Mendime
Aurel Dasareti: Lejimi i Edvin Kristaq Ramës të fitojë sërish, gabim me përmasa epike
E merkure, 12.03.2025, 06:55 PM
Lejimi i Edvin Kristaq Ramës të fitojë sërish zgjedhjet do të ishte një gabim me përmasa epike
Nga Aurel Dasareti,
USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Edhe një mi, kur
detyrohet të përballet me një mur betoni me një strukturë çeliku, është në
gjendje të kafshojë vetëm për të shpëtuar veten.
***
E gjithë lëvizja e tij (“patriotike”) ideologjike ka të
bëjë me vjedhjen e popullit, tregtinë me drogë, mbushjen e vendit me emigracion
të paligjshëm nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme që asnjë vend tjetër evropian
nuk i dëshiron, shkatërrimin e monumenteve historike, shitjen e detit dhe
ujdhesave, përfshirjen në aktivitete tradhtare, krimet e pafundme ekonomike,
shkatërrimin e Dardanisë (Kosovës) dhe daljen në detin Adriatik (Durrës) të
Serbisë, përdorimin e varfërisë për të detyruar të rinjtë të ikin, shfarosjen e
Kombit shqiptar, shpërbërjen e Shqipërisë...
Është thelbësore që shqiptarët të bëjnë përpjekjet më të
mëdha të mundshme për të siguruar që të paktën të jenë në gjendje ta burgosin
atë dhe zagarët e tij, konfiskojnë
pronat e fituara nga kriminaliteti i rëndë dhe të mbrojnë vetë vendin e
vogël. Shqipërinë.
Është
koha e fundit për të arrestuar Ramën dhe kriminelët që e rrethojnë, ndaloni
këtë farsë. Shteti duhet të tregojë se askush nuk është
mbi Ligjin.
(PS: Sigurisht që i respektoj ata bashkatdhetarët e
ndershëm të partisë së tij).
Kemi pasur anarki që kur ka vdekur xhaxhai. Ne jemi të
egër që imagjinojmë se kemi të drejtë për gjithçka, por nuk kemi asnjë detyrim.
Imponimi, vendosja e ligjeve dhe vendimeve sipas
vullnetit dhe diktaturës së një individi (Edvin Kristaq Rama apo kujtdo tjetër)
pa pëlqimin dhe vullnetin e popullit është një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe një shkelje e rëndë e të
drejtave demokratike dhe të garantuara të qytetarëve që nuk mund dhe nuk duhet
të tolerohen më në asnjë rrethanë.
Shqiptarët në atdhe dhe në diasporë, nuk duhet të lejojnë
më askënd të kërcënojë drejtpërdrejt Kushtetutën, të drejtat e garantuara të
popullit dhe sigurinë e tij në mënyrë kaq të vrazhdë, përmes arbitraritetit dhe
arrogancës së këtyre hajdutëve (kriminelëve, të cilët çdo shtet ligjor do t`i dënonte
me minimum burgim të përjetshëm), të gjitha për hir të sigurisë së tyre
personale dhe interesave personale, pronës dhe parave të vjedhura.
Intelektualëve dhe të gjithë gazetarëve (të atyre 5-6
mediave të pavarura e profesionale) e atdhetarëve të vërtetë (që mjerisht i
kemi pakicë absolute), që jetojnë në trojet tona të stërlashta u them:
Sa
më shumë trazira të ketë në Kosovë, «Maqedoni» (në trojet tjera nën pushtim)
dhe shtetin amë Shqipëri, aq më e rëndësishme është që ju të krijoni
parashikueshmëri atje në shtëpi.
Ne duhet të jemi shumë të shqetësuar. Dhe ajo që shohim
në Shqipëri (dhe jo vetëm) është në fakt mjaft e rrezikshme. Është një
polarizim vlerash që çon në polarizim total të fakteve. Të dy palët, të dy
anët, nuk lidhen më me të njëjtin realitet. Dhe pastaj prishet e gjithë biseda "demokratike". Në mënyrë që
ne të mund të flasim me njëri-tjetrin, duhet, në një farë kuptimi, të flasim
për të njëjtën gjë. Ne duhet të merremi me të njëjtin realitet. Dhe kur
referenca e përbashkët zhduket, baza e vërtetë për një bisedë kuptimplote
gjithashtu zhduket.
Kur
do të marrë fund kjo çmenduri?
O Zoti im. Më ka mërzitur i gjithë sistemi partiak ku
lejohen të shpërthejnë bandat kriminale të ligjshme në realitet. Bandat e reja
shfaqen ndërsa të vjetrat përpiqen të çimentojnë fuqinë e tyre. Një tufë kurvash të lodhura e të papjekura.
A nuk e kuptojnë njerëzit se ky homo sapiens i droguar,
përveç lakuriqësisë nuk ka një fije të vetme morali dhe demokratike në trupin e
tij? Kur njerëzit janë joserioz, “politikanët” mund të luajnë pa u ndëshkuar
për gënjeshtra apo mashtrime, atëherë do të kemi të tillë kudo! Të gjithë po
debatojnë. Askush nuk e sheh këtë?