Mendime
Florim Zeqa: Ndryshimi i ligjit zgjedhor, imperativ i ngutshëm kohor!
E premte, 04.04.2025, 06:54 PM
Ndryshimi i ligjit zgjedhor, imperativ i ngutshëm kohor!
Shkruan:
Florim Zeqa
Partitë tona
politike, siq duket e kanë një marrëveshje të heshtur mes tyre kur janë në
pyetje ndryshimet e ligjit mbi zgjedhjet! I vetmi ndryshim në zgjedhjet e 9
shkurtit 2025 ishte ai i votimit nga 5 në 10 deputet në listë zgjedhore. Kjo,
jo vetëm që nuk prodhoj asgjë pozitive sa i përket përfaqësimit në Kuvend, e
forcojë akoma më tepër pozicionin e liderit partiak dhe vartësve të tij morbid!
'Një
kandidat një votë', mënyra më demokratike e përfaqësimit në Kuvend
Votimi
për 10 deputet e rriti kuotën e hyrjes në Kuvend (nga 10 mijë në 20 mijë vota e
më shumë), por jo edhe cilësinë dhe përfshirjen lineare të përfaqësimit në
legjislaturën e re.
Sikurse në zgjedhjet e kaluara,
koncentrimi i votes së qytetarëve ishte në rajonet ku gjenden të fortët e politikës
dhe mbështetësit e tyre tradicional.
Me ligjin aktual zgjedhor, ku e tërë
Kosova është e me një 'Zonë Zgjedhore', në përgjithësi po përfitojnë komunat e
mëdha, por edhe ato të vogla nën ndikimin rajonal të partive të caktuara
politike.
Nuk ka si të jetë ndryshe, kur një komunë
e vogël do të përfaqësohet me 7 apo 8 deputet në Kuvend, kurse komunat me të
njëjtat përmasa demografike mbetën pa përfaqësim në Kuvendin e Republikës së
Kosovës!
Ky duhet të jetë shqetësim për të gjitha
subjektet politike pa dallim, e në veçanti duhet të jetë prioritet i shqyrtimit
të kësaj problematike në legjislaturën e re të Kuvendit të Republikës së
Kosovës.
Ndryshimi i ligjit për
zgjedhjet duhet të jetë imperativ i ngutshëm kohor
E
mira e së mirës do të ishte që Kosova të ndahet në disa zona zgjedhore (7-10),
në të kundërtën, nëse mbetet kështu siq është me një zonë zgjedhore, atëherë
duhet të ndryshoj mënyra e votimit, nga ajo që është aktualisht, '10 kandidat
një votë' në 'Një kandidat një votë'.
Kjo
do t'i mënjanonte votimet me rekomandim të liderëve partiakë dhe do të
parandalonte mbivotimin e komunave të vogla nga komunat e mëdha apo mbledhjen e
kajmakut elektoral nga të fortët e politikës.
Me sistemin zgjedhor 'Një kandidat një
votë', ngritet cilësia e politik-bërjes dhe rritet kualiteti qeverisës në vend,
e përtej kësaj zvoglohet mundësia e vjedhjes dhe e kontrabandimit të votes së
lirë të qytetarëve.
Me sistemin elektoral 'Një kandidat një
votë' duhet të fillohet nga zgjedhjet lokale të vjeshtës. Heqja e privilegjit
të 'bartësit të listës' që të hyjë edhe pa asnjë votë Asamble (Parlament) është
hapi i parë i testit demokratik për kryetarët (liderët) e partive politike.
Mënyra e votimit 'Një kandidat një votë'
është praktikë e aplikueshme në pothuajse të gjitha shtetet e zhvilluara me
traditë demokratike. Madje është praktikë e votimit edhe për Parlamentin
Evropian.
Ligji aktual diskriminues zgjedhor në
vendin tonë po i pamundëson ndryshimet përmbajtësore në Kuvendin e Kosovës dhe
po i nxjerrë jashtë përfaqësimit në Parlament kandidatët më të devotshëm, me
dinjitet dhe përgatitje të lartë profesionale, veprimtarët e zellshëm, madje
edhe themeltarët e subjekteve politike, vendet e të cilëve po i zënë të
pamerituarit, servilët dhe të dëgjueshmit e liderit partiak, të cilët nuk janë
në gjendje t'i dalin zot besimit të marrë nga qytetarët, duke mbetur gjithnjë
vasal të dëgjueshëm të liderit partiak e jo zë i votuesve në Kuvend.