Mendime
Lutfi Dervishi: Për të riun antikonformist nga Lushnja dhe bashkëmoshatarët e tij si ai
E marte, 04.02.2025, 07:53 PM
Për të riun antikonformist nga Lushnja dhe bashkëmoshatarët e tij si ai
Nga
Lutfi Dervishi
Për
të riun antikonformist nga Lushnja: botanika na mëson se petalet rrethojnë dhe
mbrojnë sistemin riprodhues të luleve…
Për
të riun antikonfirmist nga Lushnja jeta na mëson se trëndafili ka aromë të
përkohshme, por gjemba të përjetshëm.
Për
të riun antikonformist nga Lushnja: etimologjia na mëson se fjala “servil”
rrjedh nga latinishtja “servus” që don të thotë SKLLAV…
Për
të riun antikonformist nga Lushnja: historia na mëson se perandorët dhe
mbretërit e kanë dashur gjithmonë një oborr të mbushur me lule, jo për aromën
apo bukurinë e tyre, por thjesht për të zbukuruar fasadën!
Për
të riun antikonformist nga Lushnja: filozofia na mëson se ekziston një dallim i
madh mes idealizmit dhe romantizmit politik. Idealistët sfidojnë pushtetin,
ndërsa romantikët e glorifikojnë atë duke u krahasuar me petale, planetë dhe
diej imagjinarë.
Për
të riun antikonformist nga Lushnja: sociologjia na mëson se çdo regjim ka
nevojë për të rinj që nuk pyesin, nuk sfidojnë, nuk kërkojnë llogari, por vetëm
recitojnë vargje të përgatitura më parë në kuvende të mbushura me njerëz me
lista dhe duartrokitje të komanduara.
Për
të riun antikonformist nga Lushnja: letërsia na mëson se çdo oborr ka një grup
rapsodësh që këndojnë lavdet e liderit, por historia na tregon se ata
përfundojnë duke i kënduar/recituar udhëheqësit të radhës
Për
të riun antikonformist nga Lushnja: ekonomia na mëson se kapitali politik i një
të riu servil nuk qëndron te meritat, por te aftësia për të thënë atë që shefi
do të dëgjojë, duke nënqeshur.
Për
të riun antikonformist nga Lushnja: përtej gjithë metaforave me petale e
planetë, një pyetje mbetet pa përgjigje: çfarë ndodh kur dielli politik
perëndon dhe trendafili vyshket?
…:
dhe që të mos na vyshket kureshtja, të
publikojë dëshmitë e pranimit të DISA universiteteve europiane që i paskësh
refuzuar?!
Për
të riun antikonformist nga Lushnja e shkuara dhe e tashmja na mësojnë të
pyesim: ku e ka përfunduar shkollën 8 - vjeçare?