po i marrin në mënyrë të padinjitetshme meditjet nga buxheti i shtetit!

Në situatën e krijuar kanë mbetur vetëm dy rrugë: zhbllokim ose shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme! Shpërbërja eventuale e një Kuvendi të pakonstituuar do të ishte rast i keq dhe i paprecedent, do të ishte alarm për proceset e ardhshme demokratike para të cilave ndodhet vendi ynë!

Dështim pas dështimi kemi arritur në përpjekjen e 9-të të 1 Majit për konstituimin e Legjislaturës së 9-të! Nëse edhe në seancën e ditës festive dështojnë depuetetët në konstituimin e organeve drejtuese, Kuvendit duhet t'i vihet dryri që të mbrohet nga abuzimi i mëtutjeshëm i politikanëve të papërgjegjshëm!

Florim Zeqa,  29.04. 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Luan-Asllan Dibrani: Pengmarrja e Shtetit nga Pseudo-Politikanët Nikoleta Kovaçi: Mos thoni që s`dimë kë të zgjedhim... Fahri Xharra: Një perlë e re e autorit të "Misionit rus" Klajd Kapinova: Lufta Europiane 1939-1945 dhe Adolf (Hitler) Schrittelmayor (1889-1965) jetoi gjatë, pas ikjes se tij në Amerikën Latine Eshref Ymeri: Degradimi periodik i skizofrenisë së Ramës Llesh Ndoj: Udhëtimi im “dy në një”… Albert Zholi: Vladimir Mici - Nëse qeveritë do të kishin prioritet arsimin ai duhet të ishte i stimuluar në fonde Aurel Dasareti: Në politikën shqiptare ka shumë burra të mrekullueshëm të të dy gjinive Rrezart Kalaja: Islamizmi Radikal Politik si Organizatë Terroriste në Kosovë dhe Rajon Rrezik për Kombin Kristaq Turtulli: Burgu ka dy dyer, vdekja një! Florim Zeqa: Seancat vazhdojnë, Kuvendi askund! Skender Jashari: Institucionet e Republikës së Kosovës sërish s’po e luftojnë meritorisht terrorizmin isislamik Kalosh Çeliku: Shteti shqiptar ende është larg Sevdail Hyseni: Ismail Ismaili - 15 vite në shërbim të vlerave socialiste dhe përfaqësimit gjithëpërfshirës në Zvicër Rrezart Kalaja: Nëse përsëriten zgjedhjet edhe njëherë në 2025 rezulton se AAK dhe Nisma nuk kalojnë Pragun Sylejman Salihu: Idriz Seferi dhe Beteja e Kaçanikut, 1910 Florim Zeqa: Pengmbajtësit e shtetit! Albert Zholi: Në RTSH doli tymi i bardhë! Eni Vasili drejtore e re e RTSH! Artur Krasniqi: Në Kaçanik ishte planifikuar vrasja e Xhorxh Bushit Florim Zeqa: Zgjedhjet pa alternativë të re politike nuk sjellin ndryshim!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx