Mendime
Spartak Ngjela: Edi Rama është një antishqiptar
E premte, 04.04.2025, 06:55 PM
Spartak Ngjela:
Mbulimi
që Edi Rama i bën Gjergj Kastriot Skënderbeut në Sheshin "Skënderbe",
është inat i brendshem i kryeministrit Rama kundër shqiptarisë, kurse ata që
shkojnë në shesh dhe e kërkojnë të mbuluar shtatoren mbi kalë të Skenderbeut,
kuptohet se janë antishqiptarë.
Po
kryeministri aktual Edi Rama një antishqiptar është?!
Derisa
mbulon veprën artistike të monumentit brilant të Gjergj Kastriot Skënderbeut,
sigurisht që provon se është një antishqiptar. Sepse, për ata që nuk e pranojnë
Skënderbeun: nëse janë turq të shkojnë në Turqi, se Shqipëria është vend i
heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Po
pse e mbajnë Shqiptarët si kryeministër në parlamentin e Shqipërisë një
antishqiptar si Edi Rama?
Kjo
tregon se, ata që kërkojnë mbulimin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot
Skënderbeut dhe janë në sheshin Skënderbe, janë antishqiptarë. Siç duket e
quajnë veten se janë mbeturina turke në Shqipëri.
Kurse
Edi Rama, që e pranon këtë mbulesë të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot
Skënderbeut, kuptohet indirekt se është një antishqiptar.
Po
shqiptarët patriotë, pse nuk shkojnë te monumenti e ta flakin në zjarr publik
mbulesën, që i hedhin antishqiptarët heroit tonë kombëtar në shtatoren e tij
madhështore?
Dhe,
historia e Shqipërisë është e saktë kur shprehet se pavarësia e Shqipërisë në
vitin 1912 është akti i madh i Gjergj Kaatriotit që u ndërmorr në Shqipëri pas
500 vjet historie turke.
Zoti
Edi Rama!
Hiq
dorë nga veprimtaria anti-kastriotiane!
https://www.facebook.com/spartak.ngjela