E enjte, 01.05.2025, 05:00 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: "Referendumi" nuk kalon!

E shtune, 01.02.2025, 07:52 PM


"Referendumi" nuk kalon!

U desht që ta presim fundin e mandatit politik të Albin Kurtit, për t'na treguar se edhe ai e do dhe njeh Pavarësinë e Kosovës, që i njeh simbolet e shtetit që e drejton! Ky është një evolvim pozitiv i kryeministrit të vendit tonë.

Shkruan: Florim Zeqa

Të gjithë jemi dëshmitar që Albin Kurti si opozitar, jo vetëm që nuk i njohu simbolet e shtetit, me perbuzje e injoronte himnin e shtetit dhe tallej me flamurin "lara-lara" të Kosovës dhe jo vetëm kaq, iu vuri flakën institucioneve të shtetit në kundërshtim të dialogut të pabarabart me Serbinë!

Si do që të jetë, ky është një evolvim pozitiv i Albin Kurtit, për shkak se deri më tani kishte ndodhur një precedent i paparë dhe padëgjuar, që në krye të shtetit të qëndroj një person që nuk i njeh simbolet e shtetit që drejton!

Kryeministri aktual në javën e fundit të fushatës zgjedhore, duke e nuhatur mirë rënjen e besueshmërisë në elektorat dhe ngritjen njëkohësisht të partive opozitare, ka filluar t'i bëjë thirrje popullit për "Referendum" për kinse konfiskimin e pasurisë së paligjshme të "peshqve të mëdhenj", të cilët nuk ishte në gjendje as t'i tremb e lërë më t'i arrestoj në mandatin e parë katërvjeçar!

Kurti e di mirë se pa ndodhur arrestimi nuk ka si të bëhet dënimi, kurse pa u dënuar për pasurim të paligjshëm nuk ka mundësi të ekzekutohet konfiskimi i pasurisë së pa ligjshme të askujt në Republikën e Kosovës dhe askund në botë!

Pra, e gjithë kjo është vetëm lojë më fjalë e Albin Kurtit dhe jo përpjekje serioze e cila mund ta bind dikë në Kosovë pa i realizuar ato që kishte premtuar në qeverisjen e parë katër vjeçare.

Ditë më parë e kam dhënë parashikimin tim për renditjen e partive politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, dhe po e përserisë prapë, LVV-G-A do të jenë të parët, por jo fitues apsolut me "Referendum" siq po pretendon Albin Kurti dhe mbështetësit e tij.

LVV-ja fituese po, por jo me 500 mijë vota dhe as në qeverisje të vendit pa koalicion me njërën nga partitë opozitare.

Pra, Albin Kurti nuk mund ta shaloj Atin në qeverisjen e vendit vetëm me G+A, pasi i duhet një koalicion pak më i gjërë, në të kundërtën, nëse partitë opozitare e refuzojnë për bashkëpunim, atëherë pas skadimit të afatit ligjor, të drejtën për formimin e qeverisë e merrë partia e dytë me aleatët e saj.

Pa e zgjatur më shumë, kësaj radhe "Referendumi" i Albin Kurtit nuk kalon sikurse që nuk kalojnë as parashikimet e tij për vazhdimësinë e pushtetit pa vështirësi të mëdha. Prandaj, është mirë që Albin Kurti të qëndroj me këmb në tokë, e mos të zhytet në iluzione për përseritjen e vitit 2021, ngase ai vit nuk kthehet më për shqiptarët!

Florim Zeqa, 1 Shkurt 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Rrezart Kalaja: Manipulimi i historisë dhe rreziku nga ekstremizmi i Islamit politik Lekë Mrijaj: Mesazhi i përgjithshëm për politikanët e Republikës së Kosovës Vladimir Shyti: Lavdia e pushtetarit është një vlerë realitive, duke e kerkuar në brendinë e popullit Ndue Ukaj: Armiku numër një i vendit tonë është shkalla kritike e injorancës Kalosh Çeliku: Dje spiunë, sot 'patriotë' Klajd Kapinova: Unë u shpëtova nga Zoti, për ta Bërë Amerikën të Madhe Përsëri Florim Zeqa: Braktisja e veprimtarëve dhe luftëtarëve, mallkim për kombin! Aurel Dasareti: O shqiptar, fitorja të pret, mos u dorëzo! Albert Zholi: Mustafa Koçeri - Vërniku, fshati që jeton pa rrugë, pa drita, pa ujë, pa shkollë e shëndetësi Petrit Dibrani: Rexhep Qosja - Turqinë e kemi vëlla të madh dhe islamin fe! Florim Zeqa: Për liderët gjumë nuk ka! Albert Zadrima: Çfarë i duhet më tepër një populli të qytetëruar që të rrëzojë një KM dhe qeverinë e tij? Florim Zeqa: Vazhdojnë reprizat e fushatave zgjedhore! Luan-Asllan Dibrani: Sulmi në Skenderaj si Sinjal i Vetëgoditjes Politike të PDK-së Kalosh Çeliku: Dita e Nesërme ende Larg Luan-Asllan Dibrani: Fiknete Bejta: Profesoresha, Aktivistja dhe Sfiduesja e Kuvendit të Kosovës Klajd Kapinova: Janullatosfobia, shqiptarët ekstremistë të Al Qaidës dhe kush është realisht Janullatosi Nexhmedin Saqipi: Kosova dhe rruga drejt identitetit të humbur Luan-Asllan Dibrani: Albin Kurti – "Baba i Kombit": Epiteti i Popullit ose Kulti i Indivdit? Llesh Ndoj: Parti 'të vogla', parti 'të mëdha' dhe sëmundja e shifrave

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx