Mendime
Florim Zeqa: Marrëveshje politike për të mirën e vendit!
E merkure, 26.02.2025, 01:15 PM
Marrëveshje politike për të mirën e vendit!
Me të
përfunduar procesi numërimit të votave nga komisionerët, përkatësisht nga
shpallja përfundimtare e rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, fillojnë
'ethet dhe ethjet' e zgjedhjeve lokale!
Shkruan:
Florim Zeqa
Menjëherë
pas çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare nga KQZ, fillon
beteja politike për formimin e qeverisë se re, e cila rrallë herë ka qënë më e
komplikuar, jo për shkakun e rezultatit zgjedhor, por si pasojë e përqarjes së
skenës politike dhe ambicieve për pushtet të liderëve partiak.
Për aq sa është e vështirë lidhja e
'kurorës' qeverisëse mes pushtetit dhe opozitës, duket i pamundur unifikimi i
opozitës shkaku i postit të Kryeministrit!
Po e zëmë që arrihet një marrëveshje
kompromisi për formimin e institucioneve të reja shtetërore, gjashtë muaj pas
zgjedhjeve lokale do të përballemi me ngërçin tjetër politik në Kuvend për
zgjedhjen e presidentit!
Shkuarja në çdo gjashtë muaj në zgjedhje
për Kosovën e varfër është e papërballueshme dhe e mundimshme për qytetarët.
Urojmë që sa më parë të arrihet një
marrëveshje fillestare mes subjekteve politike për konstituimin e Kuvendit dhe
më pas edhe për formimin e qeverisë, në mënyrë që legjislatura e re, e 9-ta më
radhë e Kuvendit të bëjë menjëherë amandamentimin e ndryshimeve
kushtetuese për nxjerrjen e ligjit për zgjedhjen e presidentit drejteperdrejt
nga vota e popullit.
Me ketë akt kushtetues do të evitoheshin
ngërçet dhe pazaret politike për kontrabandimin e postit të presidentit nga
partitë politike në Kuvend.
Mbajtja
e zgjedhjeve të përbashkëta lokale dhe presidenciale në vjeshtën e këtij viti
do të ishte zgjidhja më fatlume për vendin, e cila do të ndikonte
drejtëpërdrejt në satbilitetin afategjatë politik dhe të qeverisjes më efektive
në shërbim të vendit dhe qytetarëve.