Mendime
Përparim Hysi: Eseja e gjimnazistes
E hene, 03.02.2025, 06:17 PM
Eseja
e gjimnazistes
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
Profesor
JOSIF SOTIRI, porsa kish dalë në
pension, se në atë kohë, arsimtarët dilnin në pension në moshën 55-vjeç dhe, po
të gjykoje, kur e shihje, e mendoje si
vital e plot energji, sado që kish kaluar mbi
30-vjet punë. Qe aq i mbajtur , sa të gjithë i thoshin: je si një burrë
që sa ka kaluar moshën e adoleshencës. Qe
gojëmprehtë dhe shpesh u përgjigjej pyetësve o me shembuj analogë ose me
shpoti.
-Profesor,
je si djalosh, i tha dikush. Dhe ai:- E pyetën kaun:-Pse e ke qafën të rrjepur?
-Do pyetur zgjedha që më rrinte mbi qafë, -tha kau.
Një
ditë, tek pinte kafe tek klubi i komitetit, u përballë me kryetarin e Komitetit
dhe, ky i fundit, kur e pa, i tha:-Profesor, të paça fatin, pa t'u zbardhur
flokët më ke dalë në pension! Ndërsa e dëgjuan dhe të tjerë dhe, tek e dinin që
profesori e kish gjuhën brisk, u bënë sy e veshë për të pritur përgjigjen.
-Shoku
kryetar, -foli me politesë profesori, -nuk ke pse lakmon fatin tim se, ngaqë
je me origjinë fshatar porsi unë, po të
them:-Unë punova 30-vjet dhe vetëm kam "lehur". Por të më falësh,
kryetar, një qen i mirë 10-vite leh dhe
pastaj ngordh, kurse unë 30-vjet!!! Të tërë ia dhanë të qeshurit dhe bashkë me
ta dhe kryetari.
-Ta
gëzosh, ta gëzosh Profesor, por bëjmë dhe ndonjë shaka.
Profesori
kish dhënë letërsi në gjimnazin e qytetit dhe tash, në pension, e kalonte kohën
ose duke lexuar(kish një bibliotekë me mbi dymiijë libra) ose duke shkuar për
peshkim sa në dy lumenjët që e kishin futur qytetin në mes, aq dhe në det, sado
që deti qe gati mbi 20 km larg.
*
Kishte
një shtëpi përdhese aty në fund të qytetit dhe shpesh, mbasditeve eglendisej me
një kopsht të vogël a disa pemë. Jepte e merrte, si për t'i gjetur vetes punë
dhe kështu e gjeti dhe gjimnazistja e kësaj eseje. Ajo trokiti tek porta e
vogël dhe Profesori, kur e hapi, pa një vajzë me një libër në dorë.
-Profesor,
- foli pak mbytur vajza, - unë jam çupa e Zoicës dhe kam ardhur me porosi nga
mamaja.
Profesori
i ra përpara dhe futi tek dhoma ku, pothuaj krejt faqa e murit, qe e zënë me
raftet plot me libra. Vajzës iu duk sikur nuk qe në një shtëpi si vizitore, por
në një nga dhomat e bibliotekës së qytetit.Ndërkaq, Profesori e pyeti:-Pa më
thuaj si e ke hallin dhe më the se je çupa e Zoicës, por a e di se sa Zoica kam
patur nxënëse, ndonjë dhe si kolege, por
që të kthiellem mirë:e kujt ZOICE je? Jam e bija e Perikli ZH...por babi më ka
vdekur dhe vetëm me maman jetojmë.
-Më
vjen keq për babin , se e kam njohur dhe sa për Zoicën... tani e la pa mbaruar
frazën dhe, për ta kapërcyer sado pak këtë situatë, kaloi drejt e tek pyetja tjetër:
-Po
hë pse të dërgoi ZOICA tek unë?
-Profesor,
- tha vajza, - unë duhet të dorëzojë një"ese" për "Vajza dhe
vdekja" të Gorkit, por mamaja ngulmoi:-Që të marrësh 10, shko tek
Profesori im. Ai është"ilaç", - më tha.
Ilaç,
lozi me fjalën profesori, por, nëse doza e ilaçit është e rëndë, i sëmuri vdes,
moj çupë e Zoicës. Më quajnë Arta dhe mamaja më thërret Artushe, -tha duke u
skuqur vajza. E, kështu moj Artushe! Të shkosh e ma përqafo ZOICËN dhe nesër,
në këtë orë, të vish ta marrësh,
Të
falnderoj, Profesor, -tha vajza e emocionuar,
dhe kur i dha dorën, iu hodh në qafë. Profesori e largoi pak si me politesë,
sado që një muskul në zemër sikur iu drodh. Sytë e vajzës shkëlyqyen nga
emocioni dhe mezi u shkëput nga Profesori. Sa mbylli portën , ndoqi me sy që brenda gardhit, gjimnazisten
që po largohej.
U
fut tek dhoma ku kish lënë librin dhe, tek e shfletonte fare kot, mendoi për ZOICËN ZH...
*
ZOICA
kish qenë dikur nxënësja e tij dhe jo vetëm kaq.Atëherë ai, kish apo nuk kish
as 10-vjet punë dhe qe, siç thoshte, si një grurëhalëzi. Jepte letërsi dhe
pasionant pas profesionit mend mbante gjallë kërshërinë e nxënësve. Kur
recitonte, sidomos pjesët lirike, humbte
në rol si një aktor perfekt. Sado që qe i martuar e me fëmijë, nuk i shpëtoi
tundimit ndaj ndonjërës prej tyre, por kthiellohej dhe i thosh vetes:ndal!
Ishte në nderin e tij de ca më shumë në karakterin e tij që t'i shmangej ndonjë
tundimi, si pak
"agresiv".Vajzat maturante janë me këmbë në yzengji dhe, shpesh, kanë
një harlisje që ka nevojë për fre. Por tek po zhytej në meditim, iu kujtua ajo
fjala e kryetarit që i tha:"Të paça fatin". E fati, - foli si me vete, -është paksa si
një letër e shkruar nga ZOTI. Nëse e ka shkruar ZOTI, do nuk do, do bësh ashtu dhe nuk e luan topi. Se kështu
ndodhi, para shumëkohësh, me ZOICËN që sot i dërgoi çupën e saj për një ese. ZOICA qe jo vetëm e pasionuar pas letërsisë, por edhe ca
më shumë. Profesori pat flirtuar me të
dhe pasioni aq e kish verbuar aq sa, për
pak, desh i dha fund familjes. Qe fat
se, pikërisht, në pikën e"vlimit",
flirti apo dashuria aq e zjarrtë, befas u fashit.U fut në mes
Perikliu(tani i ndjerë) dhe ZOICA lidhi martesë me të. Tek sjell ndërmend
çastet me ZOICËN, Profesori ndjen emocione që kanë lënë gjurmë të cilat i
ngjajnë asaj plagës që, gjatë kohës vë korë, por, pak po t'i heqësh korën,
plaga zë e rrjedh. Pastaj ai kujton fjalën"ilaç" dhe e njeh mirë
aluzionin apo"ishareti" që i bën ish-mikja e tij nga larg. Shkundi
kokën dhe, si erdhi tutje-t'hu nëpër dhomë, u ul në karrike dhe pasi nxori
stilografin, filloi të shkruaj në një fletore për esenë.Qe si një"detyrë
shtëpie" që, qoftë nga profesioni dhe ca më shumë nga ZOICA, duhet ta
kryente sa më parë. Brenda një ore i dha fund dhe, pasi e lexoi me vëmendje, u
kënaq dhe tha:-ZOICË, sa mall kam për ty, me aq mall e kam shkruar këtë ese
për ARTUSHEN tënde që ngjaka me ty sa një pikë me pikën.
*
Të
nesërmen, po mbasdite, erdhi ARTUSHJA. Tani ishte si më e çliruar nga emocionet
dhe, kur u ul në të njëjtën karrike si një ditë më parë, vuri re se Profesori
apo"ilaçi" siç e quante mamaja, tek po matej të hapte fletoren ku
kish shkruar"esenë", dukej sikur do t'i jepte "recetën" për
të shëruar emocionet e çastit.
Profesori
nuk ia lexoi, por "në vija të trasha" i foli për vlerat e kësaj poeme
që evokon jetën.Mesazhi më me vlerë është fakti shumë domethënës:"Jeta e
mund vdekjen".Ky mesazh, -theksoi Profesori, -siç ka vënë re, kritika e
kohës e ka bërë poemën "Vajza dhe vdekja" si një vepër që
konkuron me"Faustin" e GËTES.Profesori harroi ku ishte dhe vazhdoi
ligjërimin e tij, ndërsa ARTUSHJA bërë sy e veshë, e kish humbur purullën dhe
qe gati "duke pirë ilaçin" e atij që cicëronte. Befas, Profesori
qëndroi dhe ballas pa gjimnazisten që kishte po ato"reflekse vrasëse"
të ZOICËC. Ai u afrua dhe, për çudi,
Artushja qe ngritur në këmbë .
Tani arsyetimi shkoi në dreq. Ai zgjati duarët sikur do ta përqafonte,
por ajo, sikur ta kish pritur këtë përqafim, ia bëri duarë kular mbi qafë
Profesorit. Tani"Zaret u hodhën " , kur tha Cezari ."Ilaçi"
u derdh mbi "plagën" e dikurshme të ZOICËS dhe në këtë atmosferë kaq
inkadashete u nënshkrua një pakt dashurie. Fati apo rasti? Sidoqoftë, pas këtij
flirti kaq të beftë dhe të papritur, e para foli ARTUSHJA:-Profesor, -tha ajo,
- unë nuk di se si të falnderoj. E kisha
porosi nga mamaja. Erdha enkas se i di të gjitha. Mamaja nuk ju hiqte nga goja.
Si është e mundur?-pyeti dyshues ai. Po, Profesor! Që të gjitha ..Shkëmbyen një
puthje të nxehtë(dhe për maman, shtoi ajo) dhe, pai mori esenë, doli duke i
premtuar një kthim pas vlerësimit atje, në klasë.
Profesori,
sado pak i fajshëm, arsyetoi si një fatalist idulgjent: dhe kjo që ndodhi qe
shkruar nga ZOTI .Fatit nuk i shmangesh dot.
*Çdo emër është përkim i
rastësishëm.
Tiranë, 1 shkurt 2025