Mendime
Eshref Ymeri: Agjenti i Milosheviçit “ka mbirë” në studion e Çim Pekës
E marte, 04.02.2025, 07:53 PM
Agjenti i Milosheviçit “ka mbirë” në studion e Çim Pekës
Nga
Eshref Ymeri
Po
bëhen më shumë se katër vjet që kur mjeteve të informimit masiv në Tiranë iu
shtua edhe kanali televiziv “Syri”. Ky është i vetmi televizion opozitar
në vendin tonë, përballë gjithë kanaleve të tjera, të rreshtuara në krah të
politikës antikombëtare të qeverisjes socialiste, me në krye Ramën, armikun e
Republikës së Shqipërisë, të cilën ka gati 12 vjet që po e shpopullon me një
zell të paimagjinueshëm.
Televizioni
“Syri”, që prej vitit 2020, po ndiqet me shumë interes nga elektorati i djathtë
për të vërtetat që gazetarët e talentuar shpalosin në studiot e tij. Mes
emisioneve mjaft të ndjekura, është fort tërheqës edhe emisioni “Çim Peka
Live”. Por në këtë emision të bën përshtypje
të çuditshme dhe të lë një shije tejet të hidhur prania e një figure shumë të
neveritshme, si ajo e agjentit të Milosheviçit, me emrin Baton Haxhiu.
Në
një material, të botuar në internet më shumë se pesë vjet më parë, thuhet:
“Opinionisti
Gani Mehmetaj, përmes një shkrimi ka zbuluar detaje të pathëna nga Gjyqi i
Hagës, ku gazetari Baton Haxhiu ishte dëshmitar në këtë proces për krimet e
“Kasapit të Ballkanit” - Sllobodan Milosheviç. Mehmetaj shpjegon se, “Kasapi i
Ballkanit e frikësoi keqas Batonin, e frikësoi edhe Bakallin, duke ua bërë me
dije publikisht se ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit Serb, prandaj s’kishin
ç’të dëshmonin pos qyqarisë së tyre”. Opinionisti Gani Mehmetaj shkruan:
“Kush
e caktoi Baton Haxhiun dëshmitar në Gjyqin e Hagës, kur gjykohej Milosheviçi,
askush nga shqiptarët nuk di ta sqarojë as pas 17 vjetësh. Nuk e thonë as në
Tiranë ku Haxhiun e bënë “kosovarin” kryesor, kur duan të na fyejnë në
inteligjencë e në arsim, nuk e thonë as në Beograd, ku ai shkon shpesh… Kasapi
i Ballkanit e frikësoi keqas Batonin, e frikësoi edhe Bakallin, duke ua bërë me
dije publikisht se ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit Serb, prandaj s’kishin
ç’të dëshmonin pos qyqarisë së tyre. Ende nuk më shqitet thënia e Milosheviçit,
drejtuar Baton Haxhiut: “Ti ke qenë bashkëpunëtor yni, apo jo? Dëshiron të ta
dëshmoj?”. Ndërsa dëshmitari Haxhiu, që duhej të dëshmonte krimet e serbit, ul
kokën, sikur ta kastronin. Ish-kreu i Beogradit e paralizon dëshmitarin
shqiptar, si gjarpri bretkosën... Një mik imi, i cili i ka
për qejf teoritë e konspiracionit, më tha në mënyrë profetike: Do ta shikosh
kur ta bëjnë yll gazetarin Baton Haxhiu në Tiranë! E shikova me mosbesim. Ai
ishte i bindur se lobi serb ka shumë ndikim në qarqet politike e të mediave
shqiptare. Nuk shkoi shumë kohë kur vërtet doli profecia e mikut tim. Baton
Haxhiu, apo “Nuk kaka”, sikurse e quanim ndryshe, u bë yll në mediat
elektronike të Tiranës, e caktuan nëpër organizata e juri, madje e emëruan në
jurinë e Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, që ishte kulmi i
cinizmit. Sikur bënin garë kush do ta rrëmbente më parë: e djathta apo e
majta shqiptare. E mbanin në prehër, e mëkonin dhe e përgjëronin. Një
gjysmanalfabeti ia dhanë kompetencat që të përfaqësonte “kosovarët” kudo dhe
kurdo, në Tiranë, në Prishtinë e në Beograd. Vula e shërbëtorit të zbulimit
serb u bë e fuqishme, ia hapi të gjitha dyert. Është “kosovari” më i
privilegjuar në Tiranë e në Beograd. Milosheviçi, në vend se ta turpëronte para
shqiptarëve, e bëri yll në median shqiptare të Tiranës...” (Citohet sipas: ““Zbulimi
tronditës / “Ti ke qenë bashkëpunëtori yni, dëshiron ta dëshmoj”, kështu
reagoi Baton Haxhiu kur i tha Millosheviçi…” Faqja e internetit e gazetës “Standard”.
22 nëntor 2019).
Mbi bazën e këtij informacioni, vetvetiu lindin disa
pyetje:
Së pari, si
është e mundur që gazetari i njohur Çim Peka e fton Baton Haxhiun rregullisht
në emisionin e vet, duke e ditur që ka të bëjë me një agjent të UDB-së
milosheviçiane dhe prania e tij në studio është një fyerje e rëndë për
teleshikuesit, sepse agjenti i Milosheviçit, si tradhtar i kombit shqiptar,
duhej arrestuar me kohë dhe të dergjej në burg?
Së dyti, vallë
të mos e dijë Çim Peka që agjenti i UDB-së Baton Haxhiu është këshilltari i
përkëdhelur i Ramës dhe ura lidhëse e tij me kryekriminelin e Dardanisë,
Vuçiçin?
Së treti, a
kanë të drejtë teleshikuesit të dyshojnë se edhe Çim Peka paska rënë nën
ndikimin e lobit serb në Tiranë, prandaj edhe i lejuaka vetes që spiunin e
Beogradit ta ketë të ftuar të përhershën në emisionet e veta?
Kaliforni, 03 shkurt 2025