Mendime
Eshref Ymeri: Urime nga zemra Paraprakisht
E hene, 10.02.2025, 06:55 PM
Urime nga zemra Paraprakisht
Nga Eshref Ymeri
Të dashur vëllezër dardanë,
Me rastin e zgjedhjeve të nesërme (09 shkurt 2025) dëshiroj
t’Ju uroj nga zemra Juve, dardanëve të vërtetë, gëzuar fitoren e koalicionit “Vetëvendosja-Guxo”.
Me këtë urim, kam parasysh ata dardanë me dinjitet të lartë
kombëtar, për të cilët është shumë i shtrënjtë amaneti i krejt dëshmorëve të
lirisë, të cilët, si lulëkuqe, qëndisin krejt trojet amtare të Dardanisë. Me këtë
fitore, Ju e çelikosëni edhe më tej kujtimin në nderim të tyre dhe të
kryeheronjve të Saj, si Adem Jashari, Ilir Konushevci, Ahmet Krasniqi dhe shumë
të tjerë.
Kam pasur dhe kam kënaqësinë që kam bashkëpunuar dhe vazhdoj
të bashkëpunoj me disa Portale të nderuara, si Bota Sot, Kosova Sot, Telegrafi,
Radio Kosova e Lirë, Kosova Lindore, Tetova Sot etj.
Me rastin e kësaj fitoreje, iu shpreh gëzimin dhe entuziazmin
tim të thellë të gjitha këtyre portaleve dhe gazetareve të talentuara, si
Albulene Muji, Arife Morina, Hava Xhukolli, Majlinda Haziri.
Kam bindjen e plotë se dardanët me ndërgjegje të admirueshme
kombëtare, duhet të jenë krenarë për tri figura të shquara jo vetëm të Republikës
së Dardanisë, por edhe të mbarë kombit shqiptar, si Kryeministri Albin Kurti,
Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, të cilët, me qëndrimin
e tyre burrëror, kanë rritur dhe konsoliduar autoritetin e vendit para opinionit ndërkombëtar.
Kini parasysh një fakt, të dashur vëllezërit e mi bashkëkombas.
Ish-Shefi i UNMIK-ut në Dardani, Lamberto Zanieri, ka pasë deklaruar dikur:
“Pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë
ndërkombëtare mori anën e Serbisë“ (Faqja e internetit “Voal”. 16 prill
2011).
Pra, prej fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut të
vitit 1999, udhëheqja dardane, me në krye agjentin e Beogradit dhe
kryetradhtarin e Dardanisë Hashim Thaçi, pati nënshkruar në Bruksel marrëveshje
të tilla, të cilat cënojnë rëndë sovranitetin e Republikës së Dardanisë. Ato
marrëveshje poshtëruese, sidomos marrëveshja për krijimin e bashkësisë së komunave
serbe, e vunë në pikëpyetje pavarësinë e vendit. Vetëm pas zgjedhjeve të 14
shkurtit 2021, treshja udhëheqëse Kurti-Osmani-Konjufca ka bërë të mundur
ringritjen e autoritetit të Republikës së Dardanisë. Gjatë katër vjetëve të
kaluara, kjo treshe e nderuar ka përballuar dhe vazhdon të përballojë presione
absurde jo vetëm nga brukselizmi evropian, me përfaqësues Borelin dhe Lajçakun,
por edhe nga sorosistët e Vashingtonit, si Eskobari dhe Grenelli, për krijimin
e bashkësisë së komunave serbe, që të katër këta - mercenarë të Serbisë
fashiste. Kjo katërshe mercenarësh, në bashkëpunim të ngushtë edhe me
ambasadorin amerikan në Prishtinë Jeffrey M. Hovenier dhe ambasadorin amerikan
në Beograd, Christopher Hill, janë ngjirur nga zëri dhe s’kanë lënë gur pa lëvizur
me presionet e tyre të vazhdueshme për krijimin e bashkësisë së komunave serbe,
domethënë të një shteti serb \brenda territorit të Republikës së Dardanisë, çka
do të ishte një katastrofë e vërtetë, me pasoja
varrosjen e pavarësisë së saj. Treshja udhëheqëse u ka dhënë përgjigjen
e merituar emisarëve të brukselizmit dhe të Vashingtonit dhe para më shumë se
dy javësh pati marrë një vendim me rëndësi historike për shpërbërjen e
strukturave paralele. Prandaj ju uroj përsëri nga zemra dhe më bëhet zemra mal
që Ju, si zgjedhës, votuat për aleancën e formacioneve politike “Vetëvendosja”
dhe “Guxo”. Uniteti Juaj dhe përkrahja e fuqishme që i keni dhënë dhe vazhdoni
t’i jepni kësaj aleance dhe treshes udhëheqëse, janë me rëndësi jetike për
pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Dardanisë. Kini parasysh, vëllezër
dardanë, treshja udhëheqëse e shpëtoi vendin nga shteti kopil serb i bashkësisë
së komunave serbe, por rreziku nuk është shmangur deri në fund. Sepse brenda
territorit të Republikës së Dardanisë Ju e keni një mikroshtet kopil serb, keni
mikroshtetin e kishave ortodokse serbe, të cilat janë plagë e hapur në trupin e
saj.
Së fundi, ju lutem ta forconi sa më shumë unitetin mes radhëve
tuaja dhe ta mbështetni sa më shumë treshen udhëheqëse. Ajo treshe ka shumë
nevojë për mbështetjen Tuaj. Po Jua jap këtë këshillë shumë miqësore, sepse kam
parasysh një aforizëm të shkëlqyer të Nikolo Makiavelit (1469-1527) -
mendimtarit, personalitetit poltik dhe filozofit italian, i cili ka thënë:
“Populli gjithmonë është më i zgjuar, më i vendosur dhe më i
arsyeshëm, sesa kryeshtetari”.
Ta gëzoni fitoren që arritët në zgjedhjet e 09 shkurtit.
Me shumë respekt dhe mirënjohje.
Eshref Ymeri
Kaliforni, 08 shkurt
2025
.