Mendime
Hysen Ibrahimi: Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe shqiptarëve në Kosovë...
E premte, 07.03.2025, 07:53 PM
Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe shqiptarëve në Kosovë janë dukshëm të ndryshme nga ato të popullit amerikan dhe ukrainas, si në strategji ashtu edhe në besimin reciprok, siç e di mirë Presidenti Trump
Nga
Hysen Ibrahimi, Suedi/Förslöv
Shtetet
e Bashkuara të Amerikës ishin faktori kryesor në ndërhyrjen e NATO-s, edhe pse
mund të themi se SHBA-të tashmë kishin vendosur të ndërhynin vetë duke
bombarduar Beogradin dhe gjithë Serbinë mbi forca kriminale të ushtrisë dhe
policisë serbe. Pse? Sepse SHBA-të e dinë që shqiptarët janë pro SHBA-ve dhe
zgjerimi territorial i popullit shqiptar i shkon për shtati SHBA-së si zonë më
vete në rajon. Kjo është ndryshe nga Ukraina, sepse SHBA nuk mund të krijojë
asnjë bazë ushtarake në Ukrainë, e lëre më anëtarësimin e Ukrainës në NATO, të
paktën për kohën që po flasim. Ndaj Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe shqiptarëve në
Kosovë janë dukshëm të ndryshme nga ato të popullit amerikan dhe ukrainas, si
në strategji ashtu edhe në besimin reciprok, siç e di mirë Presidenti Trump.
Nga
24 mars 1999 deri më 12 qershor 1999, për 78 ditë pa ndërprerje, Beogradi u
bombardua nga NATO-ja, përkatësisht SHBA-ja, kjo nuk ndodhi me Ukrainën,
megjithëse për Ukrainën pati mbështetje nga SHBA-të, por nuk kishte asnjë
ndërhyrje dhe nuk do të ketë, pasi dihet se populli ukrainas dhe rus ka të
njëjtën besim.
Vendimi
për të ndërhyrë ishte një vendim i guximshëm i Presidentit Bill Clinton
Qëllimi
kryesor i këtyre bombardimeve ishte shpëtimi i një populli nga gjenocidi, ose
thjesht shpëtimi i një populli nga gjenocidi dhe më pas krijimi i shtetit të
Republikës së Kosovës, ku sot është themeluar baza më e madhe ushtarake e
NATO-s në Evropën Juglindore në bazën e Kosovës Bondstil.
Nisur
nga kjo, ky sukses i madh dhe historik nuk mund të harrohet, pasi Kosova u
çlirua me ndërhyrjen e NATO-s të udhëhequr nga SHBA-të me kosto të mëdha dhe
tani Serbisë po i jepet territor apo një shoqërim me pushtete ekzekutive (një
“Republikë e Serbisë”, si Republika Serbska në BH), që nuk duhet pranuar nga
Presidenti Trump në asnjë rrethanë.
Një
vendim i guximshëm i Presidentit Bill Clinton
Qëllimi
kryesor i këtyre bombardimeve ishte shpëtimi i një populli nga gjenocidi, ose
thjesht shpëtimi i një populli nga gjenocidi dhe më pas krijimi i shtetit të
Republikës së Kosovës, ku sot është themeluar baza më e madhe ushtarake e
NATO-s në Evropën Juglindore në bazën e Kosovës Bondstil. NATO krijoi një bazë
ushtarake në Bondstel sepse një gjë të tillë u kërkua në Evropën Juglindore për
arsye sigurie nga Serbia, e cila është një satelit i Rusisë. SHBA thotë:
“Ballkani është një zonë e re strategjike për SHBA-në, ndaj ne duhet të
zhvendosim trupa të mëdha në Ballkan, sepse rreziku është i përhershëm në këtë
zonë të Evropës Juglindore”.
Presidenti
Donald Trump sot nuk ka nevojë thjeshtë vetëm për marrëdhënie të mira me
shqiptarët, por interesat e dy popujve Amerikan dhe Shqiptar, kanë nevojë për
një strategji të përbashkët. Shqiptarët janë populli më besnik i popullit
amerikan.
Nga
Prsedisnti Tramp, gjatë manadatit të tij, Kosova të anëtarësohet në NATO dhe në
organizmat ndërkombëtar duke u njohur edhe nga shumë shtete që ende nuk e kanë
njohur. Ne populli shqiptar, përjetësisht ju jemi mirënjohës Shteteve të
Bashkuara të Amerikës. Institucionet të cilat do të dalin nga këto zgjedhje,
prioritet mbi prioritetet duhet të kenë bashkëpunimin me Shteteve të Bashkuara
të Amerikës me në krye Presidentin Tramp.
Jemi
të bindur se gjatë presidencës së tij, presidenti Trump e ka për t’a
anëtarësuar Kosovën, anëtare të NATO-s, pastaj në organizata tjera
ndërkombëtare, si dhe për të ndikuar me autoritetin e tij njohjen e shtetit të
Kosovës nga shumë shtete të tjera që ende nuk janë njohur.
Ne
shqiptarët, përjetësisht mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për ndihmën e
tyre. Institucionet e Republikës së Kosovës që do të dalin nga këto zgjedhje
duhet të kenë prioritet bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me në
krye presidentin Donald Trump.
Hysen Ibrahimi, Suedi/Förslöv, 06.03.2025