Mendime
'Kastriot Myftaraj': Fakti, Erion Veliaj nuk është arrestuar për brekët e gruas
E shtune, 15.02.2025, 07:53 PM
Fakti, Erion Veliaj nuk është arrestuar për brekët e gruas
Nga
Kastriot Myftaraj*
Ka
një propagandë mediatike, kryesisht kuptohet ata të paguar nga inceneratorët
dhe shërbëtorët e Erion Veliajt se SPAK-u e ka arrestuar padrejtësisht, pa
fakte, pa prova dhe pa akuza Erion Veliajn. Apo më keq akoma, ata që nuk
shikojnë në 360 faqe dhe nuk lexojnë faktet dhe provat thonë se ai është
arrestuar për brekët e Ajolës apo për blerjet e saj.E gjitha kjo është kaq
banale. Në fakt Erion Veliaj nuk është arrestuar për ato. Erion Veliaj ka
firmosur me dorën e tij fonde për OJF-të e Ajolës dhe të afërmve të saj, apo
OJF ku paratë kanë përfunduar tek Ajola.Një skemë e qartë marrje parash, një
korrupsion i hapur publik, pra autoriteti që firmos shpenzimet në Bashkinë e
Tiranës. Pra, Erion Veliaj nuk është arrestuar për të brendshmet e Ajolës, ato
janë një histori skandali më vete, që Veliaj kërkon t’i justifikojë, por në
fakt janë në shtëpinë e tij ato blerjet. Megjithëse këto po i lëmë mënjanë.
Nga
ana tjetër flitet se ata projekte i miratonte Robert Ndrenika e kështu me
radhë, por Erion Veliaj nuk thotë se ka firmosur praktikën për 100 milionë lekë
dhënë nuses së dajës të Ajolës dhe paratë më pas kanë përfunduar tek Ajola me
skemë.Erion Veliaj nuk thotë se sa e sa projekte, financime, fonde ka dhënë ai.
Para të drejtpërdrejta për OJF-të, që përfundonin tek Ajola dhe ka firmosur
urdhër-pagesat Erion Veliaj dhe praktikat kanë qenë bashkëngjitur atyre
urdhër-pagesave dhe Veliaj e shikonte se si i merrte paratë gruaja, nusja e
dajës, daja etj me radhë.Prandaj kush thotë se është histori brekësh, gënjen.
Është një histori korrupsioni, zotëria ka firmosur para për gruan e tij.Për ata
të tjerët që thonë çfarë ka ndodhur, se Klotilda Bushka çfarë bëri?! Ja çfarë
bëri, se zonja Bushka është e kapur me zë dhe figurë. Ka shkuar në zyrën e
Avokatit të Popullit, e ka intimiduar dëshmitaren. E ka kapur i ka marrë
telefonin. Si funksiononte skema?! Ja pra, kjo ishte skema. Erion Veliaj
miratonte projekte të afërme të Ajolës, që lekët përfundonin në xhepat e
Ajolës, ia jepte gruas. Ajola ka bërë shpenzimet.Po patjetër, është gruaja e
Erionit, nuk e di Erioni si shpenzohen lekët në shtëpi?! Ato 800 e ca milionë
që u gjetën në bankë, të kujt ishin?! Nga erdhën ato para? Ato qindra mijëra
euro për blerjet ku u gjetën, kush i bleu? Nga erdhën ato para?
Janë
paratë e qytetarëve. Janë paratë e taksapaguesve, që Erion Veliaj me
urdhër-pagesa ua kalonte kompanive të njerëzve të afërm të Ajolës dhe asaj vetë
më pas, si përfituese. Prandaj është arrestuar Erion Veliaj. Prandaj është në
burg Erion Veliaj. Nuk është as për brekë as për kanotiere, se për to do ishte
i lirë akoma, por sepse ka urdhëruar pagesa për para që kanë shkuar në xhepat e
gruas së tij. Ky është korrupsion. Sepse janë intimiduar dëshmitarët nga kryerja
e Komisionit të Ligjeve, e cila në një vend normal sot nuk do ishte më në
detyrë dhe ky është fakt, ndaj dhe Veliaj është atje ku është. Kjo është e
vërteta, të tjerat janë broçkulla pazari të llapaqenve të politikës, të paguar
nga inceneratorët, me para korrupsioni, të paguar nga aferat e pushtetit. Kjo
është e vërteta. Erioni është në burg se i dha para gruas së tij. Imagjinoni 61
kryetarë bashkie të fillojnë t’u japin para grave të tyre, me projekte, me
fonde, me OJF-ra, me tentakula merimangash. Oktapod i vërtetë mafioz për të
marrë para e më pas për t’i injektuar ato apo për t’i pastruar.
https://www.facebook.com/kastriotmyftaraj1966
*