E enjte, 01.05.2025, 06:48 AM (GMT+1)

Mendime

Petrit Dibrani: Reagoj dhe kundërshtoj grisjen e Kuranit

E marte, 04.03.2025, 01:11 PM


Unë Petrit Dibrani, si shqiptar dhe qytetar i Republikës së Kosovës, reagoj dhe kundërshtoj me tërë qenien time njerëzore morale, grisjen e “Librit të Shenjtë Kuran”, në qytetin e Prizrenit.

Fillimisht jemi qenie njerëzore dhe më pastaj i takojmë nacionaliteteve të ndryshme kombëtare dhe besimeve fetare.

Çdoherë si shqiptar, kemi jetuar bashkarisht dhe në harmoni, pavarësisht besimeve të caktuara fetare dhe DUHET ta vazhdojmë bashkëjetesën në harmoni të plotë, duke respektuar dhe festuar bashkarisht, çdo festë kombëtare e shtetërore dhe fetare!

Nuk duhet lejuar dhe pranuar asnjëherë-kurrë, nxitjen e mosdurimit dhe përçarjes kombëtare e qytetare, mbi bazën e besimeve fetare, pavarësisht nga kush përgatitet e inicohet dhe nga kush veprohet!

Mos të harrojmë, që të gjithë jemi krijesa të Një Krijuesi-njerëz, shqiptar e pastaj qytetar të Republikës së Kosovës dhe kushdo që bën veprime të tilla, është kundër qetësisë publike, bashkëjetesës, prosperitetit, zhvillimit dhe integrimit të shtetit të Kosovës, në strukturat euro-atlantike.

Toleranca ndaj njëri tjetrit, mundëson bashkëjetesën në një vend, të grupeve që kanë dallime etnike, racore, kulturore apo edhe ndonjë lloj pluralizimi, fetar e politik.

Tolerimi nuk nënkupton vetëm durimin, po edhe pranimin e tjetrit, madje edhe bashkëveprimin aktiv, ndihmën reciproke për njëri tjetrin, përkrahjen e solidaritetin, festimin e përbashkët të festave fetare, respektimin e dokeve, zakoneve, vendeve të shenjta, figurave e simboleve dhe njëkohësisht, edhe “Librave të Shenjtë”.

Veç Serbia dhe Rusia, e duan dhe tentojnë të nxisin vëllavrasjen në Kosovë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx