E merkure, 30.04.2025, 12:59 PM (GMT+1)

Mendime

Sadik Bejko: 'Harabeli' i financimeve

E hene, 10.03.2025, 07:54 PM


Sadik Bejko:

Nga shtypi vjen lajmi se një OJF  "HARABELI"  e gruas së kryebashkiakut të Tiranës ka financuar miliona EURO për projekte artistike.

Çfarë projektesh?

Projekte për blerje nga gjasme piktorë, projekte për instalacione, për festivale muzikorë.

Më vjen shumë keq që pjesa artistike e vizion-pikturë-instalacionit, e teatër e koncert show bizit merr pjesën e luanit nga financimet milionëshe e stërmilionëshe që shpërndajnë sot ata që kanë në dorë para të taksapaguesve.

Por më vjen dhe mirë  që njerëzit e librit, poetët, shkrimtarët nuk janë të njollosur me të tilla pupla të shkulura nga OJF Ariola-Harabeli .

Deri tani ky është informacioni që kemi. Dhe ka logjikë financimi i majmë: për një festival, për një koncert, shfaqje, ekspozitë pikture, për një pikturë "Krisiko", a për instalacion koqefiko... Për këto ka duk financimi: mund të japësh miliona...

E kundërta: për të botuar libra, (libra që as Ajola, mbesë profesorë shkrimtarësh, nuk i lexon), si mund të shpenzosh miliona? Librat, shkrimtarët janë të përjashtuar nga vëmendja e një kohe që rend mbas spektaklit, imazhit, showt, performancës, llaca- llacës etj...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx