Mendime
Albert Zholi: Përfundoi me sukses Konferenca e 13-të e Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhëse të LANÇ
E hene, 31.03.2025, 11:05 AM
Përfundoi me sukses Konferenca e 13-të e Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhëse të LANÇ
-Kryetar i Organizatës në mënyrë unanime u
zgjodh Prof. Hulusi Hako
Nga
Albert Zholi
Në datën 28 Mars, 2025, në
Tiranë, në një atmosferë festive, u zhvillua Konferenca e 13-të e Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhëse të
LANÇ. Organizata “Dëshmorët e LANÇ”, “Polifonia” etj. Na nderuan me
pjesëmarrjen e tyre shumë personalitete të artit, shkencës dhe kulturës si dhe
deputeti i PS dhe ish-kryeministri Pandeli Majko. Në këtë Konferencë merrnin
pjesë të ftuar nga Shoqatat “Labëria”,
‘Mallakastra”, Organizata “Dëshmorët e LANÇ”, “Polifonia” Kosova, etj. Raportin
mbi veprimtarinë e Organizatës midis të dy Konferencave, në emër të Kryetarit,
Prof. Hulusi Hako e mbajti Sekretari I Përgjithshëm i Organizatës shoku Veli
Myftari. Midis të tjerave ai theksoi se: Organizata jonë, e
themeluar para 68 viteve si amanet i historisë me anëtarë veteranët, nga të
cilët kemi edhe sot në gjirin tonë 232, që janë memoria e gjallë e historisë
dhe vlera e madhe saj. Zgjerimi ynë u mirëprit dhe u pasua me një vërshim të
pandalshëm pasardhësish, të cilët na kanë rinuar, forcuar e gjallëruar së
tepërmi. Sot jemi bërë organizata më masive, me një numër rekord prej rreth 18
000 anëtarësh të grup moshave të ndryshme, nga 105-vjeçari Prof. Ismet Elezi
deri tek 11-vjeçari në qytetin e Kuçovës e 10-vjeçarja në qytetin e Durrësit.
Kjo anëtarësi shtrihet në fshat me 847 organizata dhe në qytet me 568, grupuar
në 1415 organizata në 47 Bashki. Këtij numri i duhen shtuar edhe mjaft
organizata të diasporës shqiptare. Ky shtim sasior, i ka dhënë organizatës një
impuls të ri, ka rritur nivelin dhe forcën e saj, i ka dhënë asaj një imazh të
ri cilësor. Kështu, në këto tre vite midis Konferencave, veprimtaria jonë ka
marrë përmasa më të gjëra dhe më të fuqishme”.
Pas raportit dhe
përshëndetjeve Konferenca vazhdoi punimet me pyetje dhe diskutime të një niveli
të lartë, në mbështetje të një raporti analitik. Në këtë Konferencë folën
shumica e delegatëve nga rrethet si dhe deputeti Majko.
Sipas diskutantëve dhe
atyre që përshëndetën, realizimi me sukses i Konferencës së djeshme ishte më se
i merituar. Kjo Konferencë tregoi se realizimi i saj ishte krenari morale e
qytetare për të gjithë. Ishte shpërblim dhe vlerësim maksimal i mundit,
përballjes së shqetësimeve dhe realizimit të detyrave. të sjella keqdashësisht.
Ishte shpërblim i punës intensive në grup i Kryesisë së Komitetit tonë Kombëtar
edhe në jetën ditore e të planifikuar të jetës organizative të saj në baza
ditore. Ishte shpërblim, vlerësim e sukses edhe për drejtuesit e aktivistët
vullnetarë në qendër e në bazë në mbarë Shqipërinë. Në fund të Konferencës u
zgjodhën organet drejtuese si Komiteti Kombëtar, Kryesia e Komitetit dhe
drejtuesit e Departamenteve. Kryetar i Organizatës me 100% të votave (votim i
hapur) u zgjodh Prof. Hulusi Hako dhe Sekretar i Përgjithshëm Veli Myftari.
R E Z O L U T Ë
E KONFERENCËS XIII
E
ORGANIZATËS SË VETERANËVE DHE PASARDHËSVE TË
LANÇ-it TË POPULLIT SHQIPTAR “NDERI KOMBIT”
Konferenca
Kombëtare XIII e VP-LANÇ “Nderi i Kombit”
Tiranë, 28 mars
2025
Më 28 mars 2025, u mblodh në Tiranë Konferenca XIII e
VP-LANÇ. Në të morën pjesë me mandat të rregullt nga 47 Komitete të vendit, të
cilët përfaqësuan rreth 18000 anëtarë të kësaj organizate. Në këtë konferencë
morën pjesë organizatat tona simotra, shoqata atdhetare kulturore; na nderuan edhe
përfaqësues të pushtetit vendor e lokal. Mbas një analize dhe një diskutimi të
përkushtuar mbi veprimtarinë e organizatës sonë në interevalin midis dy
Konferencave XII-XIII, Konferenca miratoi me unanimitet Rezolutën e mëposhtme:
I. Organizata ka
realizuar me sukses objektivat themelore dhe qëllimin e saj në zbatim të
Statutit për mbrojtjen, ruajtjen, propagandimin, mbajtjen gjallë dhe
transmetimin e vlerave të shenjta të Luftës antifashiste nacionalçlirimtare te
brezat e rinj.
