| E enjte, 30.01.2025, 07:55 PM |
Braktisja e veprimtarëve dhe luftëtarëve, mallkim për kombin!
Shkruan:
Florim Zeqa
Shqetësimet për katandisjen e vlerave
kombëtare përgjatë këtyre viteve të fundit janë edhe shqetësimet e mia dhe jo
vetëm! Janë shqetësime të patriotëve dhe njerëzve të ndershëm që e duan atdheun
e tyre pa interes, me zemër dhe me shpirtë! Kjo që po ndodhë aktualisht me ne
shqiptarët, nuk e besoj që ka ndodhur ndonjëherë gjatë historisë!
Atdheut i jepin kuptim
njerëzit e jo objektet
Ata
që i do nuk të donë!
Atyre
që iu ndihmon, janë të parët që ta kthejnë shpinën!
Aty
ku kontribon më së shumti më së keqi ndahesh!
Përvojat
e mia personale për fat të keq përputhen plotësisht me shqetësimet e shumë
veprimtarëve dhe të luftëtarëve të vërtetë të lirisë sonë, të cilën kanë mbetur
në mëshirën e Zotit, të harruar dhe anashkaluar nga të gjithë!
Atdheut
i jepin kuptim njerëzit e jo objektet!
Kurrë
nuk më ka shkuar mendja që interesi i prishë kaq shumë njerëzit!
Jemi
bër popull për studim të thellë; ku ishim dje e ku jemi sot?!
Në
çfarë niveli të dashurisë vëllazërore dhe asaj shoqërore ishim deri në
përfundim të luftës çlirimtare e ku jemi katandisur sot!
E
di që e keni të vështirë të pajtoheni me realitetin, por duhet të mësoheni ta
bëni jetën edhe i vetëm pa shoqëri!
Ngase
sot ka mbetur vetëm shoqëri e interesit!
Paslufta
i nxori në shesh të gjitha maskat dhe të metat e shqiptarëve!
Ne
shqiptarëve vetëm frika e armikut na kishte bërë bashkë para dhe gjatë luftës
çlirimtare!
Siq
duket, urrejtja dhe xhelozia paskan qenë në gjenin e shqiptarëve!
Sa
më i drejt dhe i drejtëpërdrejt në qëndrime aq më shumë hasë në kundësrhtime
dhe konfrontime me rrethin shoqëror!
Sa
herë që e thua të vërtetën, aq herë e humb nga një "mik"!
Sot
vetëm ata që mashtrojnë dhe tradhtojnë janë të mirë!
I
drejti nuk ka vend në mesin e të padrejtve!
Sot,
thënja e së vërtetës është akt heroik, pasi për ta bërë këtë kërkohet guxim
maksimal, për shkak se konseguencat mund të jenë shumë të mëdha!
Dashuria
ndaj atdheut shprehet me dashurinë ndaj njerëzve e jo ndaj kafshëve, duke filluar
nga rrethi familjarë, miqtë dhe shokët, me ata që në kohët më të vështira e
keni ndarë të mirën dhe të keqën!
Pasuria
më e madhe e atdheut janë njerëzit që të rrethojnë dhe me të cilët takohesh dhe
komunikon si për të mirë ashtu edhe për të keq, e jo fushat dhe malet, as
lumenjt dhe bjeshkët që na rrethojnë!
Njerëzit
e kohës sonë janë pasuria dhe vlera jonë të cilës i referohemi sa herë që
flasim për atdheun dhe atdhedashurinë!
Sa
miqtë dhe shokët i kam ngritur lartë në qiell, duke ua bërë punët e vogla të
mëdha më qëllim që t'i stimuloj dhe lartësoj vlerat e vogla të tyre!
Por,
pikërisht ata që i ngrita dhe lartësova më së shumti ma kthyen më së keqi!
Për
këto tre dekada të aktivitetit tim në mërgatë, e veçanarisht në këto dy dekadat
e fundit, e kam përhapur aktivitetin e të gjitha shoqatave dhe organizimeve në
shtetin italian dhe në shtetet tjera evro-perëndimore.
"Kapërceva përroin
ta q***kalin
Pavarësisht
harresës dhe injorimit që më bën të pandershmit dhe të pamoralshmit, ato që kam
bërë unë për ta nuk shlyhen dot, ato janë të shkruara dhe të arkivuara në
gazetat e printuara dhe në arkivat e gazetave dhe portaleve online gjithandej
trojeve shqiptare dhe përtej tyre në globin mbarë!
E
thashë këtë me modesti, për t'ju thënë të gjithë të zhgënjyerve, që duhet të
ndjeheni krenar me të bëmat e juaja në shërbim të atdheut dhe popullit
shqiptar!
Proverbi
i vjetër popullor, "Kapërceva përroin ta q***kalin" është më aktual
se asnjëherë më parë në shoqërinë tonë! Kjo e vërtetë po ju përseritet shpesh
bamirësve dhe njerëzve të ndershëm që i kanë ndihmuar materialisht apo të
ngriten në karrierë politike shokët e tyre!
Ata
që të largohen nga shoqëria pa ndonjë arsye nuk janë atdhetarë, janë njerëz të
ligj, të pabesë dhe tradhtarë, interesgjinjë dhe zuzar të kohës në të cilën po
jetojmë!
Zhgënjimi
i luftëtarit dhe loti i atdhetarit janë mallkimi më i madh për ata që e
harrojnë kontributin e tyre! Braktisja e veprimtarëve dhe luftëtarëve është
mallkim për kombin!
Drejtësia
e Zotit vonon por nuk harron!
Të
padrejtin e ndëshkon!
I
drejti gjithmonë fiton!