E merkure, 30.04.2025, 06:20 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Frashëri: Shkëlqimi dhe rënia e lali Erit

E hene, 10.02.2025, 07:58 PM


SHKËLQIMI DHE RËNIA E LALI ERIT

Nga Kastriot Frashëri

U kthye në fis!?

Si një njeri i përpjekur për këtë vend me kontribute të njohura dhe të shtrira në kohë i kisha thënë publikisht Lali Erit që në vitin 2006, "shtrihi këmbët sa ke jorganë", por ai si mjeshtêr i akrobacive politike shkoi dhe u anëtarësua tek partia e zotit Edi Rama, meqë mori në kontroll partine dhe më pas fitoi zgjedhjet.

Edhe në vitin 2008 i tërhoqa vëmendjen këtij bandilli që të hiqte dorë nga mashtrimet e tij por me sa duhet ai e ndiente veten të mbrojtur, kur ia hodhi paq nga akuzat për përvetësime të fondeve të Lëvizjes "MJAFT" me justifikimin idiotesk 'se i kishin vjedhur laptopin në zyrë dhe nuk dispononte asnjë faturë financiare për të verifikuar te ardhurat dhe shpenzimet'.

Edhe kur ishte ministër dhe më pas PS e bëri kryetar të Bashkise Tirane Erjon Velise si dhe herë të tjera përmes shkrimeve apo statuseve në rrjetet sociale i kisha tërhequr vëmendjen që të kishte kujdes sepse e kishte tepruar me gjithshka bënte, madje nuk kuptohej nëse ishte nje kryetar bashkia si pushtet lokal apo një ministër i jashtëm i Shqipërise, por ai vijonte marrezite e tij që për nga bëmat vetëm me historitë e Nastradinit mund të mateshin. Por lali kaq i sigurtë ishte në diabolikën e tij sharlataneske sepse pa punuar asnje dite u be minister dhe me pas kryebashkiak dhe nuk mund ta dinte se çfare ishte pushteti, shteti dhe as administrata publike si nocion i veçantë, sa nuk dëgjoi as këshillën e shefit të tij kryeministrit z. Edi Rama kur i tha që "do të var në ndonjë nga palmat e Tiranës".

Kur SPAK e vuri lalin nën hetim disa muaj më parë unë heshta sepse nuk ështe në moralin tim të merem me një njeri të rënë nga fiku, sepse si njeri i ligjit e lexoja mjaftushëm fundin e tij...

Natyrisht nuk kisha dhe as kam patur kurrë ndonje gjë personale me të, por vetëm çeshtje parimore sidomos kur ka te beje me qeverisjen, normat, moralin, parimet demokratike dhe mbrojtjen e interesit publik.

Kur u kthye nga USA pothuajse të gjithe ne qe ishim mare me hallet e ketij vendi dhe perfaqesonim shoqerine civile reale e identifikuam qe ne fillimet tij me Levizjen Mjaft ku ne kishim vite qe luftonim kunder realitetit anadollak shqiptar si Gjinon e famshem të kinematografise shqiptare qe po futej padrejtesisht ne skalionin tone atdhetar. Ne mbetem ata qe ishim, profesioniste, me integritet te larte moral e profesional dhe te varfer, por të nderuar. Ndërsa lali i cili e kishte nje eksperience me milionat qe jepeshin per Mjaftin u pasura madje aq shume sa dhe oligarket me te medhenj te Shqiperise do ta kishin zili. Ndaj ai tani për bëmat e tij problemin e ka vetëm me ligjin dhe jo me njeri tjetër!

Në fund të fundit, tashme lali Eri u kthye në fis! Madje jo vetëm por tërhoqi pas edhe Ajolën, bashkëshorten e tij e cila erdhi nga Parisi si një burbone e vërtetë me një arsim të diskutueshem dhe u shndërua si me shkop magjik në një zonjë të vërtetë që vishte fustanë nga 15.000 euro sa do i kishte zili edhe Princesha e Jordanise por që stonojne me realitetin shqiptar ku paga mujore e bashkeshortit dhe e saj nuk mund ti lejonin vetes të blinte kete fustan me kursimet vjetore të gjithe çiftit...

Në fund të fundit burgu për mashtruesit, hajdutët dhe kriminelët është! Pse duhet të çuditet socialistët e ndershëm!?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Katër opsionet e formimit të Qeverisë Luan-Asllan Dibran: Kreshnik Spahiu dhe Albin Kurti: Karrierizmi Politiko-Kombëtar dhe Dështimi i Iniciativës për Bashkimin Kombëtar Eshref Ymeri: Urime nga zemra Paraprakisht Adil Fetahu: Përse Serbia i shumfishon shifrat e viktimave të veta? Kalosh Çeliku: Hoxha i “Allahut” Luan Asllani Dibrani dhe Sak Muaji: Pavarësia e Kosovarëve dhe Rreziku i Tradhtisë Klajd Kapinova: DEI u zbatua nga globalistet për të dobësuar, degraduar strukturën, moralin dhe gatishmërinë e misionit të ushtrisë elitare amerikane Nue Oroshi: Ruani raportet shoqërore e familjare, mos i acaroni ato për çështje politike Rrezart Kalaja: Koalicioni “Lista për familjen” dhe Rreziku i Islamizmit Politik në Kosovë Kalosh Çeliku: ''Për inatë të vjehrrës, do të flej me mullisin'' Luan-Asllan Dibrani: Zgjedhjet e 9 Shkurtit: Fati i Kosovës në Duar të Qytetarëve Gjon Keka: Që të mos përsëritet historia, Kosova ta ruajë si sytë e ballit miqësinë dhe aleancën me Perëndimin Klajd Kapinova: Ekspozimi i abuzimit të USAID dhe cekici i Elon Musk kundër korrupsionit të biliona dollarë nga taksat e popullit amerikan Albert Zholi: Ilia Larti - Pse është shumë i theksuar bullizmi në shkollat shqiptare?! Idriz Zeqiraj: Maskarada parazgjedhore - abuzimi i vrazhdë Nexhmedin Saqipi: Rikthimi i pashmangshëm në vendin ku e ke devijuar rrugën Lutfi Dervishi: Për të riun antikonformist nga Lushnja dhe bashkëmoshatarët e tij si ai Eshref Ymeri: Agjenti i Milosheviçit “ka mbirë” në studion e Çim Pekës Refik Hasani: Peter Sorensen, emisari i BE-së, duhet të trajtojë diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi Florim Zeqa: Faturën e diplomacisë inerte e pagoi shrenjt Kosova

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx