Mendime
Florim Zeqa: Ngjarja e (pa)pritur në 'Shtëpinë e Bardhë', alarm për Kosovën!
E diele, 02.03.2025, 07:56 PM
Ngjarja e (pa)pritur në 'Shtëpinë e Bardhë', alarm për Kosovën!
Atyre
që Amerika ua financon Lirinë, Luftën dhe Sigurinë, ka të drejtë t'u
shfrytëzojë edhe pasuritë!
Nga
Florim Zeqa
Krenaria e lypësarit dhe mëshira e
shpëtimtarit!
Për dallim nga politika dinake dhe
përverse e evropianëve, politika amerikane është më transparente dhe e
drejtëpërdrejt. Sa herë që e kami merituar ndihmën e tyre, ajo nuk na ka
munguar, por edhe sa herë që e kemi shpërfill vullnetin e tyre jemi qortuar,
por, për fatin e mirë deri më tani nuk jemi ndëshkuar!
Të
gjithëve na kujtohet reagimi i ish-ambasadores së Shteteve të Bashkuara të
Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në kohën e bllokadës politike të
koalicionit VLAN në vitin 2014, kur ju drejtua liderëve të këtyre partive me
fjalët, por citoj: "Mos e dh...punën", dhe pa një pa dy e zhbllokuan
situatën e ngërçit politik.
Por
presidenti Trump është më i drejtpërdrejt, aspak teorik, për të mirë apo për të
keq, nuk i fsheh mendimet e veta dhe ua thotë troç në fytyrë të gjithëve siq ua
kishte thënë më 4 shtator të vitit 2020 në 'Zyrën Ovale' presidentit të
Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, z. Avdullah Hoti me
rastin e nënshkrimit të marrëveshjes historike!
Mirëpo,
për dallim nga ish kryeministri ynë, fatin më të hihur e kishte presidenti i
Ukrainës, Volodymyr Zelensky i cili u përballë me faktet dhe me fjalët e
superfuqisë botërore njëkohësisht!
Në politikë askush nuk të jepë asgjë pa marrë diçka në
këmbim
Kjo
është një rregull e pashkruar, por e zbatuar historikisht në ndihmat ekonomike
dhe ushtarake për shtetet e vogla apo të mëdha qofshin ato!
Liria
e Kosovës është aq ngusht e lidhur me Amerikën, saqë nuk mendohet ekzistenca e
shtetit tonë pa të!
E
meqë është kështu, ne shqiptarët duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të
vemëndshëm në veprimet tona karrshi aleatit dhe sponsorit kryesor të lirisë dhe
pavarësisë së shtetit tonë.
Shqiptarët
e Kosovës duhet t'ia rikujtojnë vetes dhe të tjerëve, se liria dhe pavarësia e
jonë janë vepër e SHBA-ve dhe aleatëve të saj, prandaj, më shumë duhet të
sillemi si të varur nga ushtria amerikane sesa e pavarur nga Serbia!
Kosova,
e cila ende nuk është në gjendje të prodhojë mjaftueshëm ushqime për nevojat e
popullatës së saj edhe përkundër qindra milionave të subvencionuara në bujqësi
pa e punuar tokën fare, atëherë dikush duhet ta paguaj në fund faturën e këtij
dështimi të madh!
Ne
jemi tepër të vegjël t'i mbajmë ders politik Amerikës, aq të vegjël saqë ajo
duhet t'na shikojë me mikroskop në hartën gjeopolitike të Evropës kundrejt
Ukrainës!
Lypsari nuk e përfilli kërkesën e shpëtimtarit
Ajo
që pamë në 'Shtëpinë e Bardhë' në dukje të parë është e pazakont, por në
realitet ndodhi ajo (s)pritej të ndodhte, pasi lypsari nuk e përfilli kërkesën
e shpëtimtarit!
Kaq
e thjeshtë është kjo punë!
Ne
shqiptarët nuk duhet të kapemi shumë pas Ukrainës, pas një vendi mosnjohës të
lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë.
Por
duhet të rreshtohemi fuqishëm pas Amerikës, shtetit që na i hoqi prangat e
robërisë shekullore!
Medeomos
duhet t'i përshtetatemi rregullave të reja të gjeopolitike e cila tashmë ka
ndryshuar në disfafvorin e shteteve të vogla dhe të pa ndikim në politikën
globale siq jemi ne shqiptarët.
Amerika
ka qenë dhe duhet të jetë udhërrëfyesi ynë.
Se
si do të sillet ajo me ne në të ardhmen varet nga çasja dhe përkushtimi ynë
ndaj vlerave perëndimore!
Nëse
fati ynë mbetët vetëm në dorën e Evropianëve, atëherë dihet çfarë mund të ndodh
me ne!
Deri
tani, Evropa historikisht ka qenë e padrejtë me ne, e tillë është edhe BE-ja e
sotme me mosnjohje nga kjo organizatë dhe nga pesë shtete përbërse të saj, duke
na mbajtur nën sanksione të ashpra ekonomike dhe politike.
Evropa
për 14 vite resht si ndërmjetësuese në dialogun politik me Serbinë nuk ka
treguar vullnet dhe as aftësi për të zgjidhur çështjet e hapura me Serbinë.
Prandaj,
përfundimisht çështja duhet të kalojë në dorën e amerikanëve, në të kundërtën
dihet çka na pret si popull dhe si shtet!
Mbetem
me shpresën që lidershipi i Kosovës nuk do të vie deri në atë pikë që të
përjetojë të njëjtin trajtim që Zelensky e mori nga presidenti Trump!
Fati
ynë është dhe mbetet në gërshetimin e interesave amerikane në Ballkan,
përkatësisht me interesat tona, në të kundërtën, çdo kundërthënje e jona ndaj
interesave amerikane mund të jetë fatale për ne!
Në
këto momente historike për fatin e kombit tonë, ne shqiptarët duhet të
bashkohemi si asnjëherë më parë dhe të flasim me një zë të vetëm pa dallime
pozitë dhe opozitë. Në të kundërtën rrezikojmë të mbetemi të anashkaluar dhe të
pambrojtur në arenën ndërkombëtare.
Ngjarja
e (pa) pritur në 'Shtepinë e Bardhë' duhet t'na shërbej si moment
reflektimi për unifikim të qëndrimeve dhe veprimeve të politikës shtetërore, për
t'i lënë menjëanë dallimet partiake dhe inatet personale!
Heshtja
dhe mosdeklarimi i liderëve tonë shtetëror rreth asaj që ndodhi në takimin
Trump-Zelensky ne Zyren Ovale flet shumë per pozicionin e tyre të dh...!
Madje
disa subjekte dhe liderë partiakë kanë filluar të harrojnë luftën, bashkë me
këtë edhe ndihmën e madhe, të pa parë ndonjëherë gjatë historisë sonë
shekullore, që na erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bota e
civilizuar e demokratike në përgjithësi.
Pavarësisht
sjelljeve të liderëve partiakë, populli shqiptar i Kosovës përgjithmonë do t'u
jetë mirënjohës dhe falenderues SHBA-ve dhe shteteve më të fuqishme të
Bashkimit Evropian, për ndihmën e pakursyer në çlirimin e vendit tonë,
rindërtimin dhe konsolidimin e shtetit, ndihmë e cila po vazhdon edhe në ditët
e sotme.
Për
shqiptarët dielli lind në perëndim!