Mendime
Florim Zeqa: Dëshirat dhe mundësitë reale të opozitës!
E diele, 26.01.2025, 07:50 PM
Dëshirat dhe mundësitë reale të opozitës!
Opozita
e ndarë, e ndihmon partinë në pushtet
Ashtu
sikurse pushtetarët edhe opozitarët, tubimet e para elektorale i filluan me
kremten e fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit edhe pse qëndron dallim i madh mes
tyre në numra real!
Shkruan:
Florim Zeqa
Bartja
e organizuar me autobus e njerëzve nëpër tubime nga e gjithë Kosova në një
qytet është bërë praktikë e të gjitha partive në garën për pushtet.
Tubimet
masive të partive nuk mund të jënë kriter vlerësimi i rritjes apo rënjes së një
partie, për shkak të heterogjenitetit të pjesëmarrësve edhe nga votuesit e
partive tjera.
Kur
jemi në këtë segment, duhet të permendi edhe një fakt se, sot në Kosovë janë të
rralla familjet që janë unike në voten e tyre, për shkak se në një Familje
katër anëtarëshe janë futur pesë e më shumë parti politike!
E
kam thënë edhe në një nga shkrimet paraprake, se partitë opozitare, kanë gabuar
që nuk janë bërë bashkë në koalicion të madh parazgjedhor, ose ketë e kanë bërë
me qëllim sa për të matur forcat, por jo edhe për të marrë pushtetin!
Secila
nga tre partitë parlamentare në opozitë janë të bindura se të vetme nuk mund ta
marrin pushtetin në zgjedhjet e 9 shkurtit, por akoma më të vështirë do ta kenë
të bëhen bashkë, siq nuk munden të bëhen bashkë për katër vite në Parlament.
Mbase
është e vështirë të thuhet me saktësi dhe në mënyrë hipotetike, se cila nga
partitë opozitare do të ngarendin e para për t'iu vardisur Kurtit në pushtet,
porqë njëra prej tyre do t'i shkojë gjithsesi!
Pavarësisht
faktit se cila nga partitë opozitare i shkon Albin Kurtit në bashkëqeverisje,
kurban i atij koalicioni do të bëhet presidentja aktuale, Vjosa Osmani, e cila,
edhe nëse nuk shkarkohet, do të pasohet nga një kandidat i koalicioni në
pushtet!
Rënja
e Vjosa Osmanit nga posti i presidentes është i pashmangshëm si pasojë e
ftohjes së marrëdhënjeve me Albin Kurtin dhe i pazareve politike për pushtet
mes njërës nga partitë opozitare që do t'i bashkohet Albin Kurtit!
Megjithatë,
Vjosa Osmani e ka një mundësi të artë! Nëse LDK bashkohet me LVV-në, sërish do
të jetë shoku i klasës Sorosiane, Lumir Abdixhiku, ai i cili do ta ndihmojë
sërish Vjosen, siq e ndihmojë më bërjen e kuorumit në Kuvend në vitin 2021 për
zgjedhjen e saj presidente të shtetit.
Në
rastin tjetër, të koalicionit LVV-PDK, Vjosa Osmanit nuk i mbetet tjetër, veçse
t'i përgatis valigjet! Pasi, Kurti do t'i lëshojë Bedri Hamzës postin e
kryeministrit dhe vet do të ngritet në postin e presidentit!
Ndryshe,
edhe pse koalicioni LVV-AAK duket i pamundur, në politikë çdo gjë është e
mundur. Por, edhe nëse një gjë e tillë ndodh, Ramush Haradinaj nuk i shkon
Kurtit në koalicion pa e marr postin e presidentit!
Këto
janë në suazat e parashikimeve të mia paragjedhore, sikurse edhe renditja e
partive politike: 1. LVV, 2. PDK, 3. LDK, 4. AAK e kështu më radhë.
Dikush
edhe mund të mos pajtohet me parashikimet e mia, siq nuk pajtohet LDK-ja, e
cila parashikon dyfishim të votes dhe përtej saj. Megjithatë, unë nuk po i vë
pikë kësaj pune, kapakun do t'i vënë qytetarët në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Zoti
e bekoftë votën e lirë të qytetarëve dhe mërgimtarëve!
Florim Zeqa, 24 Janar
2025