Mendime
Adil Fetahu: Dispozitat juridike në Kur’an
E premte, 21.03.2025, 02:54 PM
DISPOZITAT JURIDIKE NË KUR’AN (DHE SHERIATI)
Nga
Adil FETAHU
Kur’ani
Ndonëse
Kur’ani nuk është libër i lëmisë juridike, veçse është libër i shenjtë i
parimeve, dhe normave dhe dogmave fetare e morale, në përmbajtjen e tij ka
parime dhe norma të karakterit juridik, të cilat u përkasin fushave të ndryshme
të së drejtësjuridike: të drejtës civile, të drejtës familjare e trashëgimore,
të drejtës penale, të drejtës së detyrimeve, madje edhe të drejtës
ndërkombëtare. Si i tillë, Kur’ani është burim themelor i shkencës islame në
përgjithësi dhe i të drejtës së Sheriatit, si sistem i drejtësisë në shtetet islamikemuslimane, në
veçanti.
Sipas
shpjegimit të dijetarëve të fushave përkatëse të besimit islam, teksti i
Kur’anit përmban fjalët e All-llahut, që ia ka kumtuar profetit Muhamet,
përmes melekut (engjëllit) Gjibril, në
mënyrë të vazhdueshme në një periudhë prej 23 vjetëve (611-633). Ato fjalë të
All-llahut xh.sh., profeti ua ka transmetuar e treguar rrethit të
bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë (‘sahabëve’) dhe ua ka diktuar shkruesve
që t’i shkruajnë. Teksti i përmbledhur dhe i botuar në një vëllim, quhet
mus-haf. Fjalët e përmbledhura nënë Kur’an kanë ‘zbritur’ në gjuhën arabe, por
Kur’ani është përkthyer në të gjitha gjuhët e botës dhe është libri i cili ka
bërë ndikimin më të madh fetar, shoqëror dhe politik në botë. Është i vetmi
libër kaq voluminoz, të cilin qindra-mijëra njerëz e kanë mësuar përmendësh
(ata quhen ‘hafiz’). Është libri më i lexuar; muslimanët atë e lexojnë me
qindra herë (hatme).
Teksti
i Kur’anit është i sistemuar e ndarë në 114 kaptina (‘sure’), ndërsa suret të
ndara (me numra) në fjali, vargje (‘ajete’). Në Shënimin pasthënjës të Kur’anit
në gjuhën boshnjake, të përkthyer nga Hafiz Mahamed Panxha–Xhemalludin
Çausheviq, ceket se Kur’ani përmban 6247 ajete, e nëse këtyre ua shtojmë edhe
‘Bismilahin’, që është në fillim të secilës sure, atëherë del se ka 63610
ajete. Në një shkrim të një analisti të dispozitave të Kur’anit, kam lexuar se
Kur’ani përmbanë 6666 ajete (unë nuk i kam numëruar, prandaj më tepër i besoj
shifrës të cilën e ka dhënë përkthyesi në boshnjakisht).
Edhe
‘suret’ (kapitujt) edhe ‘ajetet’ (fjalitë) kanë gjatësi të ndryshme. Sureja më
e gjatë është El-Bekare, që ka 286 ajete, me gjatësi të ndryshme, sa që përbënë
1/12 e tërë tekstit të Kur’anit. Sureja
më e shkurtër është El-Asr, që ka vetëm 3 ajete të shkurtëra. Teksti i Kur’anit
fillon me suren ‘El-Fatiha’ (7 ajete) dhe mbaron me suren ‘En-Nasë’ (6 ajete).
Përmbajtja e Kur’anit kurrë nuk ka ndryshuar asnjë fjalë dhe asnjë pikë. Suret
dhe ajetet e Kur’anit janë pjesë të namazit tek muslimanët. Është interesant
radhitja e tekstit të Kur’anit. Nga gjithë ai tekst, nuk është asnjë fjali
(ajet) që të mos ketë përfunduar në një faqe e të ketë vazhduar në faqen tjetër
(kjo vlen për tekstin origjinal në gjuhën arabe, sepse te përkthimet mund të ketë
aso ‘shkëputje’). Në tekstin e Kur’anit në gjuhën arabe, nuk ka shkronja të
mëdha, me të cilat fillon fjalia, apo shkruhen emrat e përveçëm. Të gjitha
shkronjat janë të barasvlefshme, madje edhe ajo me të cilën shkruhet emri i
All-llahut.
Dispozitat juridike në
Kur’an
Teksti
i Kur’anit përmban më se 300 ajete (disa studjues të Kur’anit thonë se janë 500
ajete) të karakterit juridik e moral të njeriut dhe shoqërisë, me të cilat
përcaktohen parimet, normat, obligimet,
përgjegjësitë dhe sanksionet për besimtarët. Disa nga ato dispozita kanë
karakter udhëzimi, rekomandimi, sjellje, ndërsa disa të tjera kanë karakter imperativ: të lejimit ose ndalimit
të sendeve ose veprimeve, karakter të
urdhërit të prerë dhe të sanksionit. Madje ka dispozita edhe me karakter të
procedurës së gjykimit (padia, ballafaqimi,dëgjimi dhe betimi i dëshmitarëve)..
Dispozitat
juridike në tekstin e Kur’anit nuk janë të sistemuara sipas lëmive, në një
pjesë apo në një kapitull, por janë të shpërndara nëpër ‘sure’ e ‘ajete’ në
tërë tekstin e librit..
Dispozitat
e Kur’anit përcaktojnë se muslimani duhet të ketë besimin me bindje të plotë,
se All-llahu xh.sh., është Zot i
gjithësisë dhe nuk ka zot tjetër, e se
Muhamedi a.s. është i dërguari i Zotit për t’i udhëzuar njerëzit në rrugën e
drejtë. Në disa dispozita përcaktohen detyrimet, gjykimi, procedurat, fjalët
dhe veprat e besimtarit ndaj Zotit (ibadeti).
Disa
dispozita rregullojnë marrëdhëniet e njerëzve dhe të shoqërisë. Në 70 ajete të
Kur’anit gjejmë fjalë e fjali që i përkasin të drejtës civile. Po aq ajete kanë
të bëjnë me të drejtën familjare, martesën, trashëgiminë. Janë 30 ajete që i
përkasin të drejtës penale: ndalesave (haramit) dhe sanksioneve. Ajete me
karakter të të drejtës ndërkombëtare (25), me karakter të jurisprudencës dhe
procedurës (13), aso me karakter të të drejtës financiare (10), e kështu me
radhë për fusha të ndryshme të së drejtës islame.
Dispozitat
juridike të Kur’anit i përkasin kategorisë së dispozitave të vjetra ligjore,
sikur janë Kodi i Hamurabit, Ligji i Dymbëdhjetë Tabelave: e Drejta Romake, e
drejta bizantine (Kodi i Dushanit) etj, por që këto të Kur’anit janë të
karakterit hyjnor dhe janë në zbatim edhe në kohën tonë, në vendet me sistem
juridik të Sheriatit. Në çështjet martesore dhe trashëgimore për popullsinë
muslimane në Jugosllavi, dispozitat e Sheriatit janë zbatuar deri në vitin
1941.
Kur
është fjala për raportet e njeriut (besimtarit) ndaj vet All-llahut,
shpërblimi për kryerjen e obligimeve fetare, me besim të plotë e devotshmëri (ibadeti), jepet në botën tjetër. Edhe dënimi
për mosbesim, moskryerjen e obligimeve, dyshimin ose mohimin e ekzistencës së
vetëm një Zoti, mosbesimtarin e pret në botën tjetër.
Ndërkaq,
kur është fjala për marrëdhëniet mes njerëzve, për padrejtësitë që i bëjnë njeni-tjetrit,
ose për veprat kundër moralit, Kur’ani përcakton dënimin edhe në këtë botë,
por kryerësit e atyre veprave do të
dënohen edhe në botën tjetër, sipas veprës së bërë.
Tërë
kontekstin e përcaktimeve në Kur’an duhet shikuar nga aspekti fetar, por nuk
duhet dyshuar në përcaktimet e dhëna në të. Ato përcaktime janë burimi themelor
i Sheriatit, që është sistem i drejtësisë në shtetet muslimane.
Sheriati
Sheriati
(‘rruga’, deri te burimi) është sistem i drejtësisë në shtetet muslimane, që
konsiderohet e drejtë hyjnore-fetare, e cila i rregullon marrëdhëniet
shoqërore, ekonomike dhe politike të islamit. Fillimi i zbatimit të Sheriatit
ka shërbyer edhe si reformë shoqërore, me tendencë të feudalizimit të shoqërisë
skllavopronare.
Sistemi
i drejtësisë së Sheriatit, që është sistem sakral i së drejtës, bazohet në dy
burime themelore: në dispozitat e Kur’anit dhe në sunetet dhe hadiset e profetit Muhamed. Sunete konsiderohen
veprimet, fjalët dhe lejimet ose ndalimet autentike të profetit Muhamed. Fjalët
e tij të përmbledhura e të shkruara quhen hadithe. Me dispozitat e Kur’anit dhe
me sunetet e Profetit, përcaktohet se çka është e lejuar (hallall) Ie çka është e ndaluar (haram) për
muslimanët.
Këto
dispozita, për sa u përket çështjeve personale zbatohen vetëm ndaj muslimanëve.
Ndaj jomuslimanëve mund të zbatohen vetëm nëse palët vet kërkojnë dhe nëse
gjykata e pranon kërkesën e tyre. Përndryshe, ndaj jomuslimanëve zbatohen
dispozitat fetare ose laike të jomuslimanëve. Për çështjet administrative,
fiskale, pronave të tokës dhe për çështjet penale – zbatohet e drejta dhe
jurisdisksioni i Sheriatit ndaj të gjithëve, pa përjashtim.
Përveç
këtyre dy burimeve themelore, e drejta e Sheriatit shërbehet edhe me burime
tjera plotësuese të së drejtës: ixhma, që është qëndrim juridik konsesual i
shokëve të profetit, ose i shkencëtarëve-dijetarëve islam në interpretimin e
dispozitave të Kur’anit lidhur me ndonjë çështje: kijasi është zbatimi i
analogjisë me çështje të ngjashme (psh.me dispozita të Kur’anit, vëna është haram.
Edhepse rakia dhe pijet tjera që të dehin nuk përmenden në Kur’an, sipas
analogjisë edhe ato janë haram). Në interpretimin e dispozitave të Kur’anit dhe
sunetit, janë katër shkolla të njohura sunite dhe shiite, të cilat quhen sipas
emrave të imamëve autorë: Hanefije, Malikije, Shafije dhe Hombelie.
Për
këtë shkrim do të elaborojmë vetëm disa dispozita të drejtës penale që përmbanë
Kur’ani famëlartë. Për lëmitë e tjera, ndonjëherë tjetër, në dashtë Zoti.
E drejta penale
Kriminaliteti
është dukuri e vjetër historike, prandaj edhe e drejta penale është dega më e
vjetër e të drejtës, që niseë me Kodin e Hamurabit, më se 2000 vjet para epokës
së re. .....
Funksioni
themelor i të drejtës penale konsiston në mbrojtjen e të mirave të caktuara:
të vet njeriut, të pronës, të shoqërisë.
Në Kur’an, përveç dispoozitave penale që kanë të bëjnë me veprat penale midis
individëve dhe shoqërisë, ekzistojnë edhe dispozita që kanë të bëjnë me veprat
penale të njeriut ndaj Zotit (moskryerja e obligimeve: namazit, zekatit, agjërimit
të ramazanit, haxhit). Për moskryerjen e
obligimeve ndaj Zotit, për mosbesim ose braktisjen e fesë (besimit), njeriun e
pret dënimi në botën tjetër, pas vdekjes. Por, për ata që e luftojnë
(kundërshtojnë) All-llahun dhe të dërguarin e tij, parashihet dënimi edhe në
këtë botë edhe në botën tjetër.
Dispozitat
kuranore që i përkasin të drejtës penale, përmendin në mënyrë shprehimore këto
vepra penale: vjedhja, shkatërrimi, zinaja (kurvëria), dehja. Për këto vepra,
përcaktohet përgjegjësia dhe dënimi.
