E merkure, 30.04.2025, 07:03 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Kush e bëri dasmën me të mirë!?

E enjte, 20.02.2025, 07:52 PM


Kush e bëri dasmën me të mirë!?

Shkruan: Florim Zeqa

"LDK-ja ka bërë fushatë perfekte sikur të ishte një parti origjinale evropiane, me plan program qeverisës të detajuar, me kandidat të pastër, kredibil dhe të kualifikuar"!

Dasma e mirë, Nusja e keqe!

E fillova kështu shkrimin me një nga komentet e lexuesve në shkrimin e fundit: "Rruga e Re" e dërgoj në theqafje LDK-në! Për t'i bërë kështu të qartë lexuesit se, atyre që nuk ju ka dalë rezultati i mirë në zgjedhje, po sillen sikur ai që e ka marrë Nusen e keqe dhe e lëvdon Dasmën për të ngushëlluar veten!

Dorën në zemër, fushtata (dasma) e LDK-së ishte e mirë dhe për çdo lëvdatë, por Nusja (rezultati) i doli e keqe!

Pas përfundimit të dasmes (zgjedhjeve) pjesëmarrësit vetëm tre ditë flasin për dasmen, kurse i martuari e vuan për tërë jetën (mandatin politik) pasojen e martesës së keqe!

Vetë emri 'Fushatë Elektorale' nënkupton shpalosjen e programit politik të liderëve partiak dhe kandidatëve në garë dhe shfrytëzimit e të gjitha mjeteve dhe metodave demokratike për të rrëmbyer pushtetin, duke e mbajtur në thumb të kritikës rivalin politik!

Edhe pse e kishte rastin historik, kryetari LDK-së dhe kandidatët në garë nuk e shfrytëzuan mundësinë e artë për t'a mundur rivalin politik, por më shumë merreshin me aspekte vizuele të dukjes bukur gjatë fushatës sesa të shkatërrimit të rivalit politik.

Në anën tjetër, rivali politik i LDK-së dhe i opozitës në përgjithësi, Albin Kurti, jo vetëm që i mbajti në thumb të kritikës dhe i shkërrmoqi politikisht, gjatë tërë kohës edhe tallej me ta sikur të ishin "miza" të politikës e jo lider të partive politike!

Paaftësia politike për t'u përballur me një rival të fortë politik siq është Albin Kurti të kthen në pozitë inferioriteti, gjë të cilën e kuptoj me kohë elektorati kosovar, i cili i "mbështeti" në tubime, por ua bëri varrin tek kutia e votimit!

Gabimin që e bën partitë opozitare dhe LDK-ja në veçanti me futjen e Kryetarëve të Komunave në Listën Zgjedhore, thuajse nuk kanë kuadro më të mira në radhët e tyre, ju kthye në bumerang të madh!

Pavarësisht faktit se ndonjëri nga Kryetarët Komunal e siguron mandatin e Deputetit, humbja në komunën e tij e delegjitimon LDK-në në qeverisjen komunale!

Për fat të keq, LDK-ja e ka humbur legjitimitetin e qeverisjes në të gjitha komunat që drejton!

Nëse për Kryetarin e partisë dhe kryetarët humbës të komunave përkatëse ky konsiderohet sukses, atëherë diçka nuk është në rrgull me ta!

Punët duhet bërë mirë dhe ashtu siq duhet e jo sa për t'i bërë të duken mirë!

Për shkak se është pasqyra e rezultatit zgjedhor që e thotë të vërtetën lakuriqe, kush e bëri dasmen me të mirë dhe kush e mori Nusen më të mirë (meritoi fitoren)!

Ndjejë keqardhje për zhgënjimin e elektoratit rugovian i cili për afro 20 vite rresht po voton sa për t'i rehatuar në pushtet grupet e interesit dhe të njëjtët njerëz brenda partisë. Ka shumë njerëz brenda LDK-së që janë adaptuar me humbjet serike, të cilëve fitorja nuk ju figuron ne agjendën politike.

Jam LDK-ist me shpirtë e zemër nga themelimi e jo falso sikur këta të grupeve të interesit që e shkërdhyen LDK-në pas vdekjes së liderit historik! E për më keq se kaq ishin armiq të Rugovës!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Florim Zeqa: "Rruga e Re" e dërgoi në theqafje LDK-në! Fritz Radovani: Kush t’vrau pafaj o At Anton Harapi? Luan-Asllan Dibrani: Bashkëqeverisja mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, i Vetmi Version politik Petrit Dibrani: Gënjeshtrat dhe urrejtja e hoxhës Mustafë Bajrami ndaj Presidentit amerikan dhe admirimi për organizatën terroriste “Hamas”! Klajd Kapinova: J.D. Vance - “Bashkimi Europian tani kontrollohet nga një regjim totalitar, antidemokratik” Llesh Ndoj: Kur djalli ngre meshë, besimtarët duhet të ikin Arbana Xharra: Përkrahësit e diktatorëve dhe autokratëve as nuk zgjedhin mjete as nuk kursejnë njerëz Luan-Asllan Dibrani: Pavarësia e Kosovës dhe Bojkoti i Veteranëve të UÇK-së Aurel Dasareti: Zgjohuni realisht dhe çlirojeni vendin nga mafia, hajdutët, pedofilët, tradhtarët dhe zagarët Sevdail Hyseni: Ismail Ismaili - angazhimi i pashuar për çështjet shoqërore dhe politike në vendlindje dhe diasporë Nue Oroshi: Na ishte njëherë një politikan i barkut dhe jo i mendjes Gani Qarri: Urim me gjithë zemër - Dardanisë Llesh Ndoj: Ekuilibër po, por vetëm sipas ligjit Fadil Sahiti: Çfarë e bën një politikan populist tërheqës Florim Zeqa: Homazh politikës së jashtme në 17 vjetorin e pavarësisë! Petrit Dibrani: “Lahuta e Malcisë” është Bibla dhe Kurani i Shqiptarisë Luan-Asllan Dibrani: Reagim kundër Berat Buzhalës dhe Petrit Selimit Col Mehmeti: 600 heronj të heshtur amerikanë e ruajnë Kosovën Idriz Zeqiraj: Fushata shpifarake, Bumerang për opozitën PAN-iste! 'Kastriot Myftaraj': Fakti, Erion Veliaj nuk është arrestuar për brekët e gruas

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx