E merkure, 30.04.2025, 02:05 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Zhgënjimin ta kthejmë në forcë për ndryshim!

E hene, 24.02.2025, 07:52 PM


Zhgënjimin ta kthejmë në forcë për ndryshim!

Shkruan: Florim Zeqa

Jam nga ata që e kanë pritur një rezultat më të mirë zgjedhor të LDK-së. Këtë e dinë disa nga miqt me të cilët kemi komunikuar gjatë fushatës zgjedhore, të cilëve ua kam thënë se LDK-ja do të ngritet deri në 20 % e jo më lartë, por, për fat të keq mbeti edhe më poshtë se kaq!

50 % e elektoratit pasiv që nuk po del në zgjedhje janë ish elektorat i LDK-së rugoviane

Edhe pse isha i zhgënjyer me përpilimin e listës zgjedhore, heshta përgjatë parafushatës dhe fushatës zgjedhore, me të vetmin qëllim që mos ta dëmtojë partinë e zemrës time-ish LDK-në rugoviane!

Mirëpo, pas debaklit zgjedhor, duhet të ngrihet fuqishëm zëri i të gjithë ish veprimtarëve dhe aktivistëve të LDK-së, të larguar dhe anashkaluar pamëshirshëm nga grupet e interesit dhe matrapazët politikë!

Duhet të bien fuqishëm këmbanat e alarmit për elektoratin rugovian të LDK-së, që të ngrihen të gjithë me kërkesën për rimëkëmbjen e partisë shtetformuese.

Ngritja e LDK-së është e mundur vetëm përmes fillimit të një procesi të ndryshimit substancial, përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike brenda partisë e jo sikurse deri më tani me lista të mbyllura dhe me aklamacion!

Të gjithë në Kosovë e dinë se mbi 50 % e elektoratit pasiv që nuk po del në zgjedhje janë ish elektorat i LDK-së rugoviane, të zhgënjyer me kapjen e partisë nga grupet e interesit, nga matrapazët dhe mërcenarët, nga parashutistët dhe kontrabandistët e votës së lirë të qytetarëve.

Dy dekada të humbura janë shumë për LDK-në

Subjekti politik i cili për dy dekada nuk arrin ta shijojë asnjë fitore në zgjedhjet nacionale duhet të reformohet shpejt, në mënyrë substanciale dhe përmbajtësore e jo të mbahet me infuzion (me mercenarë të importuar nga partiitë e tjera) nga njëra palë zgjedhje në tjetrën!

Në demokraci nuk është tragjike mbetja në opozitë për një mandat politik dhe as nuk është tragjike e të qënurit partia e dytë, por është tragjike për një subjekt të traditës demokratike që në dy palë zgjedhje rresht të ngelet partia e tretë dhe të mos jepë llogari askush për këtë dështim!

Mungesa e (pa) përgjegjësisë politike do ta dëmtojë akoma më shumë LDK-në!

Për këto dy dekada të humbjeve serike të LDK-së disa herë jam zhgënjyer, por e kam rimarrë veten, por kësaj radhe jam zhgënjyer aq keq saqë vetëm një iniciativë e mirë dhe e shëndoshë reformuese do të më bëjë të shpresoj për një të neserme më të mirë të LDK-së!

Të dashur anëtarë dhe simpatizant të LDK-së, kudo që jeni, në Kosovë dhe në Diasporë, e di që jeni edhe më të zhgënjyer sesa unë me rezultatin zgjedhor. Nëse dëshironi që kjo të mos na përseritet më, duhet të ngrihemi të gjithë në mbrojtje të LDK-së nga shkatërrimi sistematik i grupeve të interesit, ngase nesër mund të bëhet tepër vonë siq ishte vonë për zgjedhjet e 9 shkurtit!

Florim Zeqa,   21.02.2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Luan Asllan Dibrani: Fatmir Limaj thyen akullin Nexhmedin Saqipi: Fatmir Limaj mes pragmatizmit politik dhe sfidave të legjitimitetit Luan-Asllan Dibrani: Shqipja në Maqedoninë e Veriut - Diskriminimi Politik dhe Rreziku i Coptimit të Shtetit Idriz Zeqiraj: Koalicioni LVV-LDK, zgjidhje e favorshme për Kosovën Aurel Dasareti: Sot është e mundur të shesësh anonimitetin tuaj shumë lirë Florim Zeqa: Tretja e traditës demokratike në LDK! Rrezart Kalaja: Ardian Kastrati - Manipuluesi i Politikës Kosovare Petrit Dibrani: Na bashkoi Profeti Fadil Sahiti: Pse njerëzit i nënshtrohen ideologjisë populiste Eshref Ymeri: Leksiku i turpshëm i Ramës në Sheshin Skënderbej dhe mjerimi i bujkrobërve socialistë Kalosh Çeliku: ''Hajvanë'' politik Luan Asllan Dibrani: Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih Kastriot Myftaraj: RTV Ora ndjek paratë publike dhe gjen gruan dhe vjehrrën e Erion Veliajt Sadik Bejko: Erion Veliaj, je sjellë si llagëm, si legen Florim Zeqa: Kush e bëri dasmën me të mirë!? Florim Zeqa: "Rruga e Re" e dërgoi në theqafje LDK-në! Fritz Radovani: Kush t’vrau pafaj o At Anton Harapi? Luan-Asllan Dibrani: Bashkëqeverisja mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, i Vetmi Version politik Petrit Dibrani: Gënjeshtrat dhe urrejtja e hoxhës Mustafë Bajrami ndaj Presidentit amerikan dhe admirimi për organizatën terroriste “Hamas”! Klajd Kapinova: J.D. Vance - “Bashkimi Europian tani kontrollohet nga një regjim totalitar, antidemokratik”

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx