E enjte, 01.05.2025, 04:57 AM (GMT+1)

Mendime

Vladimir Shyti: Lavdia e pushtetarit është një vlerë realitive, duke e kerkuar në brendinë e popullit

E premte, 31.01.2025, 07:55 PM


Lavdia e pushtetarit është një vlerë realitive, duke e kerkuar në brendinë e popullit

Nga Vladimir Shyti

Në Shqipëri, fjala i lumtur kthehet në moçal, sidomos kur shprehet haptazi nga pushtetarët, që e kanë veshin e shpuar dhe gjithçka mbetet e palëvizur. Dhe, të talentuarit e politikës bëhen më pak të admiruar, kur ngrenë lartë të keqin, që shumica e njerzëve e shohin fatkeqësisht çdo ditë. Të mos harrojmë se kjo ndodhë në të gjithë botën. Një plagë, që nuk do të zhduket kurrë: të çmendurit duhet të bëhen me domosdo të mençur dhe, kjo gjë s’ka për të ndodhur kurrë, ata do të gjykojnë me sytë e mendjen e tyre. Kjo paaftësi intelektuale vlerësohet aq pak, sesa mund të gjendet në vendin tonë, duke u shoqëruar me çoroditjen civile për çdo lloj forme që shfaqet.

Miratohen ligje si rregullator, duke i dhënë secilit a priori si besushmëri, ndërkohë shohim haptas shtrembërimin e tyre, duke sfiduar opinionin e masave, paçka se autori mbetet i famshëm dhe pse ai nuk zbaton ligjin e vendosur kalimthi në parlament. Pra një lavdi e rreme, e cila humbet efektivitetin dhe, më e keqja e përfiton dashamirësi i atij që nxorri ligjin. Kjo do të thotë se ajo ishte një mbivlersim i përkohshëm, e shpallur me bujë nga një turmë miqësore kanidatësh në dukje dhe e shpërhapur nga jehona e kokave boshe, por që mbushin xhepat e tyre.

Dhe, kështu kombi bëhet kryelartë, ka gjithmonë në gojë përparimin;në rastin tonë turizmin, që e quan një arritje pa nguruar, shtysën kryesore të çdo veprimi dhe çdo krijimi të madh në sytë e botës.

Populli kacaviret majave ku shkëlqen tempulli lavdisë me një ekonomi tepër të varfër, duke përbuzur kënaqësitë e pushtetarëve, ku dhe po jeton ditë të vështira. Të rinjtë enden nëpër botë, për të kërkuar mirëqenien e tyre, të cilën nuk i’a afron vendi vet, të vjetrit vjellin vrerë, duke u përplasur me lloje të ndryshme ligjesh, që edhe vet ligjvënësit nuk i kuptojnë, administrata shtetërore e sheh karriken si mjet fitimi, punëdhënësit kërkojnë puntorë me pagesa minimale shumë poshtë stadit evropian, megjithëatë, lavdia kryeson vendin, që pa dyshim është dytësore, një jehonë e thjeshtë, një shëmbëlltyrë dhe një hije e meritës. Pra, ky admirim që është kthyer në çështje kryesore nga pushtetarët është i padenjë, një lavdi e rreme dhe të pamerituar, por që e kërkojnë në brendinë e popullit.

Tashmë shqiptarët janë tepër të çorientuar para zgjedhjeve parlamentare, si brenda vet shqiptarëve dhe ata në emigracion. Njerzit zakonisht s’kanë një gjykim të vetin, u mungon aftësia të çmojnë veprat me vlera, kur ato bien ndesh me jetesën e tyre;ata dëgjojnë gjithmonë një autoritet, ku lavdia duhet të bazohet në besueshmëri dhe në mirëbesim. Pra, çfar vlere mund të kenë duartrokitjet e zhurmëshme për disa arritje, që për masën e gjërë të popullatës nuk ka efektivitet dhe, mund ta quajnë këtë si një jehonë e pak zërave. Ndërsa populli plaket, të rinjtë jo të besueshëm për të ardhmen dhe publiku ynë bëhet tërsisht i shurdhër krashi duartrokitjeve të vetmit njeri, që duke mos qenë shurdh i lypet të dëgjojë dhe të shpërndajë buzëqeshje e batuta tek ata që e admirojnë, gjithëashtu edhe te ata që e shohin shtrembër.

Megjithatë “lavdia”i përgjigjet gjithnjë vështirësive për t’i kapërcyer e për të arritur tek ajo që populli nuk e duartroket. Përmes rrugëve të ashpra e të lodhshme, zgjedhjet e reja asgjë nuk japin për publikun e gjërë, ndaj mendjet e lodhura duhen përdorur tanimë mbi to, duke përdorur çdo lloj rregullimi të mundshëm.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ndue Ukaj: Armiku numër një i vendit tonë është shkalla kritike e injorancës Kalosh Çeliku: Dje spiunë, sot 'patriotë' Klajd Kapinova: Unë u shpëtova nga Zoti, për ta Bërë Amerikën të Madhe Përsëri Florim Zeqa: Braktisja e veprimtarëve dhe luftëtarëve, mallkim për kombin! Aurel Dasareti: O shqiptar, fitorja të pret, mos u dorëzo! Albert Zholi: Mustafa Koçeri - Vërniku, fshati që jeton pa rrugë, pa drita, pa ujë, pa shkollë e shëndetësi Petrit Dibrani: Rexhep Qosja - Turqinë e kemi vëlla të madh dhe islamin fe! Florim Zeqa: Për liderët gjumë nuk ka! Albert Zadrima: Çfarë i duhet më tepër një populli të qytetëruar që të rrëzojë një KM dhe qeverinë e tij? Florim Zeqa: Vazhdojnë reprizat e fushatave zgjedhore! Luan-Asllan Dibrani: Sulmi në Skenderaj si Sinjal i Vetëgoditjes Politike të PDK-së Kalosh Çeliku: Dita e Nesërme ende Larg Luan-Asllan Dibrani: Fiknete Bejta: Profesoresha, Aktivistja dhe Sfiduesja e Kuvendit të Kosovës Klajd Kapinova: Janullatosfobia, shqiptarët ekstremistë të Al Qaidës dhe kush është realisht Janullatosi Nexhmedin Saqipi: Kosova dhe rruga drejt identitetit të humbur Luan-Asllan Dibrani: Albin Kurti – "Baba i Kombit": Epiteti i Popullit ose Kulti i Indivdit? Llesh Ndoj: Parti 'të vogla', parti 'të mëdha' dhe sëmundja e shifrave Florim Zeqa: Dëshirat dhe mundësitë reale të opozitës! Kalosh Çeliku: Nuk i bihet me thupër samarit pa i ra me shkop gomarit Fritz Radovani: At Gjergj Fishta - Mrizi i Zanavet

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx