Mendime
Skender Jashari: Paqe me kthimin në vendet e origjinës të pakicave të tilla si ajo e Gazës dhe e republikave Srpska
E premte, 28.02.2025, 04:55 PM
Paqe e përhershme me kthimin në vendet e origjinës të pakicave të tilla si ajo e Gazës dhe e republikave Srpska etj.
Nga
Skender Jashari
Ishte i mrekullueshëm dhe sensacional njoftimi i presidentit të SHBA-së,
për vendosjen e popullatës ardhacake arabe të Gazës, në vendet arabe prej nga e
kanë origjinën etnike( kryesisht në Egjipt, pasiqë origjina etnike e tyre është
kryesisht egjiptiane).
Njejtë si çetnikët serb, që glorifikojnë dhe shenjtërojnë “Kosovën si
djep i tyre”, ashtu edhe arabët dhe islamikët, glorifikojnë dhe shenjtërojnë
territorin e Izraelit, e që edhe sllavët ashtu edhe arabët, janë ardhacak. Ashtu
si sllavët që erdhën në Gadishullin Ilirik, rreth shekullit VII, edhe arabët
islamik erdhën në territorin izraelit të Palestinës, në kohën e pushtimeve të Perandorisë
Arabe.[1]
Për ardhjen e fiseve barbare, ku përfshihen edhe fiset sllave në
Gadishullin Ilirik, tashmë nuk mund të kundërshtohet nga askush. Por hasim verbëria
fetare isislame dhe injoranca, shtuar gjithashtu edhe propaganda, bëjnë që kanë
mjegullu historinë e ardhjes së barbarëve arab në territorin Izraelit. Madje në
Trojet tona, kjo ka qenë kryekëput propagandë jugosllavo-serbe, që vazhdon të përhapet
qëllimisht.
Fiset arabe përfshi edhe ato fise që rrjedhin nga Gadishulli Arabik të Adnanit
ose Qahtanit,[2] e që me imponimin e Islamit nga
Perandoria Arabe, filloi edhe shpërndarja e fiseve të tilla, të cilat migruan
dhe u vendosën në regjione të ndryshme duke përfshirë edhe Levantin,[3] Mesopotaminë,[4] Egjiptin,[5] Sudanin,[6] Magrebin[7] dhe Khuzestanin.[8] Këto fiset arabe
pushtuese kanë ndikuar në ndryshimin e demografisë së regjioneve dhe kanë çuar
në rritjen e numrit të popullatës arabe,[9] madje duke luajtur rolë të rëndësishëm
në arabizimin etnik, kulturor, gjuhësor dhe gjenetik të Levantit dhe Afrikës Veriore,[10] pra ku përfshihet edhe territori
izraelit i Palestinës. Edhe në periudha të mëvonshme u ndryshu përbërja etnike,
p.sh :
1.Në fund të shekullit XVIII, pati lëvizje në dy drejtimet mes Egjiptit
dhe Palestinës. Mes viteve 1829-1841, mijëra fellahin( fshatar) Egjiptian,
arritën në Palestinë, pasiqë ikën nga rekrutimet e Mehmet Ali Pashës, e cila
ishte casus belli që të pushtonte Palestinën në tetor 1831, për t’i riatdhesuar
të arratisurit.[11] Duke i
kthyer dhe rivendosur në Deltën e Nilit, mirëpo kjo çoi në Revoltën e
Fshatarëve në Palestinë më 1834,[12]
por edhe pas tërheqjes së Egjiptit më 1841, shumë punëtorë e dezertorë mbetën
në Palestinë, shumica e të cilëve shumë shpejt u asimiluan në qytetet e
Jaffa-s, Gazës, Ultësirës Sharon dhe Nahal 'Iron. Sipas vlerësimeve migrantët
Egjiptian në këtë periudhë ishin rreth 15.000-30.000, derisa popullata totale e
Palestinës(nënkupto Izraelit) ishte rreth 350.000 njerëz.
2.Apo rasti tjetër pas vitit 1878, kur Austro-Hungaria e pushtoi
Bosnjën, një numër i vogël i muslimanëve u shpërngulën për në territoret
izraelite të Palestinës.[13]
3.Pastaj Perandoria Osmane edhe në Beershaba më 1914, vendosi rreth
55.000 popullatë beduinësh nga Hexhazi dhe Transjordania jugore.[14]
4.Gjatë viteve 1922 derisa ishte Mandati Britanik mbi territoret
izraelite të Palestinës, kishte 670.000 arab, kursë më 1948, emigruan duke u
dyfishu numri në 1.2 milion banorë.