Në
suren e pestë, El-Maide, ajeti 32 përcakton se ...kush e mbyt një njeri, pa e
pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ndonjë shkatërrim në tokë,
atëherë është sikur t’i kishte mbytur gjithë njerëzit e botës. Në ajetin tjetër
në vazhdim (5:33): Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë Allahun dhe të
dërguarin e tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të
mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen) t’u priten duart dhe këmbët e tyre
të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është
poshtrim për ta në dynja, ndërsa në botën tjetër do të kenë dënim më të madh.
Në
ajetin 5:38 : Vjedhësit dhe vjedhëses preni duart, për atë që bënë. Por, sipas
5:39, kush pendohet (pas vjedhjes) dhe përmirësohet, All-llahu ia pranon
pendimin (që dmth. e falë nga dënimi në botën tjetër).
Për
krimet kundër jetës së njeriut ose pasurisë: vrasjet, lëndimet trupore, ose
dëmtimin e pronës, Kur’ani parasheh hakmarrjen sipas parimit të talionit, por
mund të bëhet edhe me kompensimin e gjakut apo të pasurisë. Në ajetet 178, 179,
të sures El-Bekare, është përcaktuar: ‘’O ju besimtarë, u është caktuar juve
hakmarrjabërë obligim gjurmimi për të mbyturindhednimi për mbytje: i liri për
të lirin, robi për robin, femra për femrën. Nëse vëllai ose trashëgimtarët (e
të mbyturit) e falin (dorasin)Kurse atij që i falet diçka nga vëllau i vet,
atëherë ajo le të përcillet proces i mirë
dhe të kryhet bëmirësia (kompensimi i gjakut nga dorasi). Kjo masë e
dënimit është lehtësim dhe mëshirëjetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e
njeni-tjetrit,v.j.). Hakmarrja sipas parimit të talionit është caktuar në
ajetin 45 të sures Al-Maide:’’Ne u caktuam atyre në te (në Tevrat) kundërmasat
ndëshkuese: njeriu për njeriun, syri për syrin, hunda për hundën, veshi për
veshin, dhëmbi për dhëmbin, por edhe plagët kanë kundërmasën. Kush e falë
hakmarrjen ka shpagim nga mëkatet për te. Kush nuk vendos sipas asaj që zbriti
Allahu, ata janë mizorë’’(aludohet në gjykatësit e padrejtë).
Parimi
i përgjegjësisë për veprat penale lidhet me individin, kryesin e veprës. Por
mund të ndodhë edhe përgjegjësi kolektive, nëse nuk dihet individi i cili ka
kryer veprën. Nëse në një fshat është gjetur njeriu i mbytur, por nuk është
zbuluar dorasi, të gjithë fshatarët janë të detyruar të betohen për pafajsinë e
tyre, dhe të gjithë solidarisht ta kompenzojnë gjakun. Prezumimi i pafajsisë
ekziston deri sa të vërtetohet fajsia. Por, për përgjegjësi kërkohet të
përmbushen disa kushtet: vepra të jetë kryer (e jo të ketë mbetur në tentativë,
v.j.),, kryesi të jetë i vetëdijshëm për veprën e kryer, me paramendim apo
pahirë. Do të thotë, përgjegjësia penale
nuk ekziston nëse kryesi është i mitur (mosha e miturisë është relative në
Sheriat, nuk lidhet shumë me moshën, por me pubertetin si për meshkujt, ashtu
edhe për femrat, v.j.);, nëse është i sëmurë psiqikisht apo i pa vetëdije
(pavetëdija që shkaktohet nga dehja me alkool, nuk e liron nga përgjegjësia,
sepse edhe dehja është e ndaluar dhe e dënueshme,v.j.). Këso kushte të
përgjegjësisë penale parashohin edhe sistemet tjera, laike, të drejtësisë.
