Mendime
Themi J. Tushe: Demonstrata pranë OKB-së, kundër krimit malazez
E shtune, 01.03.2025, 07:52 PM
Demonstratë
pranë OKB-së, kundër krimit malazez
Nga
Themi J. Tushe
Diaspora
në Manhatan, kërkon liri për vëllez?rit tanë.
Më
datën 9 maj 2008-të, në ditën e përvjetorit të 63-të të fitores së madhe të
popujve mbi nazifashizmin, të triumfit të demokracisë mbi diktaturën dhe të
paqes mbi luftën, sheshi i demonstratave "Dag Hammarskjold Plaza"
pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB-së) në Manhatan të Nju Jorkut, u
mbushë plot e përplot me shqiptaro-amerikan të diasporës tonë atdhetare, nga
Malësia, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva, Sanxhaku e Çamëria, qysh në
orët e para të mëngjezit.
Për
tu bashkuar me vëllezërit e tyre të Nju Jork-ut në këtë miting të madh paqësor,
erdhën bashkëatdhetar nga të gjitha anët e prej qyteteve të ndryshme të
Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që nga Detroidi, Bostoni, Nju Xhersi,
Uashingtoni, Kenektikat, Florida, Teksasi, Arizona dhe deri te Kalifornia,
perla amerikane e bukurive me famë botërore e paqësorit të largët.
Një
pjesë e madhe demonstruesish, nga Miçigani kishin udhëtuar tërë natën, mbi
pesëmbëdhjetë orë me autobuz dhe mbritën në kohën e duhur pranë billdingut të
kristaltë famoz, ku ndodhen Kombet e Bashkuara.
Disa
prej tyre kishin marrë me vete edhe fëmijë të vegjël, për të protestuar edhe
ata me forcën e tyre të madhe, kundër dhunës, krimit e gjenocidit, që po
ushtrojnë në vazhdimsi policia dhe shteti malazez, ndaj popullit shqiptar nën
Mal të Zi dhe për të kërkuar lirimin e menjihershëm e pa kushte, të vëllezërve
tanë heroik të burgosur politik, që po mbahen padrejtësisht të izoluar, duke
përdorur tortura fizike e ç'njerëzore ndaj tyre.
Protestuesit
e kësaj demonstrate, që mbanin nëpër duar parrulla kundër dhunës dhe flamujt
kombëtar shqiptar, amerikan dhe atë të Kosovës e sfiduan edhe shiun e furishëm
pranveror të ftohtë dhe me erë, që nuk pati fare të ndalur gjatë gjithë kësaj
dite.
Zëri
i tyre tepër i fuqishëm kundër krimit dhe terrorit sllav cërrnogoras, oshëtiu
fortë dhe gjëmoi si orteg malesh, nëpër stritet dhe avenutë përreth dhe u bë
epiqendra e ngjarjes së ditës për këtë zonë të Manhatanit të zhurmshëm, plot
gradaçela tepër të larta që kapin e pushtojn? qiejtë, duke zgjuar interesin dhe
tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të shumtë njujorkez, që ndalonin, pyesnin dhe
largoheshin të emocionuar, habitur e revoltuar, duke tundur kokën dhe i jepnin
mbështetje, përkrahje dhe OK-in këtij
mitingu të qetë e madhështor.
Ish
kongresmeni shqiptaro-amerikan Joseph John DioGuardi, kryetari shoqatës “Isuf
Gërvalla” Ramiz Llapatinca dhe patrioti Gjeto Sinishtaj.Fotografia është marrë
në internet.
Në
ball të kësaj proteste paqësore, ishin si gjithmonë atdhetarët tanë të zjarrtë
të diasporës, organizatorët veteran të demonstratave dhe kollosët e mbrojtjes
së çështjes tonë kombëtare, të cilët kanë punuar pa u lodhur për dekada e
dekada me rradhë, në shërbim të kombit dhe Kosovës, duke b?rë sakrifica të
shumta dhe derdhur djersë e mund të madh.
Ajo
drejtohej nga atdhetarët e shquar Gjeto Sinishtaj, Prelë Caku Camaj, baca i
mërgatës shqiptare Ahmet Zherka, themeluesi i batalionit "Atllantiku"
zoti Hysni Sylaj (Daja i Vogël), piktori famoz dhe ish drejtuesi i Klubit
Kombëtar “Isuf Gërvalla" Ramiz Llapatinca, biznesmenët e suksesshëm Bruno
Selimaj e Nazar Mehmeti, ish drejtuesi dhe botuesi i gazetës “Albanian
Herald" Gjok Martini, avokatët e mirënjohur Joseph Dedvukaj e Martin
Vulaj, avokatja e re Eralda Tushe, gazetari, zotruesi i disa gjuhëve të huaja,
përkthyesi dhe analisti i mirënjohur i
çështjeve të politikës ndërkombëtare Hamdi Dega, veprimtar?t e palodhur Gjergji
e Gjon Dedvukaj, dramaturgu dhe aktori i talentuar Xhevat Limani, aktivisti i
kudondodhur i veshur ngjithmonë me kostumin e bukur kombëtar të trevës së tij
Nosh Rroku Camaj, Ndue Paloka Camaj, Dr. profesor Palok Camaj, Lulash Junçaj,
Nue Junçaj, Nikoll Junçaj, Luigj Gjokaj, Gjergj Kalaj, Lulash Palushaj, Gjelosh
Ivezaj, patrioti veteran “Mandela i shqiptarëve nën Mal të Zi “ Rexhep Gal
Balidemaj, poeti dhe gazetari guximtar Naim Balidemaj, Agron Martini, Halil
Nikaj, Ramë Dukaj, Rrustem Lulanaj, gazetari i nderuar inteligjent, pasionant e
krijues i gazetës prestigjioze Iliria Dalip Greca, drejtori i televizionit
“Kultura Shqiptare" me kameran e tij, që filmoi gjithë aktivitetin në këtë
mot kaq të keq zoti Adem Belliu e shumë të tjerë, që nuk kemi mundësi për ti
rradhitur të gjithë emrat e tyre, pasi ata janë me qindra.
