Mendime
Kastriot Frashëri: Edi Rama është i rrezikshëm për të ardhmen e vendit tim
E merkure, 12.02.2025, 07:49 PM
EDI
RAMA
Nga Kastriot Frashëri
Përfundimisht u binda se Edi Rama në cilësinë e
kryeministrit të Republikës së Shqipërisë është i rrezikshëm për të ardhmen e
vendit tim jo vetëm për mbrojtjen e krimit, zyrtarëve të lartë të shtetit të
akuzuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre, por edhe për shantazhin përmes
përdorimit të pushtetit ekzekutiv që u bën organeve të drejtësisë dhe pushtetit
gjyqësor.
Qëndrimi i tij duhet të denoncohet në institucionet e
Bashkimit Europian si një vend me standarde të një pushteti tribal dhe feudal që po i hapen kaputujt për tu
anëtarësuar para vitit 2030 në BE.
Edi Rama duke drejtuar qeverinë po tregon se ?shtë i dëmshëm
për braktisjen e vendit nga shqiptarët dhe grabitjen dhe tjetërsimin e pasurive publike dhe të aseteve të
ekonomisë të sektorit strategjik të Shqipërisë.
Edi Rama pasi zbrazi Shqipërine nga shqiptaret gjatë 12
vjetëve të sundimit të tij u larguan mbi 1/3 e banorëve të këtij vendi që
përbëjnë afërsisht rreth 1 milion shqiptarë tani po përgatitet në aktin
final...