-Bashkë me dy referatet kryesore, kjo veprimtari u pasurua
dhe vlerësua nga të pranishmit edhe nëpërmjet diskutimeve e përshëndetjeve të
tyre.
-Konferenca i kushtoi vëmendje të veçantë zgjedhjes së forumeve
dhe drejtuesve kryesorë të organizatës. Aprovoi me unanimitet Komitetin e ri
Kombëtar të përbërë prej 128 anëtarësh; rizgjodhi me votim të hapur Kryetarin e
ri të Organizatës, zgjodhi Forumin e Këshilltarëve, Komisionin e
Kontroll-Revizionit dhe kryetarin e këtij Komisioni.
-Ndërsa në mbledhjen e parë, Komiteti Kombëtar zgjodhi Kryesinë
e tij, si dhe (6) n/Kryetarë të Komitetit Kombëtar.
-Në këtë periudhë midis dy Konferencave, qëlloi edhe
80-vjetori i Çlirimit të Atdheut. Organizata jonë nga baza në qendër ka festuar
me dinjitet, në vazhdimësi, pandërprerje dhe masivisht ngjarjet heroike të
LANÇ-it deri dhe në skajet më të thella të Shqipërisë. Në këto homazhe e
festime kemi patur në krah Organizatën Kombëtare të Dëshmorëve - OKFDA,
shoqatat atdhetare kulturore të vendit, pushtetin qendror e lokal, si dhe
mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes.
-Është realizuar me sukses dhe unanimitet mendimi e
veprimi, fushata e zgjedhjeve vendore – Konferencat e OVP-LANÇ të Bashkive në
mbarë Shqipërinë.
-Vëmendje të veçantë iu kushtua fushatës së zgjedhjeve
parlamentare, ku organizata jonë shpreh mbështetjen pa rezerva të Partisë
Socialiste si subjekt politik.
-Shtimi i radhëve me anëtarë të rinj, forcimi i lidhjeve
dhe veprimtaritë e përbashkëta me shkollat, angazhimi i studiuesve e
profesorëve në fushën e historisë së LANÇ-it, sesionet shkencore në kryeqytet e
në rrethe kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë aktivitete me vlera e kontribut
të lartë në mbështetje dhe vazhdimësi të rrugëtimit misionar atdhetar të
LANÇ-it tonë të patjetërsueshëm.
-Gazeta “Kushtrim Brezash” ka qenë dhe mbetet zëri ynë i
fuqishëm në transmetimin e zërit tonë të LANÇ-it në mbarë vendin, në diasporë
dhe në federatat apo organizatat tona simotra antifashiste në botë.
II. Kjo përvojë e fituar e punës së këtyre viteve, shtron
përpara organizatës detyra për zgjidhje dhe realizime më të suksesshme, si më
poshtë:
1.
Të rrisë punën për mbajtjen gjallë të lavdisë e veprës së
veteranëve të luftës antifashiste nacionalçlirimtare, aktin sublim të heronjve
e dëshmorëve të saj. Këtë do ta arrijmë nëpërmjet gjithë formave të propagandës
aktuale, së pari gazetës “Kushtrim Brezash” dhe gjithë mediave të tjera
(gazetave, revistave, TV shtetërorë e private, portaleve të ndryshëm
elektronikë), nëpërmjet materialeve të ndryshme, bisedave e kontakteve me
veteranë e pasardhës, personalitete të larta e studiues të fushës së historisë
dhe asaj sociale.
2.
Thirrja për atdhedashuri dhe vetëdijësim të mbarë anëtarëve
të organizatës e më gjere, merr vlerë dhe rëndësi më tepër se kurrë sot, përballë
sfidave të jashtme e të brendshme, fushatave goditëse ndaj deformimeve të
historisë, kur situatat e brendshme me tendenca e revanshe të forcave të
caktuara antishqiptare ekstreme të djathta, synojnë sidomos prekjen, ndryshimin
e të vërtetave historike të LANÇ-it. Ky angazhim i yni, përforcohet edhe me
ngjarjet negative në situatën gjeo-politike globale, që aktualisht janë
evidente me luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, në atë të Lindjes së Mesme, etj.
3.
Që të jenë në nivelin dhe vlerësimin historik të
merituar, mirëmbajtja, ruajtja, ringritja e simboleve historike të LANÇ-it
(Lapidarë, pllaka përkujtimore, buste, bazorelievë, memorialë, shtëpi muze,
varreza të Dëshmorëve të LANÇ-it), do të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes
së punës sonë në bashkëpunim me shoqatat simotra dhe sidomos me pushtetin
vendor.
4.
Në mënyrë të veçantë, Konferenca tërhoqi vëmendjen në
adresë të Akademisë së Shkencave dhe Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë
(MASh) mbi pretendimet tona ndaj shtrembërimeve të ngjarjeve historike. kthimit
të vlerave të vërteta të historisë në antivlera dhe anasjelltas, që dëmtojnë
dhe çoroditin ndërgjegjen kombëtare. //