E enjte, 01.05.2025, 10:02 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Braktisja e veprimtarëve dhe luftëtarëve, mallkim për kombin!

E enjte, 30.01.2025, 07:55 PM


Braktisja e veprimtarëve dhe luftëtarëve, mallkim për kombin!

Shkruan: Florim Zeqa

Shqetësimet për katandisjen e vlerave kombëtare përgjatë këtyre viteve të fundit janë edhe shqetësimet e mia dhe jo vetëm! Janë shqetësime të patriotëve dhe njerëzve të ndershëm që e duan atdheun e tyre pa interes, me zemër dhe me shpirtë! Kjo që po ndodhë aktualisht me ne shqiptarët, nuk e besoj që ka ndodhur ndonjëherë gjatë historisë!

Atdheut i jepin kuptim njerëzit e jo objektet

Ata që i do nuk të donë!

Atyre që iu ndihmon, janë të parët që ta kthejnë shpinën!

Aty ku kontribon më së shumti më së keqi ndahesh!

Përvojat e mia personale për fat të keq përputhen plotësisht me shqetësimet e shumë veprimtarëve dhe të luftëtarëve të vërtetë të lirisë sonë, të cilën kanë mbetur në mëshirën e Zotit, të harruar dhe anashkaluar nga të gjithë!

Atdheut i jepin kuptim njerëzit e jo objektet!

Kurrë nuk më ka shkuar mendja që interesi i prishë kaq shumë njerëzit!

Jemi bër popull për studim të thellë; ku ishim dje e ku jemi sot?!

Në çfarë niveli të dashurisë vëllazërore dhe asaj shoqërore ishim deri në përfundim të luftës çlirimtare e ku jemi katandisur sot!

E di që e keni të vështirë të pajtoheni me realitetin, por duhet të mësoheni ta bëni jetën edhe i vetëm pa shoqëri!

Ngase sot ka mbetur vetëm shoqëri e interesit!

Paslufta i nxori në shesh të gjitha maskat dhe të metat e shqiptarëve!

Ne shqiptarëve vetëm frika e armikut na kishte bërë bashkë para dhe gjatë luftës çlirimtare!

Siq duket, urrejtja dhe xhelozia paskan qenë në gjenin e shqiptarëve!

Sa më i drejt dhe i drejtëpërdrejt në qëndrime aq më shumë hasë në kundësrhtime dhe konfrontime me rrethin shoqëror!

Sa herë që e thua të vërtetën, aq herë e humb nga një "mik"!

Sot vetëm ata që mashtrojnë dhe tradhtojnë janë të mirë!

I drejti nuk ka vend në mesin e të padrejtve!

Sot, thënja e së vërtetës është akt heroik, pasi për ta bërë këtë kërkohet guxim maksimal, për shkak se konseguencat mund të jenë shumë të mëdha!

Dashuria ndaj atdheut shprehet me dashurinë ndaj njerëzve e jo ndaj kafshëve, duke filluar nga rrethi familjarë, miqtë dhe shokët, me ata që në kohët më të vështira e keni ndarë të mirën dhe të keqën!

Pasuria më e madhe e atdheut janë njerëzit që të rrethojnë dhe me të cilët takohesh dhe komunikon si për të mirë ashtu edhe për të keq, e jo fushat dhe malet, as lumenjt dhe bjeshkët që na rrethojnë!

Njerëzit e kohës sonë janë pasuria dhe vlera jonë të cilës i referohemi sa herë që flasim për atdheun dhe atdhedashurinë!

Sa miqtë dhe shokët i kam ngritur lartë në qiell, duke ua bërë punët e vogla të mëdha më qëllim që t'i stimuloj dhe lartësoj vlerat e vogla të tyre!

Por, pikërisht ata që i ngrita dhe lartësova më së shumti ma kthyen më së keqi!

Për këto tre dekada të aktivitetit tim në mërgatë, e veçanarisht në këto dy dekadat e fundit, e kam përhapur aktivitetin e të gjitha shoqatave dhe organizimeve në shtetin italian dhe në shtetet tjera evro-perëndimore.

"Kapërceva përroin ta q***kalin

Pavarësisht harresës dhe injorimit që më bën të pandershmit dhe të pamoralshmit, ato që kam bërë unë për ta nuk shlyhen dot, ato janë të shkruara dhe të arkivuara në gazetat e printuara dhe në arkivat e gazetave dhe portaleve online gjithandej trojeve shqiptare dhe përtej tyre në globin mbarë!

E thashë këtë me modesti, për t'ju thënë të gjithë të zhgënjyerve, që duhet të ndjeheni krenar me të bëmat e juaja në shërbim të atdheut dhe popullit shqiptar!

Proverbi i vjetër popullor, "Kapërceva përroin ta q***kalin" është më aktual se asnjëherë më parë në shoqërinë tonë! Kjo e vërtetë po ju përseritet shpesh bamirësve dhe njerëzve të ndershëm që i kanë ndihmuar materialisht apo të ngriten në karrierë politike shokët e tyre!

Ata që të largohen nga shoqëria pa ndonjë arsye nuk janë atdhetarë, janë njerëz të ligj, të pabesë dhe tradhtarë, interesgjinjë dhe zuzar të kohës në të cilën po jetojmë!

Zhgënjimi i luftëtarit dhe loti i atdhetarit janë mallkimi më i madh për ata që e harrojnë kontributin e tyre! Braktisja e veprimtarëve dhe luftëtarëve është mallkim për kombin!

Drejtësia e Zotit vonon por nuk harron!

Të padrejtin e ndëshkon!

I drejti gjithmonë fiton!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Aurel Dasareti: O shqiptar, fitorja të pret, mos u dorëzo! Albert Zholi: Mustafa Koçeri - Vërniku, fshati që jeton pa rrugë, pa drita, pa ujë, pa shkollë e shëndetësi Petrit Dibrani: Rexhep Qosja - Turqinë e kemi vëlla të madh dhe islamin fe! Florim Zeqa: Për liderët gjumë nuk ka! Albert Zadrima: Çfarë i duhet më tepër një populli të qytetëruar që të rrëzojë një KM dhe qeverinë e tij? Florim Zeqa: Vazhdojnë reprizat e fushatave zgjedhore! Luan-Asllan Dibrani: Sulmi në Skenderaj si Sinjal i Vetëgoditjes Politike të PDK-së Kalosh Çeliku: Dita e Nesërme ende Larg Luan-Asllan Dibrani: Fiknete Bejta: Profesoresha, Aktivistja dhe Sfiduesja e Kuvendit të Kosovës Klajd Kapinova: Janullatosfobia, shqiptarët ekstremistë të Al Qaidës dhe kush është realisht Janullatosi Nexhmedin Saqipi: Kosova dhe rruga drejt identitetit të humbur Luan-Asllan Dibrani: Albin Kurti – "Baba i Kombit": Epiteti i Popullit ose Kulti i Indivdit? Llesh Ndoj: Parti 'të vogla', parti 'të mëdha' dhe sëmundja e shifrave Florim Zeqa: Dëshirat dhe mundësitë reale të opozitës! Kalosh Çeliku: Nuk i bihet me thupër samarit pa i ra me shkop gomarit Fritz Radovani: At Gjergj Fishta - Mrizi i Zanavet Florim Zeqa: Ndryshimi i himnit partiak për pushtet! Aurel Dasareti: Atë që i ka mësuar gjyshi, nipërit duhet ta fshehin si një thesar në zemrat e tyre Luan-Asllan Dibrani: Sulmi i qenëve agresivë dhe dështimi i shtetit Florim Zeqa: Kosova po vuan nga idiotët politik!

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx