Mendime
Sylejman Salihu: Idriz Seferi dhe Beteja e Kaçanikut, 1910
E shtune, 26.04.2025, 06:58 PM
IDRIZ SEFERI DHE BETEJA E KAÇANIKUT 1910
Ese
Nga
Sylejman Salihu
Kush
nuk ishte dikur krenar me Kaçanikun? Kush nuk ishte krenar me historinë e
Grykës së Kaçanikut? Kush nuk ishte krenar me historinë e Termopileve
Shqiptare? Aty ndahej liria dhe robëria. Aty shihej lavdia dhe trimëria. Aty
dilnin në mejdan pushkët e Idriz Seferit dhe trimave të tij kundër
topave të Shefqet Turgut Pashës dhe ushtrisë së tij. Një ushtri me një
perandori nga Stambolli bën luftë me një ushtri plisabardhësh shqiptarë, që ia
kthejnë pushkën sunduesit pesëshekullor aziatik. Është fryma e
Hasan Prishtinës dhe programit të tij politik. Është kushtrimi i Hasan
Prishtinës, që pa iu tremb syri tha në Parlamentin Turk se vetë do t' u printe
çetave të lirisë. Sepse shqiptarët
tashmë duan liri, duan mëvetësi. Sa pashallar? dhe vezirë shqiptarë kishin qenë
dhe kurrgj? s' kishin bër? për atdheun e tyre. E tash jan? tjera ideale dhe
shqiptarët duan shtet. Edhe Kaçanikut i ra shorti i luftës. Doemos, sepse ia
kërkonte edhe vendi, edhe kuvendi. Peizazhi i tij i bukur pran? Sharrit
madhështor ia shton bukurin?. Por edhe madhështin? heroike. Aty po kacafyteshin
çallma turke dhe plisi i moçëm shqiptar.
Aty shqiponja dykrenore po e rrëzonte gjysmëhënën islame. Aty në çdo shkëmb e në çdo gur
shqiptarët ngriteshin e vriteshin për flamur. Edhe Lepenci u bë me bojë të kuqe "Tej sa
kali ra not n' gjak". Çfarë
hiperbole e bukur shpërfaqur me një metaforë poaq të bukur, tepër poetike me
shprehësi të madhe estetike. Aty mbrohej qielli i lirisë dhe toka e Kosovës
bashkë me atë të Shqipërisë. Shefqet Turgut Pasha me ushtrinë e tij u ndal nga
trimat e Idriz Seferit. U ndal nga trimat e
Idriz Seferit me dy palë mustaqe. Sepse duhej t'i thuhej pashait që jo
çdo marshim shkon edhe pa një ndalim dhe pa një ndëshkim. Aty këndohej kënga e hutave, kënga e
dyfekëve. Aty kishin shkuar shqiptarët
me një gjysmë opinge dhe me pushkën plot që ta mbronin identitetin, dinjitetin,
integritetin. Aty valonte flamuri i Skënderbeut dhe aty thërriste kushtrimi i atdheut. Edhe Hilë Mosi nuk mund
të bënte sehir, pa e thirrë muzën e tij
krijuese atje ku ishte:
"Ah,
Shqypni, mos thuj mbarova,
Se
djelmt tu edhe jan' gjall'!
N'
kamb asht çu e rrebt Kosova,
E
ban luftën ball' për ball'."
Pra
Shqipëria nuk ka pse t' i thotë vetes "mbarova", sepse janë djemtë e
saj, që i dalin zot. Janë dalëzotësit e saj. Ata që ia mëkojnë edhe plagët e
trupit. Kaçaniku i dekadës së parë të shekullit të njëzetë është edhe referencë
gjeografike kurdoherë në epikën historike. Aty nisë prore kushtrimi i lirisë.
Aty ndizen zjarret dhe flakët e para të lirisë. E thotë edhe kënga e Dervish
Shaqës, që në vargun e parë:
„N'
Kaçanik tej n' Boletin,
Tanë
Kosova u mlu në tym".Është tymi i luftrave që shkon grykë m? gryk? nëpër
tër? Kosovën.
*
Vijnë
trimat gjithandej me hove lirie. Nga
Lubizhda, nga Stagova. Nga Karadaku, nga Kumanova. Nga Smira e nga Kabashi.
Secili me një guxim, secili me një urim, secili me një bekim! Secili me një
zemër, secili me një emër. Sepse i thërret Gryka e Kaçanikut për t' i provuar
trimat në ngushticën e saj. Jehona e saj ndihet larg, sa dëgjon dhe trembet
edhe Stambolli. Sepse thërrasin edhe
shkëmbinjtë me ashpërsinë e tyre: Ejani, se na keni mburojë! Ejani se jemi
streha juaj! Ejani se jemi liria juaj! Secili shkëmb është edhe një istikam për
luftëtarët e lirisë. Secili shkëmb ësht? edhe një monument lirie. Ndaj secili
nxiton të jetë i pari.Kolona bëhet gjithnjë e më e gjatë:jo dhjetëra, jo
qindra, por mijëra ushtarë. Mij?ra luftêtarë. Të gjithë vullnetarë të dorës së
parë. Të gjithë ushtarë të atdheut nën flamurin e Skënderbeut. Me një pushkë në
krah dhe me një qëllim të lartë. Sepse ka ardhur koha që gjysmëhëna islame të
bie poshtë dhe në shtizen e flamurit të ngritet në ata shkëmbinj shqiponja me
një trup dhe me dy koka. Atje ajo e ka vendin: majë shkëmbinjëve! Majë
shkrepave!Maj? Termopileve. Majë
lartësive që me syrin e saj të vëzhgojë fatin e njerëzve të saj, fatin e bijve
të saj. Sepse jo më kot vendi u quajt "Land der Adler" (Vendi i Shqipeve) dhe bijt?
e saj u quajtën "Adlersöhne" (Bijtë e shqipeve).
*
Fundprilli
dhe fillimmaji të njëmijë e nëntëqind e
dhjetës janë përplot krisma dhe kumte lirie. Luftohet kodër mbi kodër, shkëmb mbi shkëmb, dhëmbë për dhëmbë. Dy ditë
rrjesht luftë. Për jetë a vdekje. Shqiptarët bënin luftë për liri e turqit
luftë për robëri. Gjeneral Turgut Pashai, duke u ndjerë i kërcënuar dhe i
turpëruar, kërkon tabore ushtarësh nga të dy anët: nga veriu e nga jugu.Nga
Ferizaj e nga Shkupi. Edhe kënga e thotë: "Ndihmë sulltan se sot
mbarova". Dhe ndihmat nuk i mungojnë pashait. Ato po vinin. Janë mbi
shtatëmbëdhjetë mijë të armatosur deri në dhëmbë: batalione dhe bateri
ushtarësh me topa, me mitralozë. Sepse
Perandoria, ndonëse po jepte grahmat e
fundit, ende shtrëngonte dhëmbët. Por tash kërkohej tjetër strategji. Edhe
vdekja detyrimisht s' është një opsion. Kërkohej një tërheqje. Tërheqje jo për
të ikur nga lufta por tërheqje për të luftuar përsëri. Tërheqje taktike. Kur
oratorin e madh të Greqisë, Demostenin,
që kishte ikur nga beteja, e kishin shpotitur se përse kishte ikur , ai
ishte përgjigjur me një filipikë të tij brilante: Ika që të luftoj përsëri!
Edhe Idriz Seferi me trimat e tij kishte ndjekur po atë taktikë. Po atë
strategji. Po atë mendësi. Ishte larguar, sërish për të luftuar. Që të zinte
pozicione të tjera në një territor më të gjerë. Dhe ashtu bëri sa gjeografia e
luftimeve të tij u zgjerua. Por vjen çasti edhe ai zihet. Madje edhe dënohet sa
nga armiku i gjysmëhënës islame, aq edhe
nga hasmi i kryqit pravosllav serb. Por luftëtari nuk njeh tjetër jetë: sa del
nga burgu, përsëri e drejt në llogoret e luftës. Tamam si në vargun e Kadaresë:
"Nga lufta vijmë në luftëra shkojmë". Bashkë me Isa Boletinin, Bajram
Currin, Hasan Prishtinën. Sa në Vranjë, sa në Leskovc, sa në Gjilan. Çdo herë
zgjuar me pushkë në istikame dhe në llogore të luftës.
*
P.S.
Po sot si është
Kaçaniku? Ku janë pinjojt e Idriz Seferit? Sot paksa gjërat kan? ndryshuar.
Gjysm?hëna islame po sillet andej vërdallë!!!