Mendime
Florim Zeqa: Faturën e diplomacisë inerte e pagoi shrenjt Kosova
E marte, 04.02.2025, 07:15 PM
Faturën e diplomacisë inerte e pagoi shrenjt Kosova
Edhe
pse qeveria në largim ishte e para në Kosovën e pavarur me legjitimitet të plotë
qytetar, nuk arriti ta realizoj në plotni programin e saj qeverisës, e shumë më
pak premtimet e dhëna ndaj qytetarëve
Shkruan:
Florim Zeqa
Paaftësia
dhe pamundësia e zgjedhjes së problemeve të akumuluara ndër vite në të gjitha
fushat e jetës ishte produkt i mungesës së zhvillimit ekonomik dhe stagnimit në
politikën e jashtme.
Pas
zgjedhjeve të 9 shkurtit Kosova ka nevojë për një Qeveri gjithëpërfshirëse dhe
të qëndrueshme për zgjedhjen e shumë problemeve, sfidave dhe rrethanave
ndërkombëtare para të cilave ndodhet vendi ynë.
Qëndrushmeria
politike e qeverisë do të varet nga procesi i dialogut që po zhvillohet më
Serbinë në Bruksel. Ikja nga kjo temë e të gjitha partive politike gjatë
fushatës zgjedhore, do të jetë e pashmangshme pas formimit të qeverisë së re.
Është
dëshmuar se në përballje me Serbinë në dialog duhen diplomatë të aftë dhe të
pëgatitur që janë të zotët të ndërtojnë raporte të mira me ndërkombëtarëte e jo
ta bëjnë të kundërtën e saj me gjuhë folklorike që e përdorin në Kosovë me
elektoratin e tyre.
Përfaqësuesit
politik të shtetit në dialog me Serbinë dhe në politikën e jashtme në
përgjithësi, duhet të jenë largpamës dhe vizionarë, të urtë dhe vendosur në
qëndrimet e tyre.
Sikur
partia politike në pushtet t'i realizonte premtimet e dhëna para qytetarëve dhe
mbajtjen e zotimeve në raport me dialogun me Serbinë, sot Kosova do ta kishte
një pozicion më të favorshëm në arenën ndërkombëtare.
Mungesa
e vizionit politik dhe diplomacia inerte i kushtuan Kosovës me mos anëtarësim
në KiE dhe pa asnjë rezultat në politikën e jashtme. Degradimi i politikës së
jashtme të Kosovës duhet t'i shërbejë si mësim qeverisë së re të dalë nga
zgjedhjet e 9 shkurtit, që të mos i përseritë gabimet e së kaluarës.
Me
këtë përbërje të kandidatëve në listat e partive politike, nuk pritet ndonjë
ndryshim rrënjësorë dhe substancial, për shkak se mungojnë emrat me begrand
politik dhe atdhetarë.
Pas
zgjedhjeve, nga të cilat na ndajnë vetëm edhe pak ditë, qeverisë së re i duhet
një refresh i thellë politik në qeverisjen e vendit, në të kundërtën na pret
një theqafje akoma më e madhe nga ajo që e përjetuam përgjatë katër viteve në
në politikën e jashtme!