Gjok
Martini
Patrioti
veteran shkodran, ish pronari i gazetës “Albanian Herald”.
Drejtuesi
i këtij tubimi, patrioti i flaktë dhe ish pronari i radios se famëshme
"Zëri i Malësisë", zoti Gjeto Sinishtaj, që i ka shërbyer me
përkushtim dhe pa kursim interesave të mëdha kombëtare, për më se katër dekada
në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fjalimin e tij, pasi përshëndeti të
gjithë bashkëatdhetarët e pranishëm, për pjesmarrjen e tyre në këtë miting ndër
të tjera tha:
“…Të
nderuar vëllezër e motra bashkëkombas dhe miq të ftuar, jemi mbledhur sot këtu
në këtë takim, për ti përcjell mesazhin tonë të sinqertë dhe informuar popullin
vëlla amerikan e opinionin përparimtar botëror, mbi dhunën, diskriminimin dhe
gjenocidin që po ushtrohet ndaj
shqiptarëve në Mal të Zi, por edhe për të protestuar, demaskuar dhe dënuar me
forcë rrahjet, torturat, burgosjet, vrasjet, krimet dhe masakrat, që po kryen
policia dhe shteti gjakatar malazez kundër popullit shqiptar në të gjitha trojet
e tij, si në Tivar, Budva, Ulqin, Podgoricë, Tuz, Plavë, Guci, Rozhajë e
tjerë…”.
Fjalimi
i tij u ndërpre disa herë nga brohoritjet e fuqishme të demonstruësve, që
thërrisnin pa pushim në gjuhën e bukur shqipe dhe atë angleze si, Mali Zi është
turp për ju… Mjaft është mjaft, … Lironi vëllezërit tanë heroik të burgosur
politik,…609 ditë tortura dhe padrejtësi,…Mali Zi ndale dhunën,…Nuk ka asnjë
provë për të vërtetuar akuzën,…Porcesi
‘Fluturimi i Shqiponjës’ kundër shqiptarëve, është i inskenuar nga
policia dhe shteti malazez…” e tjerë, të cilat e detyruan folësin që ta ngrinte
më lartë zërin e tij të protestës, për ta dëgjuar më mirë të gjithë
pjesëmarrësit e shumtë të këtij mitingu
mbarëshqiptar.
Në
vazhdim folësi deklaroi hapur se:
“…organizatori
dhe arkitekti i aksionit famëkeq ‘Fluturimi i Shqiponjës’, dhe masakrës së 9
shtatorit 2006, që shkaktoi frikë, dhunë dhe gjakderdhje mbi të gjithë popullin
e pambrojtur të Malësisë tonë, është vet Kryeministri i tanishëm Milo
Gjukanoviç, që i ngjanë kasapit sërb Millosheviç …”.
Nga
kjo tribunë zoti Sinishtaj u bëri thirrje autoriteteve të shtetit malazez, që
të ndryshojnë kursin e politikës së tyre shoviniste, shtypëse, sllavizuese e
antishqiptare, të mbushur plot me pabesi, intriga, urrejte e krime dhe tu japi
shqiptarëve të drejtat e tyre të ligjëshme që u takojnë, duke i trajtuar si
shtetas malazez e njësoj si ata me kombësi sllave dhe të liroj menjëherë e pa
kushte vëllezërit tanë të burgosur politik.
Në
të njëjtën kohë ai kërkoi nga bashkëatdhetarët tanë në Mal te Zi, që të mos
dekurajohen, por të forcojnë më shumë unitetin dhe ti bëjnë ballë e qëndresë të
fortë bishës barbare cërrnogorase, që po na diskriminon e vretë për çdo ditë,
sepse fitorja jonë është e afërt dhe tepër e sigurtë.
Ne
tha ai, do ta fitojmë patjetër, jo vetëm komunën e qeverisjen lokale në Malësi,
por edhe gjuhën, flamurin e të gjitha të drejtat, për të jetuar të lirë në
trojet tona shekullore, që na i kanë lënë trashëgim të par?t tanë dhe heronj?t
legjendar si Dede Gjon Luli, Jakup Ferri, Ali Pashë Gucia e tjerë, të cilët
sakrifikuan gjithëçka për mbrojtjen e çështjes tonë kombëtare.
Po
kështtu ai u tërhoqi vëmendjen edhe disa forcave politike shqiptare në Mal të
Zi, që të largohen dhe të mos bëjnë asnjë lloj koalicioni me ato parti malazeze,
të cilat ndjekin një kurs kriminal e antishqiptar, me qëllim që të mos bëhen
bashkëautor, përkrahës, apo miratues të kësaj dhunë shtypëse, që kryet nga
shteti malazez kundër shqiptarëve.
Mandela
i shqiptarëve në Mal të Zi, piloti Rexhep Gal Balidemaj dhe presidenti amerikan
zoti Bill Klingon. Fotografia është marë në internet.
Patrioti
dhe oratori i zjarrtë Luigj Gjokaj, që e mori fjalën në vazhdim ndër të tjera
tha:
"…Edhe
këto ditë me kohë të keqe, të mbushur plot me shi, ne udhëtuam për tërë natën
pa u lodhur dhe mbrritëm këtu në këtë miting, te ky shesh pranë OKB-së, për të
treguar me shpirt dhe me zemër, se jemi pranë vëllezërve tanë në Mal të Zi dhe
për të protestuar me forcë kundër dhunës, krimeve, dhe diskriminimit që po kryen
shteti malazez ndaj shqiptarëve…Ne kërkojmë që pushtetarët malazez të shkëputen
nga praktikat serbe të krimit që kanë marrë prej tyre dhe të ndalin rrahjet e
torturat fizike, psikologjike e
ç'njerezore ndaj djemëve tanë të arrestuar dhe ti kthehen ligjit e
drejtësisë…Diaspora jonë nuk do të ndalet kurrë së protestuari, për të kërkuar
të drejtat e popullit tonë, që po vuan nën
thundrën e shtetit malazez dhe do ti vazhdoj demonstartat edhe në të
ardhmen, deri atëherë kur të marrë fund
gjenocidi i tyre sllav kundër nesh…”.Në këtë demonstratë, pjesëmarrsit i
përshëndeti edhe i dërguari i posaçëm i kongresmenit amerikan Eliot Engel,
zëdhënësi i tij, zoti Bill Weitz, i cili tha se:
“…meqënse
miku i juaj i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zoti Engel sot ndodhet
në Washington në një detyrë tjetër më të rëndësishme, nuk mundi që të ishte
midis shqiptarëve…Ju e dini se Zoti Engel është prezent kudo që e kërkon
ç'ështja shqiptare, ai kohët e fundit, sëbashku edhe me dy kongresmen të tjerë
i kanë dërguar një letër Kryeministrit Gjukanoviç për të arrestuarit e 9
shtatorit 2006-të…Gjithashtu, zotit Engel sëbashku edhe me disa veprimtar
shqiptar, si Luigj Gjokaj e tjerë, shkoi edhe në Mal të Zi dhe prej atje e dha
alarmin se çfarë është duke ndodhur përsëri me shqiptarët…Ai ka ndërhyrë shpejt
edhe në Departamentin e Shtetit, ku kërkoi respektimin e ligjeve ndërkombëtare
për të drejtat e njeriut, pafajsinë e të arrestuarëve, lirimin e menjihershëm
të tyre dhe qeveria malazeze të japi garanci se do të ndjekë një proces të
ndershëm, transparent dhe të pavarur nga politika…Fatkeqsisht shumë brengosës
është fakti, se të burgosurit, nga të cilët edhe katër amerikan, janë
keqtrajtuar nga policia e Malit të Zi…Po kështu zoti Engel i paralajmëroi Milo
Gjukanoviçin dhe kolegët e tij, që të mos vazhdojnë të punojnë më kundër
interesave të shqiptarëve në shtetin malazez, por ti njohin dhe respektojnë të drejtat e tyre njësoj si të
qytetarëve të tjerë sllav cërrnogoras, serb, kroat, Boshnjak e tjerë…”.
Avokati
i shquar Jozeph Dedvukaj.
Fotografia është marë në internet.
Në
vijim, mes duartrokitjesh të zjarrta e të vazhdueshme e morri fjalën edhe
avokati i nderuar e patriot, zoti Jozeph Dedvukaj, i cili akuzoi dhe dënoi
ashpër dhunën policore dhe atë shtetërore që kryen Mali i Zi ndaj shqiptarëve,
ku ndër të tjera u shpreh:
“…Ne
do të apelojmë sot edhe tek organizmat ndërkombëtare, që të ndërhyjnë për ti
ndalur krimet e dhunën ç'njerëzore
malazeze, që kryen shteti i tyre, i cili vepron si në mesjetë, duke mbajtur
shqiptar të paraburgosur për muaj të tërë e pa asnjë lloj akuze, qoftë edhe
formale, ç’ka tregon se procedura të tilla kanë bërë vetëm shtete ku ka sunduar
murtaja e diktaturës nazi-fashiste gjatë luftës së dytë botërore…Pas një sërë
veprimesh të tilla tepër të rënda e tragjike për muaj të tërë, shteti
cërrnogoras kujtohet për drejtësi dhe nisë aventurat e tij antishqiptare me
breshëri akuzash fallco, si grup armiqsor, grup terrorist islamik(kur të gjithë
të arrestuarit janë të besimit fetar katolik) e të tjera shpifje, të kalkuluara
e sajuara sipas interesave të politikës antishqiptare të Cetinjës…”.
Avokati
ynë shqiptaro-amerikan i përgatituar dhe lauruar me Masterdegri në
Universitetet me zë të Shteteve të Bashkuara, me plot kompetencë, fakte dhe
argumeta të shumta shkencore e demaskoi
rëndë dhe e diskretitoi keq drejtësinë e dhunës dhe të terrorit që
ekziston sot në këtë xhungel të vogël banditësh sllav, me emrin Mali i Zi, që e
konsideron edhe veten shtet.Këtë tubim e përshëndeti edhe aktori Xhevat Limani,
i cili me fjalët e tij të zgjedhura dhe zërin e mbrekullueshëm, i çoi peshë
zemrat e demonstruesve tanë kur tha:
"…Nuk
ka marrëzi më të madhe e me të ulët se sa aventurat e sotme antishqiptare që
bënë shteti malazez… Ai ka arrestuar pa asnjë arsye 17 vëllezërit tanë, djemtë
e Malësisë tonë legjendare të Dedë Gjon Lulit dhe po i torturon ata burgjeve me
metoda antinjerëzore…Ne sot jemi mbledhur këtu, për të treguar se populli
shqiptar në Mal të Zi dhe vëllezërit tanë të burgosur nga policia gjakatare e
tij, nuk janë vetëm, sepse ata kanë tetë milion e gjysëm bashkëatdhetar që
jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi dhe diasporë, të cilët nuk do të
lejojnë kurrë, që ata të dhunohen e diskriminohen nga shovinistët e Monte Negros, sepse ne kemi një gjak, një komb,
një gjuhë, një flamur dhe do të veprojmë si një trup i vetëm…”.Dhunën dhe
terrorin e egër malazez që po kryhet kundër shqiptarëve, në fjalimin e tij e
dënoi edhe poeti i mirënjohur Naim Balidemaj, i cili tha se:
“…Shteti
Cërrnogoras i ngjanë një diktature naziste ku sundon krimi dhe
padrejtësia…Policia malazeze e nxitur edhe nga qarqe të inkriminuara të veshura
me pushtet, është duke kryer një veprimtari periodike kriminale ndaj popullit
tonë shqiptar në Mal te Zi me qellime të caktuara shoviniste, për të realizuar
një spastrim etnik të tokave shqiptare dhe bërë sllavizimin e tyre…Por ne nuk
do ti braktisim kurrë trojet e të parëve tanë dhe do ti mbrojmë ato vazhdimisht
me çdo çmim, prandaj sllavo-komunistët malazez, të mos lodhen kot me skenar e
metoda Millosheviçiane, si ato të ‘patkoit’, pasi, atyre u ka ikur koha qysh me
vdekjen e ish Jugosllavisë…”.
Hysni
Syla
(Daja
i Vogël)
Një
nga themeluesit e UÇK-së dhe krijuesi i batalionin shqiptaro-amerikan
“Atllantiku”, ish komandanti i operacionit luftarak “Shigjeta” në malin e
Pashtrikut.
Me
shumë interes në këtë miting u ndoqë nga demonstruesit edhe diskutimi i zotit
Hysni Sylaj, një nga themeluesit e UÇK-së dhe ish komandanti i batalionit
shqiptaro-amerikan “Atllantiku", i cili pasi i bëri një analizë të
hollësishme situatës politike në Mal të Zi dhe gjëndjes kritike të shqiptarëve
në këtë shtet, ai theksoi nga kjo foltore, se :
“…shteti
malazez, jo vetëm që duhet të pastrohet mirë nga e kaluara e tij e zezë
jugosllaviste e mbushur plot tragjedi njerëzore, por edhe të largohet
përfundimisht nga ideologjitë e errëta sllave dhe veprimet kriminale, primitive
e mesjetare të UDB-së së Beogradit, që janë trashiguar prej saj, sepse tani kohët kanë ndryshuar dhe
ai duhet të drejtohet nga perëndimi, që të ecë i sigurtë drejtë lirisë,
demokracisë, drejtësisë dhe Europës së përbashkët që po ndërtojmë…Është për të
ardhur keq që pushteti malazez sillet në këtë formë kaq të ashpër dhe i shpërblen në këtë mënyrë shqiptarët,
pasi ata e ndihmuan shumë atë duke i dhënë pavarsinë nga Sërbia, të cilën zor
se do ta kishte arritur që ta fitonte dhe do të ishte përsëri edhe sot nën
thundrën e egër e shtypëse të nacionalizmit sërbomadh…Mali i Zi duhet ti
trajtoj shqiptarët si shtetas të tij, pasi ata jetojnë në trojet e veta shekullore
dhe ai tu japi atyre të gjitha të drejtat legjitime simbas ligjeve
ndërkombëtare, ashtu siç i kanë edhe kombësitë e tjera sllave…Është në të mirë
të Malit të Zi, që ti nxjerrë dhe liroi
menjëherë nga burgu shqiptarët e arrestuar në procesin e fallsifikuar ‘Fluturimi i Shqiponjës’, duke
ju dhënë atyre pafajsinë dhe ti kërkoj falje popullit të Malësisë, për këtë
krim që ka bërë policia e Podgoricës, duke i dërguar para drejtësisë dhe
ndëshkuar çdo person të veshur me pushtet, që ka ushtruar dhunë e shkelur
ligjin…”.Zoti Rrok Junçaj nga Detroidi, pasi dënoi dhunën dhe krimet e policisë
e të shtetit malazez, u bëri thirrje bashkëatdhetarëve të tij, që të qëndrojnë
të fortë përball shkaut por si malet tona kreshnike dhe ta vrasin frikën që
mundohen t’ju imponojnë me mjete dhune cërrnogorasit, sepse tani kemi edhe dy shtete shqiptare, Tiranës dhe
Prishtinën, që do t’ju dali zot vëllezërve tanë kudo, në të gjitha trojet
shqiptare nën Mal të Zi, Preshevë, Medvegjë, Bujanovc, Maqedoni e Çamëri, por
edhe miken tonë të madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat nuk do të
lejojnë kurrë, që kriminelët sllav të kryejnë aventura, fushata e gjakderdhje
me popujt në Ballkan e me gjerë.Pas demonstratës në këtë shesh, të gjithe protestuesit,
parakaluan qetësisht nga 47 në 42 street dhe shkuan para Misionit të Përhershëm
të Malit të Zi. Ata u ndalën përball ndërtesës së këtij misioni dhe e vazhduan
mitingun për më se një orë.