Kur’ani
si libër i shejtë, dhe Sheriati që vepron në pajtim të strikt me Kur’an, dallon
vrasjen e besimtarit (muslimanit) nga vrasja e jobesimtaritët. Në suren
En-Nisaë, në ajetin 92 thuhet: ‘Asnjë besimtari nuk i është lejuar mbytja e
besimtarit tjetër, përveçse ndodhë gabimisht. E kush e mbytë gabimisht një
besimtar, ai është i obliguar ta lirojë një rob besimtar dhe t’ia shpaguajë
gjakun familjes së të mbyturit, përpos nëse familja ia falë. Në qoftë se i
mbyturi është besimtar, por i takon një populli që është armik i juaji, atëherë
keni obligim vetëm ta lironi një rob besimtar. Në qoftë se i mbyturi është nga
populli me të cilin keni marrëveshje, atëherë është obligim shpagimi i gjakut
familjes së tij dhe lirimi i një robi besimtar. Kush nuk ka mundësi ta lirojë
një rob, le të agjërojë dy muaj rresht, si pendim ndaj All-llahut. Ajeti 93:
‘’Kush e mbyt një besimtar me qëllim, dënimi i tij është xhehenemi, në të cilin
do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar
dhe i ka përgatitë dënim të madh’’.
Në
suren En-Nurë, me ajetin 24, është përcaktuar ndëshkimi për veprën penale të
kurvërisë: 24:2: Laviren dhe lavirin t’i rrahni, secilin prej tyre me nga
njëqint të rëna dhe në zbatimin e dispozitave të All-llahut mos u tregoni zemërbutë
ndaj tyre...Gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, të jenë të pranishëm një
numër besimtarësh. (rrahja zbatohet me kamxhik, ose duke e gjuar me gurë,
v.j.). Kjo vlenë për të pamartuarit, ndërsa për të martuarit parashihet dënimi
me vdekje.
Ata
të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme dhe nuk sjellin (katër) dëshmitarë,
t’i rrihni me nga tetëdhjetë të rëna dhe atyre mos ua pranoni dëshminë kurrë më
sa të jetë gjallë, përveç atyre të cilët pendohen dhe përmirësohen, sepse
All-llahu është i mëshirshëm dhe falë. Të tillët janë të pabesueshëm (24:4).
Për
dehjen me pije a substanca tjera dehëse, Kur’ani nuk e ka caktuar dënimin,
sikur për veprat tjera. Në suren El-Maide, ajetet 90-91, thotë. ‘O ju
besimtarë, s’ka dyshim se vena, bixhozi dhe falli janë gjëra të ndyta nga
shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk
dëshiron tjetër përveç se nëpërmes venes dhe bixhozit të krijojë armiqësi mes
jush, të ju pengojë nga të përmendurit e Zotit dhe të ju largojë nga namazi’’.
Me që Kur’ani nuk e ka caktuar masën e ndëshkrimit për përdorimin e alkoolit,
ndëshkimin me rrahje e parashohin
hadiset e profetit.
Apostazia,
apo braktisja e fesë (besimit) është një nga veprat e shëmtuara, për të cilën
Kur’ani thotë se ata do të jenë përjetshëm banorë të zjarrit. Në suren
El-Bekare, ajeti 217, për ata që e braktisin fenë, thotë: ‘’E kush zmbrapset
prej jush nga feja e tij dhe vdes si jobesimtar, ata i kanë zhdukur veprat e
veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Të tillët janë banorë të zjarrit dhe në
te do të qëndrojnë përjetshëm’. Pra ky dënim kuranor nuk është e kësaj bote,
por në botën tjetër, sikur që është caktuar edhe për shumë veprime tjera.
Siç
mund të konkludohet nga sa u tha më sipër, shihet karakteri fetar i të drejtës
penale në dispozitat kuranore dhe në sistemin juridik të Sheriatit.
Ndëshkimet
penale të përcaktuara në Kur’an (e Sheriat), që mbështeten në filozofi
fetare, përveç karakterit represiv, kanë
edhe karakter edukativ, kur pala e dëmtuar e falë, ndërsa kryesi i veprës
penale pendohet, si një mekanizëm juridik për përmirësimin e marrëdhënieve
midis njerëzve. Është e qartë, se sistemi juridik i Sheriatit, i bazuar
kryesisht në Kur’an dhe në sunet e hadise, dallon diametralisht nga sistemet
juridike evrokontinentale dhe anglosaksione. Megjithatë, në intencën e
mbrojtjes së jetës, trupit, pronës, sigurisë së njeriut, mund të gjendet
emëruesi i përbashkët i këtyre sistemeve juridike.
(Nëse interpretimi i
dispozitave në këtë shkrim është i drejtë, është me dijen e Zotit, gabimet janë
të miat!).