Mendime
Aleks Kapllaj: Nesër në Milano "shpallet" fitorja e Partisë Demokratike me votën e diasporës!
E shtune, 01.03.2025, 08:40 PM
Nesër në Milano "shpallet" fitorja e Partisë Demokratike me votën e diasporës!
Diaspora
zgjedh Atdheun, diaspora zgjedh Partinë Demokratike
Nga
Aleks Kapllaj, Piza
"Kemi
prenotime më shumë se ka vende Palaborsani i Castelancës në Milano për takimin
e kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dokt. Sali Berishës me
bashkatdhetarët që do të mbahet nesër me 2 mars në orën 13 e 30"- më
shkruan njëri prej organizatorëve të këtij takimi, miku im Ladi Vulaj. Në fakt
është e njëjta përgjigje që kam marrë nga të gjithë organizatorët e takimeve,
që kam ndjekur nga afër këtu në Itali.
Nesër
është takimi i fundit i radhës së kryetarit të Partisë Demokratike z. Sali
Berisha para skadimit të afatit për regjistrimin e diasporës në KQZ për të
gjithë shqiptarët që duan të votojnë nga jashtë me 11 maj, për të larguar
regjimin e krimkorrupsionit të Edi Ramës.
Nesër
rajonet e Lombardisë, Piemontes, qytetet e tyre metropolitane Milano, Torino,
Novara, Busto Arsizio, Legnano, Varese, Monza presin kryetarin e Partisë
Demokratike për t'i shprehur atij mbështetjen dhe mirnjohjen për betejën e tij
të pamposhtur për të mbrojtur pluralizmin, demokracinë, Partinë Demokratike dhe
dinjitetin e çdo demokrati dhe shqiptari nga Narkoshteti i Edi Ramës në
bashkpunim me armikun e demokracisë në botë e sidomos në Shqipëri, George
Soros.
Ka
një entuziazëm të jashtzakonshëm dhe një interesim shumë të madh të shqiptarëve
për t'u regjistruar dhe për të votuar për Partinë Demokratike. Kam shkuar në
shumë takime të përfaqësuesve të Partisë Demokratike me diasporën. Kam marrë
pjesë në organizimin ose kam ndihmuar në organizimin e takimeve të
përfaqësuesve politik të Partisë Demokratike me diasporën, veçanërisht në
takimet e zj. Jozefina Topalli dhe z. Shkëlqim Hoxha, (drejtues politik të
Partisë Demokratike me diasporën) në Piza e në Pistoia. Kemi bashkëpunuar dhe
ndihmuar në organizimin dhe mbarëvajtjen me sukses të takimit të kryetarit të
Partisë Demokratike profesor doktor Sali Berishës në Romë dhe në Parma. Kam
ndjekur me vëmendje të gjitha takimet në Itali, Greqi, Amerikë, Francë,
Gjermani, Mbretëria e Bashkuar e në Kanada.
Janë
takime që tregojnë një frymë të re të mobilizimit botëror të gjithë shqiptarëve
kundër një diktatori të mbyllur në bunkerin e tij të krimit dhe korrupsionit,
që do të shembet sa më shpejt nga drejtësia e vërtetë shqiptare dhe
ndërkombëtare dhe me votën e lirë të shqiptarëve.
Ka
një entuziazëm dhe motivim të jashtzakonshëm të shqiptarëve për t'u regjistruar
dhe për të votuar me 11 maj për Partinë Demokratike.
Deputetët,
ministrat, kryetarët e bashkive dhe patronazhistët Vip të Partisë Socialiste
refuzohen ose përbuzen nga të gjithë shqiptarët.
Tashmë
e kanë kuptuar edhe socialistët e ndershëm se Edi Rama përfaqëson një problem
për demokracinë në Shqipëri dhe për sigurinë kombëtare të vendit tonë dhe për
të ardhmen e çdo shqiptari.
Kam
bindjen e plotë dhe konfirmimin se rreth 300 mijë shqiptarët e regjistruar nga
e gjithë bota, 70 përqind e tyre me 11 maj do të zgjedhë Atdheun, do të votojnë ndryshimin, do të votojnë për
Partinë Demokratike. Vota e diasporës me 11 maj do të shembin sistemin
piramidal të krimkorrupsionit të Edi Ramës.