Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fadil Sahiti: Qosja si studiues dhe si politikan

| E shtune, 01.02.2025, 07:53 PM |


QOSJA SI STUDIUES DHE SI POLITIKAN

Nga Fadil Sahiti

Kam respekt për studiuesin e letërsisë Rexhep Qosja. Këtë respekt m’a imponon puna e tij profesionale. Jam i apasionuar pas letërsisë dhe këtu përfundon marrëdhënia ime me të. Dua të them se kompetenca ime në vlerësimin e vlerës së veprave të shkencëtarit Qosja është krejtësisht e parëndësishme. Mendoj se veprat e tij janë ende hipoteza, vlera e të cilave ende duhet të testohet nga të tjerët. Me sa di unë, dhe informacioni im për këtë mund të mungojë, shkenca e kritikës letrare ende nuk ka dhënë mendimin e saj për vlerën e kësaj vepre. E kam fjalën për një vlerësim profesional në korpusin shkencor, të botuar dhe të disponueshëm për të gjithë.

Por, Rexhep Qosja si intelektual, si mendimtar, e sidomos si politikan është ndër figurat më kontroverse ndër të gjithë shqiptarët. Nuk është hera e parë që profesor Qosja mban anë në procese të ndryshme politike. Qosja, më shumë se në argumente dhe vizion, deklaratat e tij i ka mbështetur gjithmonë në idhnim, në inat personal. Mendësi tipike shqiptare. Ai thotë se do të votojë për partinë në pushtet sepse ajo ka miratuar një ligj që konfiskon pasurinë e atyre që kanë krijuar pasuri përmes korrupsionit. Kush janë ata? A janë ata që ai vetë i ka mbështetur dikur?

Është interesante. Në popullatën e partive politike shqiptare të gjithë janë kundër të gjithëve. Për shembull, për shkak të armiqësisë së Ramës ndaj Berishës, Kurti ka marrëdhënie shumë të relaksuara me Berishën, e ky i fundit e do Kurtin pikërisht sepse i pari ka marrëdhënie të këqija me Kurtin. Ndërsa Rama ka treguar gjithmonë konsideratë për Qosjen, sepse ky është armiku i Berishës. Berisha e urren Thaçin njësoj si Qosjen, por Rama e quan Thaçin vëlla por nuk e do Kurtin, e, e urren Berishën. Ndërkaq, Qosja e do shumë Ramën, Kurtin edhe më shumë, tani ka filluar ta mos e pëlqejë të korruptuarin Thaçi, ndërsa Berishën e urren.

Tatari i marrtë vesh!