Mendime
Koço Sterjo: Atdheu në rrezikun përfundimtar!
E merkure, 26.02.2025, 07:58 PM
AKTUALITET
Nga
Koço Sterjo
Në
ditën e djeshme, në Bashkinë e Tiranës, u pa tym në taracën e Bashkisë. Opozita
akuzon se punonjësit e Bashkisë digjnin dokumente, që kompromentojnë kryebashkiakun
Veliaj për afera korruptive.
Sot
punonjësit e Bashkisë po nxirrnin dosje nga dollapët, raftet dhe sirtarët e
Bashkisë, jashtë godinës dhe po i transportonin në një kamion të madh.
Ndërkohë,
dikush nga Bashkia njoftoi për këtë ndodhi me telefon ish- kandidatin për
Kryetar të saj, z. Belind Këlliçi, i cili, nga ana e tij, njoftoi për këtë rast
avokaten Adriana Kalaja, e cila me një gazetar të Syri TV, shkoi menjëherë në
vend dhe filmuan gjendjen, pasi puna për heqjen e dosjeve po vijonte, dhe ia jepnin
pamjet direkt Syrit TV, i cili, po ashtu direkt, ia përcillte publikut
shqiptar.
Të
mos merremi këtu me çka ndodhi ndërmjet shoferit të kamionit dhe Kalasë, por të
përqendrohemi tek ajo çka është më shqetësuese se kaq, sepse detaje për se
ç’ishin ato dosje nuk dimë konkretisht, edhe pse avokatja e njohur e revoltave
për drejtësi tha se ndërkohë ajo njoftoi individualisht në çast Prokurorinë
Speciale për ç’po ndodhte me dosjet në Bashkinë e Tiranës.
Çështja
më shqetësuese është:
Edhe
pse ngjarja po jepej drejtpërdrejt, nuk u pa asnjë gazetar tjetër të mbërrinte
aty, asnjë TV tjetër, asnjë kamer, asnjë grup njerëzish si dëshmitarë të
ngjarjes, kur pritej dhe më shumë se aq: populli të vërshonte aty, përpara
Bashkisë së Kryeqytetit, që është Qyteti i tyre, i cili po vidhet hapur prej 10
vjetësh nga kryetari krejt i papërgjegjshëm i Bashkisë, nga të gjithë drejtorët
e tij, por dhe nga shumë zyrtarë të Bashkisë, deri te punonjësit e thjeshtë.
Kjo
tregon se populli shqiptar, 2/3 e të cilit është përqendruar në Kryeqytet,
është pajtuar organikisht me të Keqen, fle e ngrihet me ‘të, zgjohet e erret me
‘të, nuk i bën më përshtypje se vidhet, madje, dëshiron të vidhet, sepse
shumica e tij, kudo ku gjendet e punon, me aq sa i jepet mundësia vjedh, ose
joshet edhe me lëmosha, që burojnë nga vjedhjet, sado pak, prandaj gjendja e
Shqipërisë, jo vetëm e Tiranës, ka hyrë në një rreth vicioz korrupsioni, më
shumë financiar e, njëkohësisht, dhe moral, midis partisë në pushtet dhe
popullit.
Demokracia
përtokë!
Shteti
ka rënë krejt!
Atdheu
në rrezikun përfundimtar!
https://www.facebook.com/koco.sterjo