| E premte, 31.01.2025, 07:55 PM |
Lavdia e pushtetarit është një vlerë realitive, duke e kerkuar në brendinë e popullit
Nga
Vladimir Shyti
Në
Shqipëri, fjala i lumtur kthehet në moçal, sidomos kur shprehet haptazi nga
pushtetarët, që e kanë veshin e shpuar dhe gjithçka mbetet e palëvizur. Dhe, të
talentuarit e politikës bëhen më pak të admiruar, kur ngrenë lartë të keqin, që
shumica e njerzëve e shohin fatkeqësisht çdo ditë. Të mos harrojmë se kjo
ndodhë në të gjithë botën. Një plagë, që nuk do të zhduket kurrë: të çmendurit
duhet të bëhen me domosdo të mençur dhe, kjo gjë s’ka për të ndodhur kurrë, ata
do të gjykojnë me sytë e mendjen e tyre. Kjo paaftësi intelektuale vlerësohet
aq pak, sesa mund të gjendet në vendin tonë, duke u shoqëruar me çoroditjen
civile për çdo lloj forme që shfaqet.
Miratohen
ligje si rregullator, duke i dhënë secilit a priori si besushmëri, ndërkohë
shohim haptas shtrembërimin e tyre, duke sfiduar opinionin e masave, paçka se
autori mbetet i famshëm dhe pse ai nuk zbaton ligjin e vendosur kalimthi në
parlament. Pra një lavdi e rreme, e cila humbet efektivitetin dhe, më e keqja e
përfiton dashamirësi i atij që nxorri ligjin. Kjo do të thotë se ajo ishte një
mbivlersim i përkohshëm, e shpallur me bujë nga një turmë miqësore kanidatësh
në dukje dhe e shpërhapur nga jehona e kokave boshe, por që mbushin xhepat e
tyre.
Dhe,
kështu kombi bëhet kryelartë, ka gjithmonë në gojë përparimin;në rastin tonë
turizmin, që e quan një arritje pa nguruar, shtysën kryesore të çdo veprimi dhe
çdo krijimi të madh në sytë e botës.
Populli
kacaviret majave ku shkëlqen tempulli lavdisë me një ekonomi tepër të varfër,
duke përbuzur kënaqësitë e pushtetarëve, ku dhe po jeton ditë të vështira. Të
rinjtë enden nëpër botë, për të kërkuar mirëqenien e tyre, të cilën nuk i’a
afron vendi vet, të vjetrit vjellin vrerë, duke u përplasur me lloje të
ndryshme ligjesh, që edhe vet ligjvënësit nuk i kuptojnë, administrata
shtetërore e sheh karriken si mjet fitimi, punëdhënësit kërkojnë puntorë me
pagesa minimale shumë poshtë stadit evropian, megjithëatë, lavdia kryeson
vendin, që pa dyshim është dytësore, një jehonë e thjeshtë, një shëmbëlltyrë
dhe një hije e meritës. Pra, ky admirim që është kthyer në çështje kryesore nga
pushtetarët është i padenjë, një lavdi e rreme dhe të pamerituar, por që e kërkojnë
në brendinë e popullit.
Tashmë
shqiptarët janë tepër të çorientuar para zgjedhjeve parlamentare, si brenda vet
shqiptarëve dhe ata në emigracion. Njerzit zakonisht s’kanë një gjykim të
vetin, u mungon aftësia të çmojnë veprat me vlera, kur ato bien ndesh me
jetesën e tyre;ata dëgjojnë gjithmonë një autoritet, ku lavdia duhet të bazohet
në besueshmëri dhe në mirëbesim. Pra, çfar vlere mund të kenë duartrokitjet e
zhurmëshme për disa arritje, që për masën e gjërë të popullatës nuk ka
efektivitet dhe, mund ta quajnë këtë si një jehonë e pak zërave. Ndërsa populli
plaket, të rinjtë jo të besueshëm për të ardhmen dhe publiku ynë bëhet tërsisht
i shurdhër krashi duartrokitjeve të vetmit njeri, që duke mos qenë shurdh i
lypet të dëgjojë dhe të shpërndajë buzëqeshje e batuta tek ata që e admirojnë,
gjithëashtu edhe te ata që e shohin shtrembër.
Megjithatë
“lavdia”i përgjigjet gjithnjë vështirësive për t’i kapërcyer e për të arritur
tek ajo që populli nuk e duartroket. Përmes rrugëve të ashpra e të lodhshme,
zgjedhjet e reja asgjë nuk japin për publikun e gjërë, ndaj mendjet e lodhura
duhen përdorur tanimë mbi to, duke përdorur çdo lloj rregullimi të mundshëm.