Mendime
Vladimir Shyti: Shqiptaria është zgjuar
E premte, 14.02.2025, 07:58 PM
SHQIPTARIA ËSHTË ZGJUAR
Nga
Vladimir Shyti
Lavdia
e një shteti në ngritje ka të bëj pikërisht me raportin midis asaj çka po jep
në të vërtetë dhe asaj çka mendojnë dhe e vuajnë të tjerët. Mirë do të ishte të
ishim në të njëjtin rrafsh me njëriun e lavdishëm. Të triumfosh në politikë në
arenën ndërkombëtare pa një ekonomi të mirëfilltë do të thotë; urrejtje nga një
masë e madhe që ti drejton. Kjo ekzistencë do të ishte e mjerë, vlera apo
jovlera e cila do të bazohej krejsisht në atë që rezultojmë në sytë e
ndërkombtarëve!E tillë është jeta e gjeniut tonë, duke u mbështetur në vlerat e
tij lavdëruese, pa miratimin e popullit të tij. Tashmë shqiptarët janë zgjuar,
çdo individ jeton dhe ekziston për vetveten. Ajo çka ai është, pamvarsisht nga
forma apo lloji, varet mbi të gjitha nga socializimi që ka fituar apo paraqitet
në shoqërinë shqiptare. Dhe nëse tek ai s’ka asgjë të denjë, çdo ndihmë nga
jashtë do të vlejë fare pak. Ndonse një rrugë e nisur s’ka fund, mos u tut por
shtrëngo dhëmbët, bëj hapa para, kërko ndihmë edhe nga te vobektit, ata nuk të
lënë në mes të rrugës në qoftëse u ke dhënë atë çkanë merituar.
S’ka
më budallenjë, shqiptarët e kanë përqafuar botën e jashtme. Vëndi ynë është
shpërfillur nga të gjithë partitë e krijuara në këtë vend. ”Budallenjtë”që u
morrën me kujdesin e vendit të tyre punuan aq sa mundën, ndërsa ju të mençurit
menduat për pasurimin vetjak dhe, më vonë për të vendosur një hireaki
shqiptare, ku mori vëmendje vetëm nëpërmes turizmit. Ky admirim u kthye në
gjënë më kryesore, një lavdi e rreme të pamerituar, ndërsa populli numëronte
qindarkat për të shtyrë ditën. Pra, çdo të fitonte përqindja më e madhe e
popullsisë, veç oligarkëve që do të mbushnin arkën e shtetit nëpërmjet taksave
e tjera e tjera, që njerzit e këtij vendi e dinë mjaftë mirë historinë prej shumë
vitesh.
Mosnjohja
e kësaj të vërtete nga Rilindasit Socialist, por edhe nga misionarët që punuan
me zell, ku edhe, aq më keq vazhdojnë të veprojnë në këtë vend me gjuhën e
gjarpërit, të cilët i japin vetes optimizëm është arsyea e shumë fatkeqësive të
këtij vendi të shpërbërë.
Zotërinj
pushtetarë! Populli ka dhëmbje, dëshira të parealizuara, gënjeshtra me imazhe
lumturie, që marrin mbi shpinë dhimbjen, e cila është reale dhe e pamohueshme.
Dhe, më absurdja është;se e kërkoni votën pa një pikë turpi. Shqiptari u ka
parë, u ka lexuar, ndaj shtrëngoni fort patrozhanistët, që marrin nga një kockë
herë pas here tu sigurojnë votat, siç kanë bërë dhe më parë. Kjo është një
joshje përmes një arti magjik, çnderim dhe mjerim, por, kur të kuptohet do të
jetë tepër vonë. Nëse do të jetë vonuar
pranimi e marrë në shqyrtim këtu, qëllimi për të shqyrtuar të ardhmen, do të
jetë vendimi jetës, duke shmangur dhimbjet e mungesa të nevojave njerzore, por
që nuk përshtaten nga qeveria shqiptare si një hymn madhështor të një vendi në
zhvillim, por të urryer nga shqiptarët e atëdheut, ku vendi jeton vetëm
mjerimin ekonomik.
Kjo doktrinë tepër morale, që dikton sot qeveria
në vendin tonë është vetëm një flluskë sapuni, që po shmang morrat e së
kaluarës, por populli ynë sot është zgjuar dhe, di të ndaj të mirën nga e
keqja. Ata, tashmë e kanë përfituar përvojën e cila sjellë bindjen e lumturisë,
që nuk po arrihet në këtë vend. Iluzione të shprehura në mënyrën e
shtojzovalleve, zhduken kur avitesh, ndërsa dhimbjet dhe mundimet janë reale.
Nuk mund të zgjedhësh mediokritetin e artë, duke shmangur koliben e ndyrë të
mjerimit, që për ju është lumturia e popullit. Turp! A e dëgjoni zërin e
popullit? Klithmat e tyre, largimin e të rinjëve, mundimet e të vjetërve, që u
dhanë jetë nga jeta e tyre. Tashmë kullat e larta po shëmben, një shkatërrim i
frikshëm, ku rrufetë e drejtësisë, kanë të bëjnë me mohimin dhe mospranimin e
atyrëve që ju i përvetsuat në mënyrë të padrejtë. Pra, kjo paska qenë përkorja
e synimëve personale, duke sjellë në Shqipëri rendin kapitalist. Ilimunati
botëror u dha gishtin, por ju morët trupin e një vendi, që e shndrruat në
skllavrim. Tashmë kërkoni votën edhe nga ata që i larguat nga vendi shqipëve.
Për këtë nuk mundem të shprehem;shqiptarët e kanë treguar veten e tyre në çdo
skaj të botës dhe, përshëndes të gjithë emigratët; Shqipërinë e keni këtu me të
mirat dhe të këqijat që përmban. Shqipëria është një dhe e pa ndarë, është toka
juaj, vendi ku mësuat analfabetin, historinë, por që nuk u fali ngrohtësi, por
të mos harrojmë;Ju jeni e ardhmja, ju jeni shqiponjat, që do të ndërtoni folenë
më të madhe të Shqipërisë së bashkuar. Ju lutem! Largoni lakejt nga vendi
Amë!Bëjeni Shqipërinë e madhe! Tundeni Evropën! Ju jeni mënçuria, kalorsit e
tempullit Pellazg, që sot po ndriçoni botën, bashkoni zogjtë e shqiponjës dhe
Zoti do t’u ndrisë udhën drejt bashkimit. Luftoni shqiptarë!Sot ju jeni
heronjtë e Shqipërisë!