Mendime
Belisar Jezerci: BIK-u, në krye me Tërnavën, zbaton me përpikëri elaboratin e Vasa Çubriloviçit!
E merkure, 16.04.2025, 06:56 PM
BIK-u NË KRYE ME TËRNAVËN ZBATON ME PËRPIKËRI ELABORATIN E VASA ÇUBRILOVIÇIT!
Nga
MSc Belisar Jezerci
"...Ne serbët nuk
kemi armiq më të mëdhenj se shqiptarët dhe, nëse duhet të ngremë kokën tonë,
duhet të ulim kokën e tyre; nëse duhet të ndjehemi gjerë në territore, duhet të
ngushtojmë hapësirat e tyre; nëse duhet të na dojë bota, duhet të bëjmë që bota
t’i urrejë ata. Që ilirët dardanë të braktisin vendin e tyre, duhet me çdo
kusht dhe me çdo mënyrë t’ua nxijmë jetën! Të arrijmë deri këtu, së pari duhet
t’ua mohojmë origjinën ilire, epirote, dardane dhe t’ua vrasim krenarinë ilire,
t’ua shkatërrojmë vatrat dhe t’ua ngatërrojmë emrat, t’ua njollosim emblemat
dhe, që t’ua fshijmë simbolet e lashta ilire, duhet domosdoshmërisht t’i bëjmë
ata që të bjerrin gjuhën dhe zakonet e tyre, njëkohësisht t’ua rrëmbejmë
gjithçka që kanë të lashtë ILIRE ta përvetësojmë ne.
Shqiptarët duhet t’i
lëmë pa miq rreth e rrotull, derisa ata t’i urrejnë dhe mosdurojnë
njëri-tjetrin e, përfundimisht, të mohojnë vetveten! Të finalizohet kjo
Platformë, duhet domosdoshmërisht që antishqiptarizmi të jetë filozofia dhe
deviza e vetme e shtetit tonë! Mos harroni se mosqenia e shqiptarëve është vetë
ekzistenca e kombit serb."
V Ë M E N D J E!
Sinan
Hasani, ish-kryetar i Jugosllavisë, për kontributin antishqiptar e dekoron Vasa
Çubriloviçin pas vdekjes. Për këtë kontribut, Akademia e Shkencave dhe Arteve
të Kosovës, Sinan Hasanin e shpall anëtar të saj.
Që
nga koha kur në krye të BIK-ut emërohet kryetar Naim Tërnava, i gjithë mundi
dhe aktiviteti i Naim Tërnavës dhe BIK-ut është përqendruar në mohimin e
historisë, traditave, kulturës, gjuhës, adeteve, zakoneve e simboleve kombëtare
shqiptare...!