Mendime
Aurel Dasareti: Atë që i ka mësuar gjyshi, nipërit duhet ta fshehin si një thesar në zemrat e tyre
E premte, 24.01.2025, 07:54 PM
Atë që i ka mësuar gjyshi, nipërit duhet ta fshehin si një thesar në zemrat e tyre
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
«Nipërit dhe mbesat janë pemët e jetës», na thoshte gjyshi im.
I dashur gjysh! Ti ishe kaq i sjellshëm dhe i ngrohtë, i madh dhe i
çuditshëm. Isha aq i lumtur për ty sa nuk mund të numëroj aq larg. Trishtim, se
ti nuk je mes nesh. Më mungon. Si mund ta përballoj pikëllimin?
***
Gjyshi im (babai i
babait tim), në një moshë shumë të re, emigroi në Amerikë në vitin 1943. Si një
ushtarak, shkodran dhe shqiptar i vërtetë, ishte një luftëtar i palodhur për
përparim dhe avancim, plot ide dhe iniciativa. Ai gjeti zgjidhje për pyetjet
dhe problemet më komplekse. Në kohën e lirë e kishte si prioritet punën e tij
të frytshme për arsimimin e familjarëve (më të afërmve dhe jo vetëm) duke
zgjuar te ne kujtesën (ndjenjat) e përkatësisë etnike, përkujtuar rrënjët,
gjenealogjinë, historinë, traditat dhe zakonet e mirëfillta, mësuar gjuhën
amtare. Thënë më mirë, përkundër faktit se jetonte jashtë vendlindjes, ishte i
zhytur me trup dhe me shpirt në thelbin e bashkësisë së tij.
Me një mendje brilante,
me vizione të gjera, trim dhe të patrembur, i shqetësuar për të ardhmen e
Shqipërisë, trojeve të okupuara dhe kombit shqiptar, ai ndjeu dhe arriti në
përfundimin se pas pensionimit si ushtarak i lartë, duhej të futej në ujërat
politike dhe t'u jepte argumente atyre armiqve që pretendonin dhe kundërshtonin
një Shqipëri të vërtetë, të ribashkuar.
Disa kohë më parë u
largua nga kjo jetë në mes të një beteje të madhe, një trajektore në rritje,
tashmë në pamje të fitoreve dhe triumfeve të arritura, kur një person pret
frytet e punës dhe përpjekjes së tij.
Ai ishte një shembull i
paimitueshëm dhe mishërim i atdhedashurisë, shqiptarisë, ngritjes së ndjenjave
kombëtare të diasporës, moralit dhe etikës; që është një gjë e rrallë në
politikë, por gjithashtu ngjall admirim dhe respekt nga bashkëkohësit, si ata
që pajtohen me ju dhe ata që nuk pajtohen me ju politikisht.
Mund të theksoj se edhe
gjyshi im, me punën e tij, padyshim që propagandoi dhe përmirësoi ndjeshëm të
drejtat e shqiptarëve, pavarësisht se ku ndodhen, dhe afirmoi statusin e tyre
në fushën e arsimit të lartë, studimit dhe ruajtjes së gjuhës amtare shqipe, të
drejtën për të shkruar historinë e tyre, duke hyrë në fushën e shkencës, që të
ruajë traditat e trashëgimisë kombëtare, shpirtërore e kulturore dhe të
afirmojë shqiptarët si faktor përbërës kushtetues dhe ligjor të shtetit
përkatës në të cilin jetojnë dhe banojnë.
Gjyshi im e donte dhe
punonte për një familje të mbushur me kuptim dhe tradita jetësore shqiptare. Ruajtjen
e Kodit të Familjes.
Ai citonte shpesh
thënien e shkrimtarit dhe politikanit italian Giuseppe Mazzini (1805-1872):
“Familja është atdheu i zemrës”.
***
PS: Përfituesve (spiunëve,
kopilëve) antikombëtarë, misioni kriminal i të cilëve është shkatërrimi i
familjes, zbrazja e Shqipërisë nga shqiptarët autoktonë me anë të varfërisë dhe
zëvendësimi i tyre me “refugjatë” nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme, një
përshëndetje e rëndë:
Hej, ju spiunë të degjeneruar që nuk e dini kush janë babai dhe gjyshi
juaj. Gjinia ka të bëjë me biologjinë. Kjo është e vetmja gjë që është e
rëndësishme si koncept gjinor, ka vetëm dy gjini: femër dhe mashkull
(djalë-vajzë). Jo më “Prindi 1 dhe Prindi 2”, o bastardë të mallkuar që
reklamoni këtë pisllëk për ndryshimin (shkatërrimin) e Kodit të Familjes
shqiptare.
***