E merkure, 30.04.2025, 02:07 PM (GMT+1)

Mendime

Arbana Xharra: Përkrahësit e diktatorëve dhe autokratëve as nuk zgjedhin mjete as nuk kursejnë njerëz

E marte, 18.02.2025, 07:56 PM


Arbana Xharra:

Për të arsyetuar çdo banalitet që e prodhon “Profeti” i tyre, përkrahësit e diktatorëve dhe autokratëve as nuk zgjedhin mjete as nuk kursejnë njerëz. Meqë më keni përfshirë në shumë postime lidhur me deklaratën mbrëmshme të Andinit, me shpifje dhe propagandë, duke i shpërndarë edhe fotot, ku shihem unë e sulmuar para disa viteve, më duhet të sqaroj disa gjëra: Ky lloj linçimi, i paprovokuar prej meje, nuk ndryshon nga praktikat e vendeve të udhëhequra nga autokratët, ku në momentin që dikush ua kritikon liderin, nuk linçohesh vetëm si individ, por edhe si familje. Ky është modeli që instalojnë pushtetet e udhëhequra nga liderë populistë të rrezikshëm, të cilët kanë dështuar në qeverisje dhe nuk tolerojnë asnjë zë kritik. Mund të thoni “mos na krahaso me Teheranin,” por nëse keni njohuri për historinë  dhe nëse jo, ju ftoj ta lexoni  do të kuptoni se çfarë ndodhi me revolucionin e vitit 1979, kur në emër të barazisë, të majtët dhe islamistët morën pushtetin. E njëjta narrativë po përdoret sot nga Albin Kurti. Unë personalisht jam përballur vite më parë me propagandën e Vetëvendosjes dhe mbështetësve të tyre ekstremistë islamistë, të cilët përdorën mediat e tyre për të më sulmuar dhe denigruar. Shpifjen se Andini më ka rrahur e kanë shpërndarë fillimisht anëtarë të VV-së, dhe kjo fushatë u ka shkuar për shtati ekstremistëve fetarë. Pse? Sepse vetëm pak ditë para se të sulmohesha fizikisht, te dera e shtëpisë sime vandalizuan, duke vizatuar kryqin e kuq, ato dite me dërguan foto të ISIS-it me mesazhe se do të na vrisnin fëmijët. Pra, nëse dikush ka ende dyshime për shkallën e linçimeve dhe etiketimeve nga VV-ja, duhet ta kuptojë se ato nuk ndryshojnë nga metodat e grupeve ekstremiste fetare. Në fund të fundit, ata përfaqësojnë të njëjtën ideologji. Andin Lokaj nuk paguhet nga taksat tuaja, ndërsa Albin Kurti, i cili paguhet nga taksat e gjysmë milioni votuesve, i quajti “hajvana” dhe “hajvanate” gjysmën e popullit. Pse s’po revoltoheni që për katër vjet kanë ikur mbi 200 mijë njerëz nga Kosova, nuk ka ardhur asnjë investitor i huaj dhe vendi është izoluar më shumë se kurrë? 250 mjekë e infermierë po e lënë Kosovën çdo vit, ndërsa me qindra miliona euro shpenzohen për t’u shëruar në Beograd, Shkup e Stamboll.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Luan-Asllan Dibrani: Pavarësia e Kosovës dhe Bojkoti i Veteranëve të UÇK-së Aurel Dasareti: Zgjohuni realisht dhe çlirojeni vendin nga mafia, hajdutët, pedofilët, tradhtarët dhe zagarët Sevdail Hyseni: Ismail Ismaili - angazhimi i pashuar për çështjet shoqërore dhe politike në vendlindje dhe diasporë Nue Oroshi: Na ishte njëherë një politikan i barkut dhe jo i mendjes Gani Qarri: Urim me gjithë zemër - Dardanisë Llesh Ndoj: Ekuilibër po, por vetëm sipas ligjit Fadil Sahiti: Çfarë e bën një politikan populist tërheqës Florim Zeqa: Homazh politikës së jashtme në 17 vjetorin e pavarësisë! Petrit Dibrani: “Lahuta e Malcisë” është Bibla dhe Kurani i Shqiptarisë Luan-Asllan Dibrani: Reagim kundër Berat Buzhalës dhe Petrit Selimit Col Mehmeti: 600 heronj të heshtur amerikanë e ruajnë Kosovën Idriz Zeqiraj: Fushata shpifarake, Bumerang për opozitën PAN-iste! 'Kastriot Myftaraj': Fakti, Erion Veliaj nuk është arrestuar për brekët e gruas Petrit Dibrani: Qeveritë shkojnë e vijnë, mirëpo sakrifica dhe gjaku i derdhur për Liri, nuk duhet të harrohet kurrë! Luan-Asllan Dibrani: Opozita e Kosovës, Korrupsioni dhe Denoncimi i Albin Kurtit Kalosh Çeliku: Kulturofagu Vladimir Shyti: Shqiptaria është zgjuar Gjon Keka: Kosova duhet me ia ngrit një Monument Falenderimi ShBA-s, Izraelit, NATO-s dhe BE-s Klajd Kapinova: “Demokratët” (lexo marksistët) e kanë kthyer dhembshurinë në hipokrizi Llesh Ndoj: Me ‘kinezërira’, as kinez nuk bëhesh dot, jo më europian!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx