E shtune, 17.05.2025, 02:02 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Deputetët veteranë, pasqyrë e shëmtuar e Parlamentit!

E shtune, 12.04.2025, 02:53 PM


Deputetët veteranë, pasqyrë e shëmtuar e Parlamentit!

Shkruan: Florim Zeqa

Regjistrimet e deputetëve në Kuvend po e dëshmojnë kapjen e partive tona politike nga grupet e interesit! Po të mos ishte kështu nuk do të ndodhte që dikush për të shtatën apo të tetën herë, sa të tjerë për të pestën apo të gjashtën herë deputet, e shumë më pak deputet u regjistruan për herë te parë në Kuvend!

Veteranomania në Kuvend, pasqyrë e shëmtuar e parlamentarizmit në Kosovë

Si pasojë e kapjes së partive politike nga grupet e interesit, po ndodhë edhe degradimi i Kuvendit nga njëra legjislaturë në tjetrën.

Mungesa e rifreskimit të Kuvendit, po i bën 'veteranët' që ta ndjejnë vetën superior ndaj gjeneratave të reja në Kuvend!

Madje, deputetët veteranë të subjekteve shqiptare shtyhen më bërryla në Kuvend për ta dëshmuar se sa të 'zotët' janë ndaj njëri-tjetrit, por të njëjtën gjë nuk e kanë guximin ta bëjnë edhe ndaj deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës!

Ky është tregues i mjaftueshem, se veteranët e Kuvendit bëhen skiftera kundër njëri-tjetrit, kurse pula të nukta ndaj deputetëve serbë.

Paradoksalisht, deputetët veteranë me jetëgjatësi mbi 20 vjeçare në Kuvendin e Kosovës, në vend që të turpërohen për uzurpimim e Parlamentit, mburren për vazhdimësinë e tyre në të gjitha legjislaturat, duke e kthyer Kuvendin në shtëpi të dytë të tyre, duke bërë jetë luksi me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës dhe mërgimtarëve, të cilët i kalojnë pushimet si qeragjinj duke paguar tatim për shtëpitë e pabanuara!

Për habi asnjë deputeti veteran të Kuvendit të Kosovës, për dy dekada e gjysmë rresht pas çlirimit të vendit nuk i ra ndërmend që t'a inicoj një projekt-ligj që i liron mërgimtarët nga tatimi për shtëpitë e pabanuara!

Për habi, të gjitha subjektet politike pa dallim dhe të gjithë deputetët e të gjitha legjislaturave të deritanishme e harruan kontributin e mërgimtarëve të viteve të '90-ta, të cilët me djersën e ballit e mbajtën shtetin paralel (arsimin shqip) në rrethanat e okupimit klasik dhe e financuan luftën çlirimtare në Kosovë!

Kurse, sot për habi dhe për ironi të faktit të njëjtët që dhanë më së shumti për lirinë e këtij vendi nuk e gëzojnë asnjë benificion nga shteti, kurse po përfitojnë zuzarët dhe uzurpatorët, mercenarët dhe tradhtarët!

Ku mbeti huaja e mërgimtarëve për shtetin e Kosovës?!

Ku janë sot kusarët politikë që u pasuruan me djersën e mërgimtarëve, duke ju premtuar se kur të bëhet shteti, 'Bonat Fiskal' do të ju kthehen në kundërvlerë?!

Mërgimtarët nuk duan të marrin asgjë nga shteti!

Por, të paktën ju depuet të legjislatures së re mos i gjobitni mërgimtarët me tatim për shtëpitë që i shfrytëzojnë vetëm një muaj apo më pak gjatë një viti kalendarik!

Pa çkapjen e partive politike nga klanet dhe grupet e interesit, nga kontranaduesit dhe mercenarët nuk do të çkapet Kuvendi nga veteranët dhe as shteti nga uzurpatorët!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Reagim nga Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin dhe Bashkimin Kombëtar Aurel Dasareti: Cili duhet të jetë misioni social i medias shqiptare? Fahri Xharra: Fisnikëria shqiptare- Balshajt dhe Uk Branku Florim Zeqa: Toaletet në Kazermë, alarm për institucionet e shtetit! Rezolutë për Barazinë dhe Të Drejtat e Njeriut për Popullin Shqiptar në Maqedoninë e Veriut Albert Zholi: Ilia Larti - Veprimet anti-sociale tek ne vijnë nga sistemet politike të dështuara Llesh Ndoj: 'Përtej të majtës dhe të djathtës' në dy pamje Mesazhi i Erion Veliajt me rastin e 2-mujorit të burgosjes - Bejko: Bëhu bashkëpunëtor, gruaja të ka vënë breçkat në sy Luan-Asllan Dibrani: Manipulimi i Votës dhe Pengesat për Zhvillim Florim Zeqa: Refuzim artistik dhe aspak politik i Abdixhikut! Jusuf Buxhovi: Pushtimi italian i Shqipërisë - Fillimi I Luftës së Dytë botërore Kalosh Çeliku: Shtetit të 'përbashkët' askush nuk i jep vaksinë Fahri Xharra: Kur lindën prapashtesat 'iç' në Malin e Zi? Fritz Radovani: Kush mendoi per Shqipni?! Themelimi i Federatës dhe Platformës Ndërkombëtare të Krijuesve, Intelektualëve, Afaristëve dhe Diasporës Shqiptare Sabile Basha: Vazhdimësia e Ilegales Shqiptare nga viti 1945 dhe Demonstratat Studentore të vitit 1981 (3) Spartak Ngjela: Edi Rama është një antishqiptar Florim Zeqa: Ndryshimi i ligjit zgjedhor, imperativ i ngutshëm kohor! Fahri Xharra: Romanovët e Rusisë e sllavizuan Malin e Zi Fahri Dahri: Dy megamanipulime me librat e shenjtë kundër etnosit shqiptar

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx