Mendime
Gjon Keka: Katër opsionet e formimit të Qeverisë
E hene, 10.02.2025, 07:56 PM
Katër opsionet e formimit të Qeverisë
Nga
Gjon Keka
Duke
u bazuar në rezultatet preleminare nga KQZ të publikuara deri më tani dhe ato
të exit poll-eve të ndryshme, dhe kompleksitetin e këtyre zgjedhjeve në
pamundësinë e formimit të vetëm të qeverisë nga ndonjëra prej partive politike,
atëherë mundësitë apo opsionet e
formimit të qeverisë mund të jenë të ndryshme.
Nuk
duhet harruar se ka patur një takim në mes të PDK dhe LVV në maj të vitit 2024
dhe mund të ketë patur ndonjë dakordancë në mes tyre
Prandaj
nisur nga këto mund të jenë këto opsione të mundshmë të formimit të qeverisë së
ardhshme:
Opsioni
i parë është LVV dhe PDK sepse sikur dihet kryetari i PDK dhe Kryetari i LVV
kanë patur një takim në maji të vitit 2024 në një nga restaurantet e Kosovës
dhe askush nuk e di se për çfarë janë marrë vesh.Mund të ketë patur dakordancë
që në rast të formimit të Qeverisë kreu i Qeverisë t'i jepet PDK dhe pozita e
presidentit Albin Kurtit ose anasjelltas.Poashtu mund të ketë patur dakordancë
që disa nga ministrit e rëndësishme t'i jepeshin PDK vetëm që të mbahet
kryeministri nga LVV dhe pozita e presidentit t'i rikthehet PDK ashtu sikur e
kanë patur më parë. Sidooqftë këto janë vetëm pjesë e një analize bazuar në
qëndrimet dhe takimet e këtyre dy partive në fjalë.
Opsioni
i dytë është ai i Formimit të qeverisë nga partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK, ku
pozitën e kryeministrit të Qeverisë me marrë AAK, presidentin PDK kryetarin e
Kuvendit LDK. ose pozitën e kryeministrit AAK, kryetarin e kuvendit PDK dhe
presidentin LDK si një rikthim i LDK në presidencë, ose anasjelltas, këtu mund
të hyjnë edhe pakicat joserbe si pjesë e këtij opsioni.
Opsioni
i tretë është formimi i qeverisë nga të dyja opsionet e mësipërme si të
mundshme me ndonjërën nga pakicat, dhe
Opsioni
i katërt shumë pak i mundshëm, qeveri ekspertësh dhe përgatitja për zgjedhje të
radhës, por që është më pak i mundshëm dhe nuk do t'i shërbente Kosovës për
mirë sepse ka shumë punë përpara dhe priten dinamika dhe hapa që duhet zënë
Kosovë si nga benda ashtu edhe në udhën e integrimeve euroatlantike.
Sidoqoftë
një gjë duhet ditur secila parti politike në Kosovë që para dhe gjatë fushatës
zgjedhore ka ngulmuar se nuk do të bëjë koalicion qoftë ajo nga pozita apo
opozita, në rast se ndodhë ndonjë nga koalicionet dhe mosmbajtja e fjalës së
dhënë gjatë fushatës në të ardhmen mund t'i kushtojë me vota secilës që nuk e
mbanë fjalën e dhënën rreth koalicionave për formimin e qeverisë.Katër vjetë
shkojnë shpejtë dhe zgjedhjet tjera vijnë sërish, vota dhe besimi i popullit
duhet ruajtur nga partitë politike.
Ndërkaq
cilado që të jetë kombinacioni i mundshëm i formimit të qeverisë, duhet patur
shumë kujdes që raportet me ShBA dhe punët e shtëpisë që duhet kryer për të
arritë në hap me vendet tjera në prag të integrimit në institucionet
euroatlantike.Poashtu dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do të jetë poashtu
pjesa me e vështirë e secilit që formon Qeverinë, sepse me administratën Trump
ka vetëm dy zgjidhje „merre ose leje", dhe më pas në rast të pengesave nga cilado
palë, ai e përdor „shkopin dhe
karrotën". Ajo që është shumë më rëndësi për Kosovën si shtet, forcimi i
institucioneve të saj demokratike, rendit dhe ligjit, lirivë dhe të drejtave të
njeriut dhe mediave dhe mbi të gjitha zhvillimi ekonomik dhe i mirëqenjjes së
popullit pa të cilën nuk mund të ketë asnjë suksese tjetër dhe as të ardhme të
sigurtë drejt integrimit në Bashkimin Europian, në NATO dhe në hap me dinamikat
e botës së civilizuar perëndimore.