Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Frashëri: Edi Rama është i rrezikshëm për të ardhmen e vendit tim

| E merkure, 12.02.2025, 07:49 PM |


EDI RAMA

Nga Kastriot Frashëri

Përfundimisht u binda se Edi Rama në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë është i rrezikshëm për të ardhmen e vendit tim jo vetëm për mbrojtjen e krimit, zyrtarëve të lartë të shtetit të akuzuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre, por edhe për shantazhin përmes përdorimit të pushtetit ekzekutiv që u bën organeve të drejtësisë dhe pushtetit gjyqësor.

Qëndrimi i tij duhet të denoncohet në institucionet e Bashkimit Europian si një vend me standarde të një pushteti tribal dhe  feudal që po i hapen kaputujt për tu anëtarësuar para vitit 2030 në BE.

Edi Rama duke drejtuar qeverinë po tregon se ?shtë i dëmshëm për braktisjen e vendit nga shqiptarët dhe grabitjen dhe tjetërsimin  e pasurive publike dhe të aseteve të ekonomisë të sektorit strategjik të Shqipërisë.

Edi Rama pasi zbrazi Shqipërine nga shqiptaret gjatë 12 vjetëve të sundimit të tij u larguan mbi 1/3 e banorëve të këtij vendi që përbëjnë afërsisht rreth 1 milion shqiptarë tani po përgatitet në aktin final...