Kam marrë këta shembuj për të parë dhe krahasuar sesa në detaje përputhen
me planet kolonizuese të pushtuesit serb ndaj Trojeve tona, të njejtën praktikë
kanë bërë edhe Perandoria Osmane dhe Kalifati Arab, edhe ndaj territorit
izraelit të Palestinës. Pakicat që kanë vendosur pushtuesit në çdo vend që kanë
pushtu, historikisht kanë dëshmuar që kanë qenë vazhdimisht të manipuluara dhe instrumentalizuara.
Vendosja e minoritetit pushtues arab në territorin izraelit të Palestinës, që në
kohën e Perandorisë Arabe ishte bërë me qëllim që kjo pakicë islamike të ishte
pushtetmbajtëse e këtij territori. Për fat të keq deri më sot, kjo pakicë islamike
me origjina të ndryshme etnike të territorit Izraelit të Palestinës, është keqpërdorur.
Prandaj më në fund, lumturisht shohim që presidenti i SHBA-së,
seriozisht do merret me zgjedhjen e problemit të terrorizmit isislamik të
Palestinës, prej nga do ketë impakt të theksuar edhe në radikalizmin,
ekstremizmin dhe terrorizmin isislamik në Trojet tona dhe në Perëndim.
Natyrisht të njejtën praktikë siç qeveria dhe ushtria izraelite është duke e
planifiku, që të merret me zhvendosjen e qytetarëve të gazës, për në vendet e
tyre të origjinës, do duhej që edhe shtetet tona të kërkonin në lidhje me
enklavat serbe që tentojnë të shndërrohen në « republika srpksa ».
Më: 27.02.2025
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për
rastet e sulmeve kundër policisë
dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim
është pjesë e marrur nga
punimi i bërë gjatë qëndrimit në
burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe
studime joformale ushtarake.
[1] The Islamization of the Holy Land, 634-1800. Michael Ehrlich,
Leeds, UK: Arc Humanities Press, 2002, faqe 3-4.
[2] The Arabs in Antiquity: Their History from the Assyrians to the
Umayyads, Jan Retso, Routledge, 2013, faqe 30.
[3]Like Fish in the Sea: The Lebanese Diaspora in Côte D'Ivoire, Ca.
1925-1990, Henry Christian Bierwirth, University of Wisconsin—Madison, 1994, faqe 42.
[4] Mohammadan Dyn:Orientalism V 2, Stanley Lane-Pool, Routledge, 2014,
faqe 109.
[5] History and Development of the Arabic Language, Muhammad
al-Sharkawi, Taylor & Francis, 2016, faqe 180.
[6] Sudan (Republic of Sudan) Country Study Guide Volume 1 Strategic
Information and Developments, IBP Inc, Lulu.com, 2017, faqe 33.
[7] The Mediterranean World: From the Fall of Rome to the Rise of
Napoleon, Monique O'Connell, Eric R. Dursteler, JHU Press, 2016, faqe 52.
[8] Social Theory and Regional Studies in the Global Age, Saïd Amir
Arjomand, SUNY Press, 2014, faqe 411.
[9] The Muslim Diaspora (Volume 1, 570-1500): A Comprehensive
Chronology of the Spread of Islam in Asia, Africa, Europe and the Americas, Everett
Jr. Jenkins, McFarland, 2015, faqe 205.
[10] "Genetic Evidence for the Expansion of Arabian Tribes into the
Southern Levant and North Africa, Almut Nebel, American Journal of Human
Genetics, 2002, 70 (6): 1594–1596.
[11] Haifa in the Late Ottoman Period, 1864-1914: A Muslim Town in
Transition, Mahmoud Yazbak, Ma?m?d Yazbak, 1998, faqe 18; The Egyptian
Question, 1831-1841, The Expansionist Policy of Mehmed Ali Pa?a in Syria and
Asia Minor and the Reaction of the Sublime Porte, Muhammed H. Kutluo?lu,1998,
faqe 58; The Royal Archives of Egypt and the Origins of the Egyptian Expedition
to Syria, 1831-1841, ?sad Gibr?'?l Rustum, 1936, faqe 78.
[12] Transformed Landscapes: Essays on Palestine and the Middle East in
Honor of Walid Khalidi, Walid Khalidi, Kam?l Man??r, Leila Tarazi Fawaz,
American Univ in Cairo Press, 2009, faqe 83-87.
[13] Ibrahim al-Marashi. "The Arab Bosnians?: The Middle East and
the Security of the Balkans" (PDF), faqe 4.
[14] https://users.cecs.anu.edu.au/~bdm/yabber/census/PalestineCensus1922.pdf,
(qasur më 20.08.2024), faqe 4; The Rise of Israel Practical Zionism, 1920-1939,
Contributor:Aaron S. Klieman, 1987, faqe 28; Census of Palestine 1931, Volume
1, By Eric Mills, Palestine. Census Office, 1933, faqe 329.