Mendime
Albert Zholi: Prof. Gjergji Foto - Administrata shtetërore e sotme po eksperimenton idetë e Sorosit, duke mos pasur strategji zhvillimi ekonomik e shoqëror
E marte, 25.03.2025, 07:55 PM
Flet Prof. Gjergji Foto:
-
Administrata shtetërore e sotme po eksperimenton idetë e Sorosit, duke mos
pasur strategji zhvillimi ekonomik e shoqëror
-Sipas
Bankës Botërore, ne jemi vendi i dytë me pasuri natyrore për frymë, në Evropë,
i pari është Rumania dhe po sipas BB jemi vendi më i varfër.
-U
shkatërruan arritjet dhe qeveritarët e rinj rezultuan të pa aftë, pa
përgjegjësi, ose të etur për përfitime vetiake e pa ideale.
-Sot,
shkollat e larta janë mbushur me vajza, që marrin një diplomë pasi djemtë
synojnë emigrimin.
-Sot
administrata shtetërore thërret për shkollat e mesme profesionale, kryesisht
hoteleri, kulinari, gjuhësi dhe shërbime të thjeshta në shtëpi.
Intervistoi:
Albert Z. ZHOLI
Ditët e fundit në tregun medatik shqiptar po diskutohen të dhënat e fundit të Eurostat, për të ardhurat për frymë si dhe
testi PISA për arsimin. Le të marrim së pari të ardhurat për frymë....Ndonëse ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të mirë pas
pandemisë dhe turizmi ka arritur rekorde, kjo nuk po përkthehet në më shumë
mirëqenie për qytetarët e Shqipëria.Të dhënat e fundit të
Eurostat, të përditësuara për vitin 2024 e vendosin sërish Shqipërinë në fund
të Evropës për të ardhurat për frymë me 35 për qind të mesatares evropiane, nga
34 për qind që ishte në vitin 2022. Shqipëria është në të njëjtat nivele me
Bosnjën, ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë. Rritja ekonomike e nxitur
kryesisht nga fluksi i lartë i ndërtimeve dhe shitjeve të pasurive të
paluajtshme, apo dhe numri i lartë i turistëve nuk duket që të kenë përmirësuar
mirëqenien e shqiptarëve në dy vitet e fundit. Maqedonia e Veriut kishte të
ardhura sa 41 për qind e BE-së, me rënie me një pikë përqindje nga viti i
mëparshëm. Serbia e kishte këtë tregues 46 për qind, nga 44 për qind vitin e
mëparshëm. Nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 52 për qind, nga 50
për qind vitin e mëparshëm. Edhe në tregues tjetër, atë të konsumit
individual për frymë (AIC), i cili mat fuqinë blerëse të mallrave e shërbimeve,
Shqipëria renditet e fundit, me 42 për qind të mesatares evropiane, nga 41 për
qind vitin e mëparshëm, duke u renditur e fundit në Europe, 2 pikë përqindje më
pak se Bosnjë Hercegovina që e ka rritur këtë tregues në 44 për qind (në 2022
ishim në të njëjtat nivele). Nivelin më të lartë e ka Mali i Zi me 65 për qind
(nga 63 për qind në 2022), e ndjekur nga Serbia me 54%, me rritje me 1 pikë
përqindje dhe Maqedonia e Veriut me 52 për qind, nga 50 për qind në 2022. Sipas
shpjegimit të Eurostat, megjithëse PBB për frymë është një tregues i
rëndësishëm dhe i përdorur gjerësisht i nivelit të mirëqenies ekonomike të
vendeve, konsumi për frymë mund të jetë më i dobishëm për krahasimin e
mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme. Gjatë vitit 2023,
ekonomia shqiptare u rrit me 3.4%, duke u ngadalësuar në krahasim me zgjerimin
prej 4.86% të 2022-t. Rreth gjysma e kësaj rritjeje erdhi nga ndërtimi dhe
pasuritë e paluajtshme, që u zgjeruan përkatësisht me 9.7% dhe 11.3%. Duket se
kjo rritje që po vjen nga ndërtimi nuk po arrin të përmirësojë mirëqenien e
shqiptarëve, që vijojnë të mbeten më të varfrit e Evropës. Nga ana tjetër...A
është e lidhur varfëria me arsimin? Le ti referohemi testit PISA...Testi i PISA, Shqipëria ndër vendet me rënien më
drastike! Rezultate më të dobëta se në 2018 në lexim, shkencë e matematikë!
Ndikoi pandemia dhe tërmeti. Studimi ndërkombëtar i arsimit PISA që vlerëson nivelin e
nxënësve në lexim, matematikë dhe shkencë ka nxjerrë rezultatet e testimit të
vitit 2022, ku Shqipëria ka shfaqur një rënie drastike. Shkak, deklarohet se ka
qenë jo vetëm pandemia, por edhe tërmeti i vitit 2019. Rënie e ndjeshme e
nivelit të nxënësve regjistrohet edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Shqipëria ka shënuar rënie të madhe në testin e PISA 2022, një program vlerësimi ndërkombëtar për njohurit e
nxënësve në nivel parauniversitar, në matematikë, shkencë dhe lexim. Në
krahasim me testimin e vitit 2018, sipas raportit të fundit të PISA, Shqipëria
ka humbur më shumë vende se thuajse 81 vendet e analizuara. Rënien më të madhe
Shqipëria e ka pësuar në matematikë, ku ka humbur 69 vende. Përsa i përket
leximit, vendi ynë është në të njëjtat nivele me Republikën Domenikane,
Autoritetin Palestinez dhe Filipinet. Në këtë sektor, vendi ynë ka humbur 47
vende. Edhe në shkencë numri i vendeve të humbura është 41. Megjithatë, kjo
rënie e niveleve në testimin e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të
Studentëve (PISA), nuk është vetëm për Shqipërinë, por në 81 vendet që janë
studiuar. Krahasuar me vitin 2018, performanca mesatare globale ra me dhjetë
pikë në lexim dhe me pothuajse 15 pikë në matematikë. Raporti vëren se ndikim
ka pasur edhe ndërprerja e procesit mësimor gjatë pandemisë së Covid 19. Teksa
për vendin tonë këtë rënie në testim, PISA e lidh edhe me tërmetin e vitit 2019
që preku Shqipërinë, por edhe me mospërkushtimin e nxënësve pjesëmarrës. Ja si
shprehet për këto dy probleme për Telegraf.al,
-Të ndalemi tek verifikimi i EUROSTAT...Ndonëse ekonomia
shqiptare ka pasur një ecuri të mirë pas pandemisë dhe turizmi ka arritur
rekorde, kjo nuk po përkthehet në më shumë mirëqenie për qytetarët e Shqipëria duke studiuar Eurostat del
natyrshëm gjendja e varfërisë në vendin tonë. Pse Shqipëria është vendi më i
varfër në Europë, por me çmimet më të larta në shumë artikuj? Po në vitet e
sistemit monist si ishte ekonomia jonë?
Sipas Bankës Botërore,
vendi ynë është vendi i dytë me pasuri natyrore për frymë, në Evropë, i pari
është Rumania dhe po sipas BB është vendi më i varfër në vendin e mbi
njëqindtë. Ka dy arsye: objektive, për shkak të robërisë shekullore. Me
treguesat më të ulët jetësorë, analfabet, i sëmurë. Psh në luftën e Parë
Botërore, në vendin tonë kanë luftuar 6 ushtri të vendeve të ndryshme.
Shqiptarët e viteve 1920, në krahasim me fqinjët, ishin fshatarë pa tokë, pa
industri, me jetëgjatësi mesatare 42 vjeç etj. Pas çlirimit, Pushteti
Popullor, si çdo vend pas Luftës II, Botërore, pati hov zhvillimi bujqësor e
industrial, u trefishua popullsia, por ideolologjia dhe politika sundoi mbi
ekonominë dhe vendi u konsiderua i rrethuar nga imperialistët dhe revizionistë dhe
i destinuar për të dështuar në zhvillim, për shkak të një skemë empirike
zhvillimi që filloi me Leninin dhe vazhdoi me praktikën mbi 20 vjeçare të
Stalinit, që sollën egërsinë e borgjezisë kapitaliste mbi vendet ish socialiste
dhe si rrjedhim nxitën edhe luftën e ashpër të klasave. Psh, në bujqësi, iu dha
toka fshatarit, por nuk e gëzoi se iu kolektivizua dhe nuk pati rastin të
prodhonte vetë. Privatët u shtetëzuan dhe nuk iu dha mundësia të investonin. Të
dy grupet do të sillnin rritje prodhimi dhe stabilitet, e shteti do të bënte
rregullatorin e tregut. Tregu i lirë dhe demokracia sidomos për vendin tonë që
pati start varfërie, jo si vendet fqinjë e më tej, do të sillte ritme të larta
zhvillimi.
-Po sot
politikat qeveritare 35-vjeçare a kanë qenë në interes të popullit? A ka pasur
udhëheqës, apo politikanë idealist që të mendojnë për Atdheun dhe
popullin?
Tregu i lirë i sotëm dhe
demokracia, me flamurtarë pa ideale, na çuan në nivelin e paraçlirimit në
zhvillim dhe ekonomi dhe mirëqenie. U shkatërruan arritjet dhe qeveritarët e
rinj rezultuan të pa aftë, më e vogla përgjegjësi, ose të etur për përfitime
vetiake e pa ideale. Pushteti popullor pati arritje pasi zgjodhi strategji
zhvillimi në bujqësi, industri, arsim, shëndetësi, kulturë, mbrojtje, rritje popullsie
dhe jetëgjatësia afër 80 vjeç. Pasuritë natyrore zbulimi, nxjerrja dhe
përpunimi ishin baza për sigurimin e eksporteve bashkë me produktet bujqësore
se siguronin valutën. Sot, strategjia është turizmi dhe braktisja e pasurive
natyrore që sollën shpopullimin, papunësinë varfërinë, shëndetësi e pa aftë. E
vetmja mënyrë për të krijuar të ardhura për buxhetin janë rritja e taksave
nëpërmjet lejimit të rritjes së çmimeve duke importuar karburante, dhe pothuaj
tërë produktet importohen; të shportës, përdorimit të përditshëm, apo investime
të munguara nga shteti. Administrata shtetërore e sotme po eksperimenton idetë
e Sorosit, duke mos pasur strategji zhvillimi ekonomik e shoqëror.
-Të
vijmë tek arsimi... Pse shkolla shqiptare doli me rezultatet më të ulëta në testin PISA?
Cilat janë arsyet dhe kush ndikon? Po shteti a është fajtor në këtë
situatë alarmante?
Arsimi, para çlirimit, në
vitet 1927-1928, zinte rreth 10% të GDP, por prodhimi dhe numri i nxënësve të
mesëm e të lartë ishte i ulët. Pushteti Popullor pati zhvillime mbresëlënëse.
Analfabetizmi u zhduk, shkolla deri të mesme në çdo fshat e lokalitet. Në.
përputhje me strategjinë e zhvillimit të ekonomisë u dërguan studentë në tërë
vendet ish socialiste, që u kthyen në vitin '49-'50. U hap Politeknikumi,
Teknikumet dhe Instituti Politeknik. Në v 1957, u ngrit Universiteti Shtetëror
i Tiranës, në vitin 1972, Akademia e Shkencave. Në përgjithësi, shkolla është
ndjekur me përparësi dhe sidomos e larta ishte e lidhur drejtpërdrejt me
kërkesat e tregut të punës, me synimin që çdo specialist i diplomuar të
përgatitej në atë mënyrë që të nesërmen të fillonte punë atje ku emërohej.
