E merkure, 30.04.2025, 12:54 PM (GMT+1)

Mendime

Ramush Haradinaj: Kjo qeveri është e paaftë dhe e rrezikshme

E diele, 23.03.2025, 06:15 PM


Ramush Haradinaj akuzon Albin Kurtin për dëmtimin e sektorit të energjisë në Kosovë, duke e fajësuar për anulimin e projekteve strategjike dhe për humbjen e 21 milionë eurove në arbitrazh. Ai kritikon rritjen e çmimit të rrymës, duke e cilësuar si goditje për qytetarët dhe ekonominë. Sipas Haradinajt, kjo qeveri është e paaftë dhe e rrezikshme, dhe vendi ka nevojë për një udhëheqje më të përgjegjshme.

Ramush Haradinaj:

Albin Kurti e shkatërroi sektorin e energjisë me vendimet e tij të papërgjegjshme. Me krenari e pati anuluar kontratën për ndërtimin e termocentralit të ri, duke i humbur Kosovës 21 milionë euro dëm në arbitrazh. E ndaloi gazsjellësin amerikan dhe çdo investim strategjik, duke e lënë vendin pa asnjë alternativë të sigurt dhe afatgjatë për energjinë. Përfitues të kësaj politike të qëllimshme janë vetëm tregtarët e energjisë dhe klika e tij politike – ndërsa humbësi i vetëm është qytetari i Kosovës!

Sot, përballë krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve të çdo produkti jetik, Qeveria e godet edhe një herë qytetarin me rritjen e çmimit të rrymës. Paralajmërimi i ZRrE-së për shtrenjtim prej 15% nga 1 prilli është një goditje e rëndë për mirëqenien e familjeve kosovare dhe për ekonominë e vendit.

Kjo qeveri është e paaftë dhe e rrezikshme. Prandaj Kosova ka nevojë për një udhëheqje që i mbron qytetarët, e jo që i dëmton ata.

(Burimi: Ramush Haradinaj, Facebook)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx