E enjte, 01.05.2025, 03:45 AM (GMT+1)

Mendime

Fadil Sahiti: Qosja si studiues dhe si politikan

E shtune, 01.02.2025, 07:53 PM


QOSJA SI STUDIUES DHE SI POLITIKAN

Nga Fadil Sahiti

Kam respekt për studiuesin e letërsisë Rexhep Qosja. Këtë respekt m’a imponon puna e tij profesionale. Jam i apasionuar pas letërsisë dhe këtu përfundon marrëdhënia ime me të. Dua të them se kompetenca ime në vlerësimin e vlerës së veprave të shkencëtarit Qosja është krejtësisht e parëndësishme. Mendoj se veprat e tij janë ende hipoteza, vlera e të cilave ende duhet të testohet nga të tjerët. Me sa di unë, dhe informacioni im për këtë mund të mungojë, shkenca e kritikës letrare ende nuk ka dhënë mendimin e saj për vlerën e kësaj vepre. E kam fjalën për një vlerësim profesional në korpusin shkencor, të botuar dhe të disponueshëm për të gjithë.

Por, Rexhep Qosja si intelektual, si mendimtar, e sidomos si politikan është ndër figurat më kontroverse ndër të gjithë shqiptarët. Nuk është hera e parë që profesor Qosja mban anë në procese të ndryshme politike. Qosja, më shumë se në argumente dhe vizion, deklaratat e tij i ka mbështetur gjithmonë në idhnim, në inat personal. Mendësi tipike shqiptare. Ai thotë se do të votojë për partinë në pushtet sepse ajo ka miratuar një ligj që konfiskon pasurinë e atyre që kanë krijuar pasuri përmes korrupsionit. Kush janë ata? A janë ata që ai vetë i ka mbështetur dikur?

Është interesante. Në popullatën e partive politike shqiptare të gjithë janë kundër të gjithëve. Për shembull, për shkak të armiqësisë së Ramës ndaj Berishës, Kurti ka marrëdhënie shumë të relaksuara me Berishën, e ky i fundit e do Kurtin pikërisht sepse i pari ka marrëdhënie të këqija me Kurtin. Ndërsa Rama ka treguar gjithmonë konsideratë për Qosjen, sepse ky është armiku i Berishës. Berisha e urren Thaçin njësoj si Qosjen, por Rama e quan Thaçin vëlla por nuk e do Kurtin, e, e urren Berishën. Ndërkaq, Qosja e do shumë Ramën, Kurtin edhe më shumë, tani ka filluar ta mos e pëlqejë të korruptuarin Thaçi, ndërsa Berishën e urren.

Tatari i marrtë vesh!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Florim Zeqa: "Referendumi" nuk kalon! Rrezart Kalaja: Manipulimi i historisë dhe rreziku nga ekstremizmi i Islamit politik Lekë Mrijaj: Mesazhi i përgjithshëm për politikanët e Republikës së Kosovës Vladimir Shyti: Lavdia e pushtetarit është një vlerë realitive, duke e kerkuar në brendinë e popullit Ndue Ukaj: Armiku numër një i vendit tonë është shkalla kritike e injorancës Kalosh Çeliku: Dje spiunë, sot 'patriotë' Klajd Kapinova: Unë u shpëtova nga Zoti, për ta Bërë Amerikën të Madhe Përsëri Florim Zeqa: Braktisja e veprimtarëve dhe luftëtarëve, mallkim për kombin! Aurel Dasareti: O shqiptar, fitorja të pret, mos u dorëzo! Albert Zholi: Mustafa Koçeri - Vërniku, fshati që jeton pa rrugë, pa drita, pa ujë, pa shkollë e shëndetësi Petrit Dibrani: Rexhep Qosja - Turqinë e kemi vëlla të madh dhe islamin fe! Florim Zeqa: Për liderët gjumë nuk ka! Albert Zadrima: Çfarë i duhet më tepër një populli të qytetëruar që të rrëzojë një KM dhe qeverinë e tij? Florim Zeqa: Vazhdojnë reprizat e fushatave zgjedhore! Luan-Asllan Dibrani: Sulmi në Skenderaj si Sinjal i Vetëgoditjes Politike të PDK-së Kalosh Çeliku: Dita e Nesërme ende Larg Luan-Asllan Dibrani: Fiknete Bejta: Profesoresha, Aktivistja dhe Sfiduesja e Kuvendit të Kosovës Klajd Kapinova: Janullatosfobia, shqiptarët ekstremistë të Al Qaidës dhe kush është realisht Janullatosi Nexhmedin Saqipi: Kosova dhe rruga drejt identitetit të humbur Luan-Asllan Dibrani: Albin Kurti – "Baba i Kombit": Epiteti i Popullit ose Kulti i Indivdit?

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx