E enjte, 01.05.2025, 02:18 AM (GMT+1)

Mendime

Nue Oroshi: Ruani raportet shoqërore e familjare, mos i acaroni ato për çështje politike

E shtune, 08.02.2025, 06:56 PM


Ruani raportet shoqërore e familjare, mos i acaroni ato për çështje politike

Nga Nue Oroshi

Republika e Kosovës të dielen më 9 shkurt 2025, do të shkoj para kutive të votimit.Votimet janë një festë ku populli vendos se  nga do të shkoj qeverisja katërvjeçare e Republikës së Kosovës. Në veshtirësi më të mëdha në këtë ditë janë politikanët që shohin ëndrra pushtetin, shohin ëndrra të jenë deputetë,ministra dhe në funksione të tjera.Natyrishtë se shumë ëndrra do të shuhën në mbremjën e 9 shkurtit të dielen mbrëma kur të fillon KQZ më publikimin e rezultateve. Por kësaj radhe ajo çka nuk është në rregull është acarimi në mes të dy taborreve politike me moton kush nuk është me ne është tradhtar.Dhe kush nuk është me ne është me armikun.Kush nuk ësht me ne nuk ka kurrfarë vlerash. Me keto moto partitë politike në Republikën e Kosovës e kanë acaruar popullatën në atë shkallë sa të ketë edhe fjalosje në mes të familjarëve,kushërinjëve, bashkëfshatarve dhe bashkëqytetarve që jetojnë së bashku dhe i gjinden njëri- tjetrit si në gëzime ashtu edhe në hidhërime.Këtyre do t´iu thosha para se ju te mendoni se duhet të ipet diçka për partinë ndalni dhe mendoni se çka ju dhanë partitë e juaja sa ishin në qeverisje këto 25 vjet.Sa e rregulluan ekonominë që ju ta gjeni një vend pune dhe mos të shkoni në kurbet. A ju ofruan sigurim shëndetësor për këto 25 vite? A ju siguruan arsim cilësor? E shumë e shumë pyetje të tjera që mbetën pa përgjegje.Përkundër kësaj ju militantë të partive të ndryshme fjaloseni me familjarët, fjaloseni me fqinjët, bashkëfshatarët bashkqytetarët për çështe partiake. A e dini se natën e 9 janarit kah mbesi i natës liderët tuaj politikë varësisht nga rezultati që do të marrin në zgjedhje, fillojnë sms dhe bisedat me njëri- tjetrin për ta formuar Qeverin e re. Në të shumtë e rasteve ata ulën se bashku jashtë syrit të popullatës duke festuar e duke pirë verë dhe raki e duke ngranë mish të pjekur bëjnë përgaditjet për formimin e instituconeve të Kosovës, dhe ndajnë se bashku sferat e interesit financiar.

Kurse ju që keni vrapuar katër apo pesë javë, kur delni në rrugë nuk e përshendetni familjarin, bashkëfshatarin apo bashkëqytetarin që deri dje ju keni gjindur njëri tjetrit si në mort si në darsëm, si në semundje apo në situata të vështira jetësore. Bëni edhe ju të njejtën punë që e bëjnë liderët e tuaj! Mblidhuni bashkë në fshat apo qytet dhe festoni se bashku qoftë fitorën, qoftë humbjen e partisë suaj.Sepse më e rëndësisshme është të fitoi Kosova me zgjedhje dinjitoze se sa partitë tuaja politike. Vazhdoni jetën bashkarishtë se ju keni nevoj për njëri- tjetrin gjatë gjithë vitit kurse politikanët dhe të preferuarit tuaj kanë nevojë për juve vetëm njëherë në katër vite.Këtu kisha pasë dëshirë te japë një keshillë edhe për mërgatën.Mirë është që shkoni për të votuar liderët tuaj të preferuar në Kosovë.Por atë punë keni mundur ta kryeni pa zhurmë edhe përmes postës.Dhe ato mjete të biletave dhe shpenzimeve shtesë që bëni  t´ia kishit dedikuar një familjari tuaj, një të varfëri apo ndonjë përsoni që ka nevojë të blenë barnat sepse politikanët tuaj të preferuar ka 25 vite që qeverisin në Kosovë por qe ende asnjëri nuk ka arritur që t´iu bëj një sigurim shëndetësor qytetarëve të Republikës se Kosovës.Kurse ju mërgimtarë që jeni shumë miltantë të regjur te partive politike ju kisha preferuar që ta gjeni nga një punë në Kosovë dhe katër vite të qeverisjës se partisë tuaj që ju e simpatizoni ta shihni së paku se si është jeta aty. Pastaj pas katër vitëve e bëni edhe vlersëimin real. Ndërkohë që të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Republikën e Kosovës ju kisha këshilluar që ti ruani raportët shoqërore dhe familjare, mos i acaroni ato për çështje politike.Ndërkohë që prinderit duhet të kenë kujdes se mvarësishtë rezultatit zgjedhor që do të publikohët në mbrëmjen e datës 9 shkurt ti ruajnë si sytë e ballit djemtë dhe vajzat e tyre dhe mos të lejojnë që të bien pre e partive politike në Republikën e Kosovës pavarësisht se kush do të jetë ajo parti. Shqiptaria ka nevojë të ecë përpara dhe jo të konfrotohët më njëri- tjetrin.Ky konfrontim në mes vete tash e një shekull na ka sjellur në këtë gjëndje që jemi sot.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Rrezart Kalaja: Koalicioni “Lista për familjen” dhe Rreziku i Islamizmit Politik në Kosovë Kalosh Çeliku: ''Për inatë të vjehrrës, do të flej me mullisin'' Luan-Asllan Dibrani: Zgjedhjet e 9 Shkurtit: Fati i Kosovës në Duar të Qytetarëve Gjon Keka: Që të mos përsëritet historia, Kosova ta ruajë si sytë e ballit miqësinë dhe aleancën me Perëndimin Klajd Kapinova: Ekspozimi i abuzimit të USAID dhe cekici i Elon Musk kundër korrupsionit të biliona dollarë nga taksat e popullit amerikan Albert Zholi: Ilia Larti - Pse është shumë i theksuar bullizmi në shkollat shqiptare?! Idriz Zeqiraj: Maskarada parazgjedhore - abuzimi i vrazhdë Nexhmedin Saqipi: Rikthimi i pashmangshëm në vendin ku e ke devijuar rrugën Lutfi Dervishi: Për të riun antikonformist nga Lushnja dhe bashkëmoshatarët e tij si ai Eshref Ymeri: Agjenti i Milosheviçit “ka mbirë” në studion e Çim Pekës Refik Hasani: Peter Sorensen, emisari i BE-së, duhet të trajtojë diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi Florim Zeqa: Faturën e diplomacisë inerte e pagoi shrenjt Kosova Llesh Ndoj: Kujtesa e ‘ikur’ e Ahmetajt Albert Zholi: Lefter Marta - PS ka ndryshuar me të ashtuquajturën Rilindje Kalosh Çeliku: Shqiptarët me dy ''baba të kombit'' e pa nanë The Washington Examiner: Si e ndihmoi Biden shtetin narkotik të preferuar të Sorosit Gjon Keka: Kosova e ka vetëm një rrugë të sigurtë, rikthimin në familjen europiane Florim Zeqa: Zgjedhjet test demokratik i shoqërisë! Përparim Hysi: Eseja e gjimnazistes Luan-Asllan Dibrani: Fushata Përmbyllëse e Vetëvendosjes

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx