| E marte, 18.02.2025, 07:56 PM |
Arbana Xharra:
Për
të arsyetuar çdo banalitet që e prodhon “Profeti” i tyre, përkrahësit e
diktatorëve dhe autokratëve as nuk zgjedhin mjete as nuk kursejnë njerëz. Meqë
më keni përfshirë në shumë postime lidhur me deklaratën mbrëmshme të Andinit,
me shpifje dhe propagandë, duke i shpërndarë edhe fotot, ku shihem unë e
sulmuar para disa viteve, më duhet të sqaroj disa gjëra: Ky lloj linçimi, i
paprovokuar prej meje, nuk ndryshon nga praktikat e vendeve të udhëhequra nga
autokratët, ku në momentin që dikush ua kritikon liderin, nuk linçohesh vetëm
si individ, por edhe si familje. Ky është modeli që instalojnë pushtetet e
udhëhequra nga liderë populistë të rrezikshëm, të cilët kanë dështuar në
qeverisje dhe nuk tolerojnë asnjë zë kritik. Mund të thoni “mos na krahaso me
Teheranin,” por nëse keni njohuri për historinë
dhe nëse jo, ju ftoj ta lexoni do
të kuptoni se çfarë ndodhi me revolucionin e vitit 1979, kur në emër të
barazisë, të majtët dhe islamistët morën pushtetin. E njëjta narrativë po
përdoret sot nga Albin Kurti. Unë personalisht jam përballur vite më parë me
propagandën e Vetëvendosjes dhe mbështetësve të tyre ekstremistë islamistë, të
cilët përdorën mediat e tyre për të më sulmuar dhe denigruar. Shpifjen se
Andini më ka rrahur e kanë shpërndarë fillimisht anëtarë të VV-së, dhe kjo
fushatë u ka shkuar për shtati ekstremistëve fetarë. Pse? Sepse vetëm pak ditë
para se të sulmohesha fizikisht, te dera e shtëpisë sime vandalizuan, duke
vizatuar kryqin e kuq, ato dite me dërguan foto të ISIS-it me mesazhe se do të
na vrisnin fëmijët. Pra, nëse dikush ka ende dyshime për shkallën e linçimeve
dhe etiketimeve nga VV-ja, duhet ta kuptojë se ato nuk ndryshojnë nga metodat e
grupeve ekstremiste fetare. Në fund të fundit, ata përfaqësojnë të njëjtën
ideologji. Andin Lokaj nuk paguhet nga taksat tuaja, ndërsa Albin Kurti, i cili
paguhet nga taksat e gjysmë milioni votuesve, i quajti “hajvana” dhe
“hajvanate” gjysmën e popullit. Pse s’po revoltoheni që për katër vjet kanë
ikur mbi 200 mijë njerëz nga Kosova, nuk ka ardhur asnjë investitor i huaj dhe
vendi është izoluar më shumë se kurrë? 250 mjekë e infermierë po e lënë Kosovën
çdo vit, ndërsa me qindra miliona euro shpenzohen për t’u shëruar në Beograd,
Shkup e Stamboll.