Duke
mbajtur nëpër duar pankarta të shumta kundër padrejtësisë e krimit malazez dhe
nën thirrjet “Mali i Zi -turp për ju", “Lironi vëllezërit tanë të burgosur
politik", disa atdhetar të ndryshëm, si Skënder Isaku e të tjerë, u afruan
pranë mikrofonit përsëri dhe me fjalimet e tyre demaskuan ashpër politikën
antishqiptare që ndjek shteti malazez.
Protestuesi
Prek Marash Dedvukaj, i cili ka të burgosur nipin e tij, që është rrahur e
torturuar barbarisht, sa ka mbetur edhe me trauma, ndër të tjera tha:
“…Malazezët
me kanë vrarë katër breza të familjes time, (që nga katragjyshi deri tek nipi),
ata na kanë pjekur për së gjalli, duke e djegur shtatë herë Hotin dhe Malësinë
dhe të gjitha trojet shiptare…Ne nuk do ti ndalim kurrë protestat dhe
demonstratat kundër këtij shteti agresor dhe kriminal, sepse ai është treguar
gjithmonë i egër, i pabesë dhe barbar kundër nesh, duke na marrë shumë jetë
njerëzish të pafajshëm dhe shkaktuar pasoja tepër të
rënda
e tragjike nëpër shekuj…”.
Eralda
Themi Tushe
Avokatja
e re, me gradë shkencore doktore e shkencave juridike, ish aktivistja e
veprimtarive të UÇK-së dhe TMK-së në Nju Jork.
Në
përfundim nga ky miting paqësor kundër dhunës, organizatorët dhe drejtuesit e
tij i dërguan një memorandum Organozatës
së Kombeve të Bashkuara, Misionit të
Përhershëm
të Malit të Zi dhe diplomacive perndimore të akredituara në Nju Jork.
Shkjaun
nuk e kemi frikë as në Tuz, as në Podgoricë
Pas
demonstratës së madhe që bëri diaspora në Nju Jork, shqiptarët në Mal të Zi, me
moton "Koha është për drejtësi", me datën 11-të maj në qytetin e
Tuzit dhe më 12 -të maj 2008-të para Gjykatës së Lartë të Podgoricës (në
strofkën e krimineleve cërrnogoras), që sajuan këtë skenar gjaksor, organizuan
dy protesta paqësore kundër krimit policor shtetëror malazez.
Ata
dënuan ashpër dhunën e xhandarëve të Cetinjës, që u përdor në procesin e
fallsifikuar "Fluturimi i Shqiponjës" ndaj popullit të pafajshëm të
Malësisë dhe 18-të vëllezërve tanë të arrestuar e burgosur padrejtësisht, të
cilët po torturohen e rrihen barbarisht në birucat vdekjeprurëse udëbashe të
këtij regjimi diktatorial, i cili drejtohet nga kasapi ri ballkanik Gjukanoviç.
Në
krye të këtyre mitingjeve si gjithmonë ishin partitë politike shqiptare, Lidhja
Demokratike dhe Alternativa Shqiptare, me të cilat këtë rradhë u bashkua edhe
partia e Unionit Demokratik Shqiptar(UDSH), me liderin e saj Ferhat Dinosha, i
cili për këtë rast meriton edhe përgëzimet e diasporës tonë në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, sepse u rreshtua përkrah popullit e kombit të tij, për
lirimin e vëllezërve tanë të pafajshëm të burgosur politik.
Tani
nuk janë më kohët e frikëshme terroriste të diktaturës komunisto-Titiste, të
ish “Perandorisë Sllave të Jugut”, që ti lutemi e servilosemi Malit të Zi për
të respektuar shqiptarët, duke ju dhënë atyre të drejtat e ligjëshme me
përqindje e sipas oreksit(herë 2 e herë 3 %), sepse është epoka e demokracisë
dhe në duhet ta detyrojmë atë, që ai ti kryej të gjitha obligimet ndaj
shtetasve të vet sipas standarteve europiane e ndërkombëtare, qoftë edhe jashtë
vullnetit, dëshirës dhe interesave të tij të ngushta shovene cërrnogorase.
Për
sa kohë që shteti malazez, do të ndjek një politikë diskriminuese ndaj nesh,
partitë tona shqiptare, jo vetëm që nuk duhet të bëjnë asnjë koalicion me
partitë sllavo-malazeze për pushtetin, karriket dhe kolltuqet e tyre, por edhe
të dalin nga koalicioni në qoftë se janë me to dhe të fillojnë demaskimin e
kësaj politike antishqiptare pa u lëkundur, deri atëherë sa gabimet të
korigjohen, shkeljet e ligjeve të ndëshkohen dhe drejtësia të vihet në vend.
Një
veprim të till partia e Unionit Demokratik Shqiptar(UDSH) mund ta ndërmarë edhe
qysh tani, pasi procesi “Fluturimi i Shqiponjës" vërtetoi plotsisht se
kemi të bëjmë me ngjarje tepër të rëndë
dhe me një krim të organizuar shteteror e antishqiptar, të kryer nga policia
dhe qeveria malazeze.
Në
këtë moment tepër kritik asaj nuk duhet ti vlejnë shumë kolltuqet e thyera të
pushtetit cërrnogoras, para inetersave tona madhore kombëtare, por megjithatë
veprimet që mund të ndërmeren nga ajo, do të varen edhe nga pjekuria e kësaj
force politike, që i përkasin dhe janë vetëm e drejtë e saj.
Hamdi
Dega
Gazetari
veteran i gazetës “Albanian Herald”, i njohur qysh nga viti 1981, me artikuj e
tij të famëshëm kundër Jugosllavisë, “Shtypi Botëror rreth ngjarjeve në Kosovë
“, të cilat i lexonte aq bukur spikeri i RTSH, i madh i Kiço Fotjadhi, duke
intervistuar patriotin vuthjan Adem Dërvishi Çelaj në Nju Jork.
Ndoshta
për dikë është e pabesueshme, por për hir të së vërtetës, ne duhet ta pranojmë
qoftë edhe me dhimbje faktin, sepse e keqja në disa raste është futur, ka zënë
vend dhe vazhdon të mbetet prezente brenda shqiptarëve e cila na ka prishur
shumë punë dhe po bëhet pengesë serioze për veprimtarinë dhe interesat tona
kombëtare.
Ky
fenomen tashmë i rrezikshëm e kronik, që nxitet e financohet edhe nga klanet e
huaja antishqiptare sllave, falë Zotit, traditës, atdhedashurisë, vigjilencës
dhe forcës tonë, ai ka qenë i izoluar, sporadik e në pëmasa të vogla.
Megjithatë ky sindrom, i njohur me emrin "Pabesi", na ka sjellë
vazhdimisht pasoja e dëme të rënda dhe shpeshherë edhe të pariparueshme, duke
na kushtuar tepër shtrenjtë dhe
shkaktuar humbje jete njerëzish, viktima e gjkaderdhje të mëdha, prandaj pa
parandaluar e luftuar në vetevete këtë sëmundje, ne nuk do ti realizojmë dot
kurrë qëllimet, aspiratat dhe të drejtat tona.
Veprime
të tilla të papërgjegjëshme kundër kombit të vet nuk mund të justifikohen
kurrsesi tek asnjë shqiptar, pamvarsisht se kush është ai, çfarë pozicioni ka,
cilën detyrë mbulon dhe në çfarë karrike të pushtetit të shkive është ulur.
Me
dashamirësi prej bashkëatdhetari dhe pa qëllim të keq e denigrimi, ne
kritikojmë hapur dhe me forcë ,
deklaratën e papërgjegjëshme të Kryetarit të Komunës së Ulqinit, zotit Gëzim
Hajdinaga më datën 7 maj 2008-të në takim me Ministrin e Pushtetit Lokal të
Republikës së Kosovës, zotin Sadri Ferati(botuar në gazetën" Bota
Sot" e enjte, datë 8 maj 2008, në faqen 5-ë), ku ndër të tjera ka thënë:
“Mund
të themi se edhe në Mal të Zi është avancuar dhe ngritur pozita e shqiptarëve
dhe janë duke u ngritur standardet, që garantojnë të arritura dhe i njeh Europa
demokratike" .
Baca
Ahmet Zherka
(New
York)
Veterani
i demonstratave antijugosllave, për mbrojtjen e drejtave të shqiptarëve nën ish
Jugosllavi.
Kjo
është mjaft e trishtueshme dhe e hidhur, në një kohë kur e vërteta dhe
realiteti janë krejt ndryshe dhe e kundërta e këtij deklarimi, sepse ndaj
shqiptarëve po kryhet dhunë periodike, krim, gjenocid, sllavizim dhe spastrim
etnik i vazhdueshëm.
I
kujtojmë këtij zotriu, që nuk është gjë
tjetër veçse një kukull, pasi çdo gjë ndodhet në duartë e okupatorit malazez,
le të shkoj në Malësi, apo në birucat ku ndodhen të arrestuar djemtë e saj
(vëllezërit e tij katolik gjoja terrorist islamik) dhe ti hapi sytë mirë e të
shikoj pellgjet e gjakut që janë bërë nga kasapët e policisë cërrnogorase me
urdhërin e kriminelit mafioz Gjukanoviç, sepse akoma ndodhen ende nëpër muret e
shtëpive dhe rrugët e kësaj krahine
heroike, që ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë çerdhe dhe kështjellë e
pathyeshme e shqiptarizmës.
Veprime
të tilla janë njësoj sikur të hedhësh baltë ndaj vetes e popullit tënd, mbi të
drejtat e tij dhe kundër interesave tona kombëtare, prandaj ai duhet të bëj
shumë kujdes, që inteligjencën, aftësitë dhe përgatitjen e tij ti verë në
shërbim të çështjes shqiptare dhe të bashkëkombësve të vet dhe jo në funksion
të dhunës së shtetit malazez.
Po
kështu ne kritikojmë ashpër qëndrimin e mefshtë të Ministrit për Mbrojtjen e të
Drejtave të njeriut dhe pakicave, Fuat Nimani, i cili duke qenë në funksione të
larta të qeverisë dhe shtetit kriminal malazez, jo vetëm që nuk e ka demaskuar
e dënuar ndonjëherë politikën e tyre raciste dhe krimet e vazhdueshme që po
kryejnë kundër shqiptarëve, por në mënyrë të heshtur është pajtuar me veprimet
barbare të agresorëve malazez, duke mbajtur me servilizëm një detyrë të till
dhe qendruar me turp në zyrat e pushtetit të knjazëve sllav.
Ai
ka dijeni për të gjitha veprimet antishqiptare të Cetinjës, prandaj është mirë
që të japi alarmin dhe ti diskretitoj ato publikisht, duke njoftuar edhe
opinionin përparmtar botëror dhe sensibilizuar atë, se çfarë është duke ndodhur
me Popullin Shqiptar në këtë shtet diktatorial, për të cilin tashmë janë
deklaruar dhe prononcuar edhe
diplomacitë e shteteve të ndryshme perndimore dhe organizma ndërkombëtar.
Ky
ministër duhet ta kishte informuar hapur edhe zonjën Livia Plaks (Kryetare e
Projetit për Marrdhënie Etnike) dhe zotin Aleks Grigoriev si drejtor ekzektiv i
këtij organizmi, për dhunën, krimet e masakrës ”Fluturimi i Shqiponjës",
duke i kund?rshtuar me forcë thëniet fallco e alla Del Ponte të tyre se, “Mali
i Zi ka qenë dhe mbetet shëmbull i mirë, në zgjidhjen e çështjeve të
pakicave", kur në realitet ai është burgu i shfarosjes së tyre.
Bashkëatdhetarët
tanë në Mal të Zi, me guximin dhe trimërinë e tyre që i karakterizon, nuk i
dëgjuan e përfillën fare, thirrjet dhe slloganet mashtruese të shqipëfolësve
sllavofil, që u ënjtën se ç'jerruri, duke deklaruar gjoja jetën e lumtur që po
bëjnë shqiptarët nën pushtimin dhe robërinë cërrnogorase(me hekura e zinxhirë
në duar) dhe shkrimet, informtatat e komentet helmuese antishqiptare të disa
fletushkave në interrnet, që i dalin në mbrojtje krimit të okupatorëve të
Cetinjës, që paguhen nga ata dhe shërbimi sekret i tyre.
Protestuesit
tanë trima shqiptar, jo vetëm që e vranë frikën e milicit malazez, e cila u
është futur disa tutsave gjerë në palcë, por edhe e dënuan krimin e gjenocidin cërnogoras, duke e
paralajmëruar seriozisht diktaturën e Podgoricës, se tani e mbrapa, nuk do të
tolerohet më asnjë lloj shkelje, padrejtësie e diskriminim dhe do të përballen
me të edhe fizikisht, me të gjitha mjetet që i lejonë demokracia.
Ata,
si njerëz me kulturë të gjerë e bashkëkohore dhe me tolerancë të admirueshme e
tepër paqësor, i treguan të gjithë botës së qytetëruar perndimore se, shteti
malazez po ushtron dhunë dhe kryen vazhdimisht krime ndaj shqiptarëve të
pafajshëm, për arsye të urrejtjes etnike dhe i nxitur e frymëzuar nga ndjenja
raciste.
Në
Podgoricë nuk ka drejtësi, për shqiptaras për Malësi.
Tashmë
ka dalë në dritë dhe u vërtetua plotsisht se, operacioni i koduar antishqiptar
malazez “Fluturimi i Shqiponjës", që filloi më 9 shtator 2006-të kundër
Malësisë, ku u dhunua i gjithë populli, arrestuan 18 djemë të pafajshëm të saj
dhe vdiqën nga torturat e forcave speciale të milicisë cërrnogorase 4 shqiptar të moshuar, është një masakër
e vërtetë si ajo e Reçakut në Kosovë, e
Sarajevës, e Mostarit e tjerë, e kryer me qëllime të caktuara nga shteti
malazez.
Ky
krim kaq masiv dhe i përmasave të tilla kundër shqiptarëve, është bërë nga
forcat e errëta të Podgoricës pa ndonjë shkak e arsye, por thjeshtë për të
kënaqur oreksin e tyre shoven dhe për të tatuar pulsin, se si do të veprojnë
viktimat, por edhe si do të reagojnë NATO-ua, opinioni ndërkombëtar, dhe
Shqipëria në këto memente.
Ndaj
kësaj tragjedie tepër të rëndë e të përgjakëshme, që kaloi Malësia jonë, për
fat të keq, shteti shqiptar nuk e ngriti fare zërin e tij të mbytur, duke i
lënë kështu dorë të lirë terroristëve malazez, që të bëjnë eksperimente të
tilla dhune me vëllezërit tanë, që prisnin e shpresonin me lot në sy, për ti
marrë ata në mbrojtje.
Gjeto
Sinishtaj
Patrioti
veteren i demonstratave antijugosllave dhe pronari e spikeri i radios se
famëshme “Zëri i Malësisë “ në New York.
Malsorët
tanë trima e të papërkulur, sëbashku me diasporën tonë në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës, në unitet e me një zë të vetëm, ju përgjigjën agresorëve kriminel
sllav, flakë për flakë, me të gjitha mjetet e mundësitë e tyre dhe e demaskuan
rëndë këtë akt vandal e të paskrupullt, duke triumfuar mbi dhunën e racistëve
të Cetinjës.
Por
edhe vëllezërit tanë heroik nga brenda burgut, nuk ndenjtën duarlidhur, ata jo
vetëm që përballuan me kurajo torturat fizike mbi trupin e vet, por me forma të
ndryshme, arritën ti sfidojnë dhe t’ju japin një mësim të mirë policëve,
hetuesve dhe juristëve të Monte Negros, profesionalisht të paaftë e katil, duke
i befasuar me trimërinë, inteligjencën e nivelin e tyre dhe fituar mbi këtë
proces të turpshëm e të kurdisur nga Podgorica.
Kështu
i arrestuari Rrok Dedvukaj, me shpirt poeti
e patriot si Isuf Gërvalla, me poezinë e tij të famëshme (që doli nga
burgu) e shpartalloi plotsisht dhe i nxorri bojën diktaturës së knjazëve të
rinjë dhe tashmë krijimimet e tij plot nivel e talent janë luajtur edhe në një
dramë të sukseshme, që shikohet me nostalgji, dhimbje e krenari kombëtare, në
çdo shtëpi shqiptari në diasporë dhe në Malësi, falë edhe atij djali(vëllait
tonë) artist, që e ka luajtur kaq bukur rolin e heroit shqiptar mërgimtar(si
Rroku), duke qëndruar si shkamb para dhunës barbare shekullore sllave.
E
mgjithatë, u deshë ndërhyrja e drejtë dhe e vendosur e Amerikës tonë të Madhe e
Demokratike, (që nuk bënë lojna me terroristët) e kongresmenëve të saj me zotin
Eliot Engell në krye, të sensibilizuar nga diaspora jonë, për ti ulur në gjunjë
këta kriminel sadist dhe të mendojnë se mund të dalin edhe para drejtësisë për
aventurat e tyre, ashtu si banditët sërb, që i mbyllën, në burgjet e Hagës.
Lumenjtë
e gjakut që skuqën të gjithë Malësinë dhe i shkaktuan dhimbje tërë kombit tonë,
ne nuk do ti falim dhe nuk do ti lemë kurrë që të shkojnë kot, sepse mund të na
përsëriten prap, por do të kërkojmë me insistim që autorët e kësaj masakre(që
dihen publikisht se cilët janë), të dalin para gjyqit ndërkombëtar të Hagës,
pasi drejtësia dhe shteti malazez janë antishqiptar dhe përgjegjës për të dhe
si të tillë ata nuk kanë moral dhe nuk
mund të besohen më nga shqiptarët për një gjykim të pastër e të drejtë.
Për
ta realizuar këtë mision të shenjtë, Populli Shqiptar në Mal të Zi, partitë
politike, organizata të ndryshme dhe e gjithë inteligjenca shqiptare, duhet të
kundërshtojnë me forcë dhe të mos pranojnë kurrë gjykimin e 18-të të
arrestuarëve shqiptar të pafajshëm nga
çdo gjykatë malazeze.
Ata
duhet të punojnë me guxim e trimëri, për të krijuar sa më shpejtë që të jetë e
mundur, dosjen e këtij skenari e krimi të shëmtuar me të gjitha dokumentat e nevojëshme, që tani
janë të shumta(dëshmi, deklarime, intervista, raporte mjeksore, ekspertiza, prova
materiale, fotografi, filma e tj,) dhe ta dërgojnë atë në Hagë, duke vënë në
dijeni diplomacitë perndimore, organizmat ndërkombëtare dhe opinionin
përparimtar botëror.
Ne
nuk do të mashtrohemi me marrjen në përgjegjësi ligjore të katër xhandar?ve
milic nga drejtësia vrastare, dinake dhe e pabesë malazeze. Ajo le të bëj çfarë
të doj me k?ta polic, sepse është puna e saj, por ne do të kërkojmë dorëheqjen
e kryeterroristit Millo Gjukanoviç (Kryeministër i Malit të Zi), që shqiptarët
nuk e njohin më si të tillë, sepse nuk është i tyre dhe dërgimin e tij para
drejtësisë ndërkombëtare për gjenocidin që ka kryer me tigrat e tij
Kalamperoviç, Mugosha, Stojanka Radoviç e shumë të tjerë.May 27, 2008.
Duke
parë rëndësinë e këtij artikulli dhe problemin që trajton, si dhe faktin se
bashkëkombasve tanë që jetojnë në trojet e veta, por nën shtetin malazez, sërb,
maqedonas dhe grek, po u mohohen përsëri të drejtat e tyre elementare, gjuha,
flamuri dhe simbolet komb?tare, por edhe reagimin e mefshtë të shtetit
shqiptar, atij të Kosovës, dhe të shoqatave tona patriotike në diasporë, e
sidomos në Amerikë, ky shkrim po dërgohet për botim.
Themi J. Tushe New York, shkurt , 2025.