Programet tona mësimore vlerësoheshin si më të mirat për përgatitjen e
specialistëve që kontrolloheshin nga evropa dhe SHBA-të. Ajo
shkollë e lartë, përgatiste edhe studentë të shkëlqyer, megjithëse sistemi i
pushtetit popullor, përgjithësisht nuk krijonte emulacion dhe konkurim. Të
gjithë emëroheshin në punë. Ku të mirët dhe të dobëtit hynin në një grup
pagesash, dhe kjo sigurisht që dëmtonte pa kuptuar përvetësimin më të
mirë të shkencës. Megjithatë, në industri këta specialistë kanë pasur suksese e
zhvillime. Psh në naftë, ne për 30 vjet, zbuluam mbi 20 grumbullime nafte dhe
gazi të shfrytëzueshme. Të huajt, po për 30 vjet në Tokë dhe det, me dhjetëra
puse të shpuar, me teknologji të sofistikuara, nuk kanë zbuluar asgjë. Por
duhet thënë se nuk kemi pasur mundësinë e kualifikimit bashkëkohor, lidhjet me
jashtë, nuk kemi pasur teknologjinë e domosdoshme se nuk prodhoheshin pjesë këmbimi,
por duheshin blerë përherë të reja gjë që nuk bëhej. Kushtetuta e vitit 1976,
nuk lejonte të merrje me qira kompani të huaja për shërbim të paguar. Kalimi në
tregun e lirë, e sidomos përpjekjet e pakuptimta për të liberalizuar programet
mësimore nga nevojat e ekonomisë, që në fakt u shkatërruan, për mungesë
strategjie zhvillimi, bënë që të kalohet në specialitete opsionale ose të
përgjithshme për të punuar edhe në tregun jashtë vendit. Përfshirja në
programet e shkollave tona programe të BE, sipas Konventës së Bolonjës, e
shkatërruan përgatitjen e specialistëve të lartë. Kjo bëri që ndryshe nga
shkollat evropiane që lejonin deri 5% shkolla private, këtu te ne, falë
presionit të tregut privat, numri i shkollave private e kaloi rreth 5 herë
numrin e shkollave publike duke dëmtuar cilësinë e përgatitjes rezultatet e
asaj gjendje duken edhe sot. Në vitin 2017, nga rreth 170 mijë studentë total,
publik e privat rreth 13% ishin te bujqësori, 4% të Politekniku, shkolla që
lidhen drejt për drejt me prodhimin bujqësor dhe industrial, mbi 80% të atij
numri studentësh ishin rregjistruar në arsim shërbimesh. Në një ekonomi
normale, duhej të ishte e kundërta. Sot, shkollat e larta janë mbushur me vajza
që marrin një diplomë pasi djemtë synojnë emigrimin. Sot administrata
shtetërore thërret për shkollat e mesme profesionale, kryesisht hoteleri,
kulinari, gjuhësi dhe shërbime të thjeshta në shtëpi.
Se harrova të të them: ka
një fjalë të urtë që thotë se "edhe fshatari më i varfër, për të mbjellë,
zgjedh farën më të mirë". Te ne, nuk kujdeset askush për farën që do
mbjellë. Politikanët, deputetët, të pasurit, zgjedhin për interesa ngushtësisht
të tyre, të shpien fëmijët në shkollat e huaja, ndërsa shteti ynë, nuk mund të
investojë aq sa vendet e tjera qoftë edhe fqinjë në përqindje ndaj GDP. Është
rreth 3%. Nuk ka laboratorë, literaturë etj. Por ky, nuk është problem i
studentëve, por i prindërve të varfër, që investojnë për fëmijët e tyre, për të
siguruar jetën e fëmijëve dhe po u tepëroi të ndihmojnë edhe prindërit sidomos
pensionistë. Ndaj nuk u takon studentëve të ngrihen për të rritur shpenzimet
qeveritare për arsimin, por vetë prindërve. Studentët, duhet të ngrihen vetëm
për të siguruar cilësinë e arsimit të lartë dhe lidhjen e programeve me
punësimin në vend që e detyrojnë qeverinë të vërë në efiçencë gjithë pasuritë
natyrore të vendit. Një shkollë e lartë duhet të karakterizohet me tre elementë:
-përparimin e studentit
-shkallën e punësimit pas
diplomimit
-ndikimi i matur në
zhvillimin ekonomiko shoqëror të vendit.