E premte, 02.05.2025, 10:18 AM (GMT+1)

Mendime

Hafiz Gagica: Sfidat dhe përgjegjësitë pas zgjedhjeve parlamentare

E marte, 11.02.2025, 07:12 PM


Sfidat dhe përgjegjësitë pas zgjedhjeve të djeshme parlamentare

Shkruan: Hafiz GAGICA

Pjesëmarrja e mirë në zgjedhjet parlamentare të djeshme është një dëshmi e pjekurisë demokratike dhe e angazhimit qytetar në proceset shtet-formuese. Kjo tregon se Kosova ka arritur një nivel të rëndësishëm të demokracisë funksionale, duke krijuar një model për rajonin.

Rezultatet preliminare të shpallura nga KQZ-ja pasqyrojnë në masë vullnetin e qytetarëve si dhe kërkesën e tyre për një qeverisje më efikase dhe të përgjegjshme.

Megjithatë, pas çdo fitoreje, shtrohet nevoja për të tejkaluar fazën e fushatës dhe për t'u angazhuar në një periudhë të re politike dhe ekonomike. Fituesi duhet të largohet nga retorika e konfrontimit, sepse Kosova ka nevojë për një lidership të përgjegjshëm që i tejkalon ndasitë dhe që i jep përparësi interesave të qytetarëve, duke krijuar një klimë politike dhe sociale të bazuar në bashkëpunim dhe unitet.

Partit opozitare mendoi se duhet ta pranojnë dështimin dhe të çlirohen nga iluzioni i madhështisë boshe, që e izolon dhe e pengon në ndërtimin e një vizioni të qartë. Retorika dhe akuzat ndaj pushtetit nuk mjaftojnë; nevojiten ide dhe strategji konkrete.

Kosova ka një mundësi të madhe për të ecur përpara më shpejtë dhe kjo kërkon maturi politike si dhe qasje unifikuese për të garantuar një të ardhme më të mirë për qytetarët. Rinia e Kosovës, e rritur në një mjedis dhe shtet të pavarur, ka shprehur aspiratën e saj për një të ardhme evropiane, dhe kjo është një mundësi reale që udhëheqësit politik dhe shtetëror duhet ta kapin këtë shans historik, duke u përqendruar në zhvillimin dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe strukturat euroatlantike.

Në një kohë kur Evropa po përballet me sfida të shumta, Kosova duhet ta ruajë unitetin e brendshëm si dhe të tregojë mençuri politike në rrugën e saj integruese në Evropë për një të ardhme më të sigurt për gjithë qytetarët e saj.

Urime qytetarëve tanë për kulturën demokratike të treguar në këto zgjedhje si dhe për angazhimin serioz në këtë proces të rëndësishëm demokratik.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

''Kolegët'' e çkolegizojnë, Erion Veliaj në Burg - Njoftimi i SPAK Kastriot Frashëri: Shkëlqimi dhe rënia e lali Erit Gjon Keka: Katër opsionet e formimit të Qeverisë Luan-Asllan Dibran: Kreshnik Spahiu dhe Albin Kurti: Karrierizmi Politiko-Kombëtar dhe Dështimi i Iniciativës për Bashkimin Kombëtar Eshref Ymeri: Urime nga zemra Paraprakisht Adil Fetahu: Përse Serbia i shumfishon shifrat e viktimave të veta? Kalosh Çeliku: Hoxha i “Allahut” Luan Asllani Dibrani dhe Sak Muaji: Pavarësia e Kosovarëve dhe Rreziku i Tradhtisë Klajd Kapinova: DEI u zbatua nga globalistet për të dobësuar, degraduar strukturën, moralin dhe gatishmërinë e misionit të ushtrisë elitare amerikane Nue Oroshi: Ruani raportet shoqërore e familjare, mos i acaroni ato për çështje politike Rrezart Kalaja: Koalicioni “Lista për familjen” dhe Rreziku i Islamizmit Politik në Kosovë Kalosh Çeliku: ''Për inatë të vjehrrës, do të flej me mullisin'' Luan-Asllan Dibrani: Zgjedhjet e 9 Shkurtit: Fati i Kosovës në Duar të Qytetarëve Gjon Keka: Që të mos përsëritet historia, Kosova ta ruajë si sytë e ballit miqësinë dhe aleancën me Perëndimin Klajd Kapinova: Ekspozimi i abuzimit të USAID dhe cekici i Elon Musk kundër korrupsionit të biliona dollarë nga taksat e popullit amerikan Albert Zholi: Ilia Larti - Pse është shumë i theksuar bullizmi në shkollat shqiptare?! Idriz Zeqiraj: Maskarada parazgjedhore - abuzimi i vrazhdë Nexhmedin Saqipi: Rikthimi i pashmangshëm në vendin ku e ke devijuar rrugën Lutfi Dervishi: Për të riun antikonformist nga Lushnja dhe bashkëmoshatarët e tij si ai Eshref Ymeri: Agjenti i Milosheviçit “ka mbirë” në studion e Çim Pekës

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx