Mendime
Florim Zeqa: Çka fshihet pas dështimit të konstituimit të Kuvendit?
E enjte, 17.04.2025, 02:58 PM
Çka fshihet pas dështimit të konstituimit të Kuvendit?
Shkruan:
Florim Zeqa
Nga
dita e djeshme e kemi një Kuvend të pakonstituar me 120 deputet të barabart pa
ndarje pushtet-opozitë! I kemi dy grupacione politike që synojnë marrjen e
pushtetit, porqë asnjëra nuk i kanë numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë
pa deputetët e Listes Serbe!
'Qeveria në dorëheqje', vakum i ri institucional
Në
këto rrethana të vakumit institucional, pa Qeveri dhe pa Kuvend të konstituar,
i vetmi institucion legjitim në vendin tonë mbetet Presidenca fragjile pa
kredibilitet të parlamentit të ri.
Në
këtë situatë ekzistojnë dy mekanizma që mund të ofrojnë zgjidhje të shpejtë:
Gjykata Kushtetuese që determinon afatet ligjore për konstituimin e Parlamentit
dhe bashkësia ndërkombëtare e cila e bën presionin imediat tek partitë
parlamentare për krijimin e institucioneve të reja, siq kishte ndodhur edhe në
të kaluarën pas ndërhyrjes së Ambasades Amerikane në Prishtinë!
Mirëpo
kësaj radhe, me administratën e presidentit Trump presioni mund të jetë akoma
më i prerë dhe i drejtëpërdrejt për deputetet e Kuvendit, përkatësisht për
liderët e partive parlamentare.
Pse fshehet emri i kandidatit për kryeparlamentar?!
Me
mosbërjen publike të emrit të kandidatit për kryetar të Parlamentit nga ana e
partisë fituese, tentohet të fshihen dy gjëra: e para) mungesa e numrave në
Kuvend, dhe e dyta) përfitimi në kohë për mosformimin e institucioneve, pas të
cilave Qeveria e Kosovës do të përballet drejtëpërdrejt me administratën e re
të BE-së në Bruksel dhe më kërkesat ultimative të administrates së presidentit
Trump në Washington!
Në
anën tjetër, konsensusi i partive tjera rivale në Kuvend qëndron vetëm në një
pikë të vetme, në pengimin me çdo kusht të mandatit të tretë qeverisës të Albin
Kurtit, përderisa partia e dytë dhe tretë nuk kanë pajtueshmëri për të parin e
qeverisë në rast të dështimit të partisë së parë, kurse partia e katërt
shqiptare në Kuvend i mbështetë ato pa kushtëzime. Mbase ky është i vetmi
aspekt pozitiv në situatën aktuale.
Pas
votimit të parë për verifikimin e mandateve në Kuvend, raporti i forcave në
Kuvend është ky: 52 vota për partinë fituese, 57 vota për partitë e tjera jo
serbe! Që i bie, se asnjëri kamp politik nuk i ka votat e mjaftueshme për
formimin e Qeverisë!
Përballja
e këtyre numrave në Kuvend e çon vendin drejt një ngërçi të gjatë politik i
cili kërkon ndërhyrje imediate ndërkombëtare ose veprim të shpejtë të Gjykatës
Kushtetuese për dërgimin e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 60
ditëve nga dita e djeshme.
Dështimi
i konstituimit të Kuvendit për shkaqe procedurale zanafillen e ka tek inatet
personale mes liderëve partiak dhe jo vetëm nga fushata elektorale, të cilët
janë të gatshëm ta sakrifikojnë të ardhmen e shtetit për egot e tyre personale.
Florim Zeqa, 16.04.2025