Mendime
Kastriot Myftaraj: RTV Ora ndjek paratë publike dhe gjen gruan dhe vjehrrën e Erion Veliajt
E enjte, 20.02.2025, 07:57 PM
RTV Ora ndjek paratë publike dhe gjen gruan dhe vjehrrën e Erion Veliajt
Nga
Kastriot Myftaraj
Erion
Veliaj është ankuar se RTV Ora ndjek gruan dhe vjehrrën e tij. Në të vërtetë
RTV Ora ndjek rrjedhën se ku shkojnë paratë publike, domethënë paratë e
popullit që përdoren nga zyrtarët publikë dhe kështu arrin edhe te gruaja dhe
vjehrra e Erion Veliajt.
Gruaja
e Erion Veliajt merr së paku tre rroga si eksperte, me jo më pak se 20 mijë
euro nga tre institucione publike që janë ERE, OSHEEE, OST. Le të na thotë Lali
Eri se në cilin vend të Bashkimit Europian apo edhe në SHBA, gruaja e kryetarit
të bashkisë së kryeqytetit është eksperte e paguar e institucioneve publike, me
një pagë që kapërcen shumëfish pagën zyrtare të burrit të saj. Ia mirëkuptoj
sakrificën zonjës, e cila paguhet që të bëjë në publik rolin e gruas të një
njeriu që luan bashkëshortin për arsye politike.
Vjehrra
e Erion Veliajt ka marrë paga dhe honorare si mësuese te Liceu Artistik në
Tiranë pa hyrë asnjë ditë në ndërtesë në orët kur supozohet të ketë punuar. Dhe
këtu përjashtoj periudhën gjatë pandemisë kur mësimi bëhej online. Kjo gjë mund
të verifikohet me të dhënat videokamerave të ruajtura në serverat përkatës. A
mund të publikojë Lali Eri që flet shumë për transparencë të dhënat se sa është
paguar vjehrra e tij nga kjo shkollë publike dhe kush ka nënshkruar në cilësinë
e zyrtarit apo zyrtares përgjegjëse që ajo të marrë këto para publike.
Lali
Eri duhet ta dijë se edhe ato plakat që ndjekin dhe keqtrajtojnë policët e tij
sepse sheshin në rrugë marule dhe qepë janë vjerra të dikujt, nëna të dikujt.
Nëse
këto plaka do të merrnin para pa punuar si vjerra e Lali Erit, sigurisht që nuk
do të dilnin të shisnin në rrugë.
Zemra Shqiptare, 27.07.2021